Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RËNDËSIA E ADHURIMIT PËR BESIMTARIN

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Ramazani është muaj i adhurimeve të shumta. Është muaj, në të cilin besimtari arrin të përjetojë ëmbëlsinë e adhurimeve. Etja, uria, lodhja nuk kanë asnjë ndikim tek ai përderisa është shpirti ai që ushqehet. Kështu, rëndësia e adhurimit është e madhe në jetën e besimtarit. Adhurimi është sekreti i ekzistimit të tij. Allahu i Madhëruar ka thënë:
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.“ (edh-Dharijat, 56)
Adhurimi është mjet për ta arritur kënaqësinë e Allahut. Është ai materiali me të cilin besimtari forcon veten dhe shpirtin e tij përballë sprovave dhe vështirësive të jetës. Allahu ka thënë:
O ti i mbështjellë! 2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. 3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. 4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.“ (el-Muzzemmil, 1-4)
Adhurimi, që nënkupton nënshtrimin maksimal para Allahut, është epiteti më i lartë që njeriu mund ta fitojë në jetën e tij. Kur Muhammedi [alejhis salatu ves selam] depërtoi atje ku nuk depërtoi kurrë asnjë krijesë, në Sidretul Munteha, Allahu i Madhëruar e thirri me epiteti më të madh që mund ta merr një njeri, me epitetin e robërisë ndaj Tij, e tha:
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).“ (el-Isra, 1)
Adhurimi, përveç tjerash, është edhe forcë fizike për trupin. Allahu na rrëfen se Hudi [alejhiselam] i pati thënë popullit të vet:
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!“ (Hud, 52)
Adhurimi është edhe mburojë. Ai e ruan besimtarin nga sprovat. Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
بادروا بالأعمال فتناً كقطع الليل المظلم يصبح الرجل مؤمناً ويمسي كافراً ويمسي مؤمناً ويصبح كافراً يبيع دينه بعرض من الدنيا
Paraprijuani me vepra sprovave, të cilat vijnë (njëra pas tjetrës) sikur (që) pjesët e errëta të natës (pasojnë njëra tjetrën), e në të cilat njeriu gdhin besimtar ndërsa mbrëmja e zë pabesimtar, apo, ngryset besimtar, ndërsa gdhin pabesimtar. Njeriu (në këto sprova) e shet fenë për një plaçkë të dynjasë.[1]
Por, për shkak të natyrës dhe klimës që krijon Ramazani, adhurimi sikur veten e gjen më së miri në Ramazan. Sikur në Ramazan peshon në vendin e vet. Kjo edhe për shkak të shpërblimit jo sikur në ditët e zakonshme. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
Kush falet në Ramazan me besim dhe llogaritje në shpërblimin e Allahut,  falen mëkatet e mëparshme![2]
إِنَّهُ مَنْ قَامَ مَعَ الْإِمَامِ حَتَّى يَنْصَرِفَ، فَإِنَّهُ يَعْدِلُ قِيَامَ لَيْلَةٍ
Vërtetë, kush falet me Imamin derisa të mbaroi, atëherë kjo (falje) i llogaritet sikur namaz i tërë natës.[3]
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Ky është shpërblimi i adhurimit në Ramazan, por, si t’ia bëjmë kur ende dëgjojmë se ka, madje nga ata që agjërojnë, që nuk falen? Si t’i nxisim njerëzit për adhurim? Në fakt për vlerën dhe mirësitë e adhurimit ne folëm më parë, kështu që ajo që duam të përmendim këtu ka të bëjë më shumë me tërheqjen e vërejtjes për ata që nuk falen. Por, më parë do të doja të përmend dy gjëra me rëndësi për namazin si një nga format më të theksuara të adhurimit:
1)                 Namazi është obligim
2)                 Namazi duhet të falet gjer në vdekje. Allahu ka thënë:
Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).“ (el-Hixhr, 99)
Vëlla dhe motër!
A e dini se ai që nuk fal namazin ka humbur mbrojtjen e Allahut?
Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
من ترك الصلاة متعمدا فقد برئت منه ذمة الله
Kush e braktis namazin me qëllim ai ka dalë nga mbrojtja e Allahut![4]
Paramendoje veten si do të dukeshe pa mbrojtjen e Allahut dhe sigurinë e Tij! Nëse do ta dish këtë dhe ta përjetosh, shiko në fëmijën e vogël, të cilit i është pështjellë nëna ose babai, shiko se si e përjeton ai mungesën e tyre! Paramendo se çfarë rreziqeve mund t’iu ekspozohesh nëse nuk ke këtë mbrojtje!
Vëlla dhe motër!
A e dini se ai që nuk fal namazin është thirrur si ‘jobesimtar’ nga Muhammedi [alejhis salatu ves selam]?
بين الرجل وبين الكفر ترك الصلاة
Ndërmjet njeriut dhe jobesimit është lënia e namazit![5]
E di se mund të thuash se në hadith nuk synohet ajo që tekstualisht qëndron, po, pajtoj, por duhet të pajtosh me mua se gjykimi më i butë për atë që nuk fal namazin është se diskutohet pozita e tij tek dijetarët, është apo jo mysliman!
Vëlla dhe motër!
A e dini se gjëja e parë për të cilën pyetet njeriu në botën tjetër është namazi? Paramendoje veten sikur hyn në provim dhe që në pyetjen e parë, e cila është vendimtare, dështo, si do ta ndieje veten? Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
إِنَّ أَوَّلَ مَا يُحَاسَبُ بِهِ العَبْدُ يَوْمَ القِيَامَةِ مِنْ عَمَلِهِ صَلاَتُهُ، فَإِنْ صَلُحَتْ فَقَدْ أَفْلَحَ وَأَنْجَحَ، وَإِنْ فَسَدَتْ فَقَدْ خَابَ وَخَسِرَ
Vërtetë, vepra e parë për të cilën merret në llogari robi Ditën e Kiametit është namazi, i cili, nëse kalon (është kryer siç duhet), shpëton dhe kalon, ndryshe, humb dhe dështon...[6]
‏‏Të nderuar vëllezër dhe motra!
Dijeni se me namaz mund ta shlyeni të kaluarën tuaj, sidomos në Ramazan! Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
Kush falet në Ramazan me besim dhe llogaritje në shpërblimin e Allahut,  falen mëkatet e mëparshme![7]
Nëse fjalëve të fundit të të dashurve tonë, amaneteve të tyre, porosive dhe këshillave të cilat na i japin pak para se të vdesin, nëse këtyre iu kushtojmë rëndësi, atëherë ta dimë se këshilla e fundit e më të dashurit tonë, Muhammedit [alejhis salatu ves selam] ishte namazi.
Pra, ta falim namazin!


[1] Hadithin e transmeton Imam Muslimi.

[2] Transmetim unanim.

[3] Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë se është autentik.

[4] Hadithi ka dëshmi që e ngrisin atë në rang haseni.

[5] Muslimi.

[6] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë se është autentik.

[7] Transmetim unanim.


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013