Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TË PËRFITOJMË NGA KOHA NË RAMAZAN?

 
Jemi në muajin e shanseve të arta; muajin e faljes së mëkateve, muajin e shumëfishimit të shpërblimit për veprat e mira. Muajin, mirësitë e të cilit nuk llogariten dot. Megjithëkëtë, ky muaj është vetëm 30 ditë, e bashkë me të, kalojnë dhe mundësitë dhe shanset që ai ofron. Andaj, sonte do të mundohemi t’iu ofrojmë mënyra të menaxhimit të suksesshëm të kohës, në mënyrë që fundi i këtij muaji të mos na zë pa na u falur mëkatet. Por, do të doja që më parë tua përkujtoj çfarë nënkupton mosshfrytëzimi i kohës në Ramazan. Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
ورغِم أنفُ رجلٍ دخل عليه رمضانُ ثمَّ انسلخ قبلَ أن يُغفرَ له
...dhe i nënçmuar e i disktredituar është ai që ka përjetuar  Ramazani por ka kaluar pa iu falur mëkatet....”[1]
Pra, mos i lejo vetes të jesh prej atyre, që në kohën kur besimtarët e devotshëm i gëzohen përmbylljes me sukses të Ramazanit, ti përjeton dëshpërimin për shkak të humbjes së kohës në punë të pavlera.
Vlera e kohës sipas fesë
Besimtarë të nderuar!
Koha ka rëndësi të madhe. Ajo është vet jeta. Në të është betuar Allahu i Madhëruar e ka thënë:
Pasha kohën! 2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. 3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.“ (el-Asr, 1-3)
Nga këtu, shfrytëzimi i saj dhe nxitimi në vepra të mira është gjë e kërkuar prej besimtarit. Thotë Allahu i Madhëruar:
Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.“ (el-Bekare, 148)
Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.“ (Ali Imran, 133)
Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.“ (el-Hadid, 21)
Por, si ta shfrytëzosh kohën?
Si të arrish sukses në raport me të?
Si të fitosh prej saj?
Cilat janë mënyrat e duhura të trajtimit të saj?
Largoje nga koka besëtytninë ‘koha e lirë’
Gjëja e parë që do të bësh është ta çrrënjosësh një besëtytni nga bindjet tua: ‘kohën e lirë.’ Në Ramazan nuk ka kohë të lirë. Ramazani nuk është muaj i çlodhjes. Është maji ia adhurimit. Është muaji i përkushtimit më të madh ndaj fesë dhe aspektit shpirtëror. Nëse e ke ndarë pushimin vjetor për Ramazan, atëherë dije se ti nuk ke kohë për pushim. Ja se si na mëson feja:
E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).“ (el-Inshirah, 7)
Pra, kupto se nuk ke kohë të lirë në Ramazan.
Ramazani nuk është muaji në të cilën koha duhet të kalohet në gjumë gjatë ditës de nëpër kafene gjatë natës. Po kështu, nuk është as sezoni i serialeve. Ramazani, është maji i garimit në adhurime. Andaj:
Përpilo një orar
Je në muajin Ramazan, muaj, që nëse kurrë nuk i ke bërë vetes një orar, duhet t’ia bësh tani. Përpilo një listë të veprave që do t’i kryesh:
Sa do të falem?
Sa do të lexoj Kur’an?
Sa do të vizitoj të afërmit?
Sa do të jap lëmoshë?
Por:
Prioriteteve përparësi
Ka shumë gjëra të mira që mund të kryesh, ka kolorit veprash, me shpërblime të mëdha, vetëm se ka të atilla që nuk mund të anashkalohen. Ka vepra që janë me prioritare. Leximi i Kur’anit është vepër prioritare. Adhurimi, sidomos në mesnatë dhe pjesën e tretë të natës, është po kështu prioritet. Prioritet është pendimi i sinqertë dhe rikthimi tek Allahu. Dua ta kesh parasysh një kriter të veprave. “Ato nuk vlerësohen për nga sasia, por për kah ndikimi i tyre.” Për këtë gjë:
Përpilo një listë objektivash për këtë Ramazan
Çfarë synoj unë nga Ramazani?
Si e mendoj veten në periudhën pas Ramazanit?
Cilat janë objektivat e mia në Ramazan?

Kam qenë mëkatar

Dua të bëhem i devotshëm

E kam neglizhuar namazin

Dua të bëhem i rregullt në namaz

E kam neglizhuar namazin me xhemat

Dua a fal atë përherë me xhemat

Nuk e kam lexuar Kur’anin

Dua ta lexoj dhe mësoj atë

Kam qenë arrogant ndaj prindërve

Dua të fitoj kënaqësinë e tyre

Kam patur fjalor të pistë

Dua ta ruaj gjuhën time

Kam qenë i dhënë pas epsheve

Dua ta ruaj nderin tim

Kam qenë përbuzës i mirësive

Dua të bëhem falënderues

Kam qenë individualist

Dua të ndihmoj njerëzit

 
Të gjitha këto objektiva duan, përveç mundit, edhe kohë, andaj, lidhja e kohës me objektiva të tilla do të ndikonte edhe në shfrytëzimin e sa.
Ajo që do të doja ta keni parasysh është se të gjitha këto objektiva të përmendura lidhen me Ramazanin. Agjërimi ka për qëllim të të bëj të devotshëm; lidhja me Xhaminë, përmjet faljes së namazit të teravive synon të të bëj praktikues të namazeve përherë në Xhami; përkushtimi për bamirësi, në radhë të parë nënkupton që të jesh bamirës me prindërit; ruajtja e agjërimit nga prishja nëpërmjet fjalorit të ndytë synon edukimin tënd që të flasësh vetëm mirë; përjetimi i urisë të bën më falënderues, për Zotin, dhe më solidarë me robërit e Tij.
Pra, është e lehtë të realizohen.
Mos i lë punët për nesër
Ramazani është vetëm një muaj, kështu që, po le një vepër të sodit për nesër, dije se të nesërmen duhet ta shtysh për të pasnesërmen, dhe kështu, gjithnjë do të mbetesh mbrapa. Nëse sot nuk ke lexuar një xhuz – pjesë të Kur’anit, atëherë nesër ke dy, dhe duke qenë se sot, për shkak të lodhjes – dembelisë nuk e le lexuar një, atëherë nesër kur do të jenë dy xhuza, ti nuk do t’i lexosh fare.
Punët e përditshme mos të të marrin kohën
Me këtë dua t’ drejtohem më shumë motrës myslimane. Mos lejo që pjesa më e madhe e kohës sate në Ramazan të kalojë në kuzhinë. Nëse e ke patjetër, atëherë mundohu që gjatë kohës që je në kuzhinë ta përkujtosh Allahun. A e di sa shumë dobi mund të të sjellë kjo gjë? A ke dëgjuar për rrëfimin e Imam Ahmedit dhe bukëpjekësit? Imam Ahmedi deshi ta kalonte një natë në xhami por roja e xhamisë e pengoi. Do të flejë tek vendi i këmbëve të mia- kërkoi Imam Ahmedi, dhe vërtetë, ashtu edhe bëri, por roja e xhamisë u ngrit dhe e largoi-tërhoqi prej xhamie. Imam Ahmedi atëbotë ishte në moshë të shtyrë dhe në fytyrë i dukeshin rrudhat e pleqërisë. Derisa ishte në këtë gjendje e pa atë një bukëpjekës i cili i ofroi konak. Imami shkoi dhe ai vërtetë, edhe pse nuk e njohu, ia bëri një mikpritje islame shumë të madhe. Bukëpjekësi pas pak shkoi tek dhoma e tij që t'ia fillonte punës për gatimin e bukëve. Imami e dëgjoi bukëbërësin gjatë tërë kohës duke kërkuar falje të mëkateve -duke bërë istigfar-. U mahnit Imami kështu që të nesërmen e pyeti për këtë gjë. Gjatë tërë kohës sa e bëj gati brumin kërkoj falje të mëkateve- tha bukëbërësi. Imami duke qenë se dinte mirë vlerën dhe të mirat e istigfarit (kërkimit falje) e pyeti nëse kishte gjetur të mirat e tij? Po, çdo gjë ma ka plotësuar Allahun i madhërishëm përveç një lutjeje të kamotshme- tha bukëbërësi. E cila është ajo?- pyeti Imami. Ta shoh Imam Ahmed b. Hanbelin- tha bukëbërësi. Po unë jam Ahmed b. Hanbeli dhe pasha Allahun mbrëmë unë pakam qene tërhequr zvarrë për të ardhur tek ti.    
Paramendo se ç’mrekulli mund të përjetosh nëse e kalon atë kohë në dhikër, istigfar, lexim Kur’ani!
Ose, kuzhinën mund ta shfrytëzosh në përfitim nëse vendos që të ushqesh agjëruesit. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَن فطَّرَ صائمًا كانَ لَهُ مثلُ أجرِهِم ، من غيرِ أن ينقصَ من أجورِهِم شيئًا 
Kush iu jep iftar një agjëruesve, ka edhe shpërblimin e tyre, edhe pse atyre nuk iu pakësohet nga shpërblimi i tyre asgjë.[2]
Vëlla i nderuar!
Motër fisnike!
Kohën dhe shfrytëzimin e saj merreni si diç serioze, diç që mund të vulosë fatin tuaj përjetësisht.
Paramendoni se vitin e ardhshëm mund të mos jemi fare. Ndoshta, Allahu i Madhëruar ka caktuar që vdekja të na zë para Ramazanit, andaj, ta shfrytëzojmë këtë Ramazan, ndoshta e fitojmë mëshirën dhe faljen e Allahut të Madhëruar! 


[1] Hadithin e transmeton Tirmidhiu.

[2] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albnai thotë se është autentik.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013