Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KONCEPTET E GABUARA TË MUFAIL LIMANIT

Këto ditë feja është bërë pjesë e debateve televizive. Përveç tjerash, shkak është dhe ripërsëritja e qëndrimit të Albin Kurtit, i cili në mënyrë ironike po shihet si përplasje me sekularizmin e vendit. Dhe, në garën se kush po e mbron më shumë sekularizmin, po shpërfaqen edhe qëndrime ekstreme. Është ky lloji i ekstremeve që Kurti shumë bukur e quan si paranojë se si rrezik shihet vetëm Islami dhe jo ato që në realitetin tonë janë rreziqet e vërteta. Këto ekstremitete nuk do të duhej të na shqetësonin sikur të ishin qëndrime të njerëzve që nuk kanë asnjë ndikim, por kur ato kanë firmë të njerëzve, të cilët janë në krye të institucioneve të rëndësishme, sikur tash me Mufail Limanin, i cili është Drejtor i RTK-së, mediumit më të rëndësishëm informativ në vend, atëherë ato janë shqetësuese dhe gjithsesi duhet marrë me to. Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Mufail në kundërpërgjigje ndaj Albin Kurtit shpreh qëndrime të cilat janë shumë fyese për komunitetin mysliman. Ai sikur përmbush një obligim ideologjik për të deklaruar qëndrimin e tij negativ karshi Islamit por që nuk kursehet as nga shpifjet. Më konkretisht, ai mundohet të hedh firmë në disa qëndrime që mbase publikisht po fillojnë me të. E kam parë të rrugës, për arsyet që theksova më parë, të merrem me qëndrimet e tij dhe të shpalos gabimet në të cilat ka rënë.

I.

Demokracia, jo për të gjithë

Mufaili ka një koncept shumë të izoluar për demokracinë. Sipas tij, jo çdo e drejtë duhet të përmbushet nga demokracia. Ai përmbushjen e të drejtës fetare nëpërmjet rrugëve legjitime e quan si abuzim me demokracinë. Pra, shihet që sipas tij demokracia duhet të ketë një veto në raport me fenë, përkundër asaj se në çdo dokument që flitet për të drejtat, e drejta fetare dhe manifestimi i saj janë të garantuara. Kjo duket akoma më e vrazhdë kur kemi parasysh gjithë mundin që është bërë dhe po bëhet për të garantuar të drejtat e homoseksualëve, të cilët nuk kanë asnjë mbështetje nga populli dhe asnjë histori me të. Është pikërisht hapësira që ofron demokracia ajo që ua ka dhënë guximin të dalin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Këta janë që, gjithnjë vështruar nga realiteti i shoqërisë sonë, ata që abuzojnë me demokracinë.

II.

Shamia si pengesë emancipimi

Sipas Mufailit, emancipimi i femrës është peshore e demokratizimit të një vendi. Dhe ky emancipim ka një domethënie të veçantë, gjithsesi në thelb abuzive. Ai nuk nënkupton apriori lirinë e femrës. Ai synon shpëlarjen e trurit të femrës që t’i jepen instruksionet më vonë se emancipimi nuk mund të realizohet asnjëherë nëse ajo zgjedh që të mbulohet. Është ky një imazh tjetër i ‘përjashtimit demokratik’ që Mufaili mundohet ta paraqet si demokratik. Ai nuk pajton me shaminë dhe pse ka këtë qëndrim është se femrat që mbulohen kanë bindjen se mbulesa është obligim ose ata që thërrasin në përmbushjen e kësaj të drejte e bëjnë këtë në emër të obligimit fetar.

Mufaili e do një Islam që nuk është Islam. Ai deklarohet për një Islam të shpifur si “tradicional” ose “familjar” siç e emërton vet, e që i tillë nuk ekziston.

III.

Islamofobia

Mufaili mundohet ta paraqet fenë, e që fjala është për Islamin pasi që debati kishte të bëjë me të, si problem. Nuk është Islami ai që ka lënë mbrapa Kosovën. Në asnjë raport ndërkombëtar as dhe një herë të vetme nuk është nënvizuar se feja ka ndikuar në regresin politik, kulturor dhe shoqëror të Kosovës. Përkundrazi. Është pikërisht mungesa e vetëdijes fetare ajo që ka bërë që Kosova të njolloset nga krimi i organizuar dhe degradimi moral.

IV.

Shpifja

Mufaili nuk mjafton vetëm me këto qëndrime të pacipa dhe aspak transparente. Ai, në të vërtetë, arsyetohet për këto qëndrime me shpifjet që bën se kinse feja nuk po e njohka kombin, që nënkupton se është kundër identiteti kombëtar. Është injorancë e balsamuar me shpifje. Islami i ka dhënë rëndësi të madhe kombit. Mufaiali si analist le ta analizon fjalën ‘komb’ në gjuhën shqipe se çfarë prejardhje ka, e pastaj, nëse do të bindet edhe më shumë për injorancën e tij, le të lexon në Kur’an (49:13) për kombin.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013