Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DITURIA SI SHKËNDIJË E RAMAZANIT

Ja ku po takohemi prapë në këto ditë madhështore të Muajit Ramazan, muaj që, përveç tjerash, shquhet edhe për diturinë dhe nxitjen për të. Para shumë shekujsh, në kodrën Hira, në Mekkë, Xhibrili [alejhiselam] i paraqitet të Dërguarit të Allahut, Muhammedit [alejhis salatu ves selam] në formën e tij flurore dhe i thotë:
Lexo!
E çfarë të lexoj – e pyet me habi Muhammedi [alejhis salatu ves selam]?
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” (el-Alek, 1)
Ishin këto fjalët e para që iu shpallën profetit tonë. Është ky urdhri i parë hyjnor dedikuar njerëzimit në shpalljen e fundit. Është, dija dhe kërkimi i saj. Dhe tash, kur jemi në muajin e Ramazanit, nuk kemi si të mos e përkujtojmë këtë kontakt të parë të tokës me qiellin, i cili është krenaria jonë më e madhe. Jemi ummet i leximit, dijes, shkencës...
Besimtarë të nderuar!
Me diturinë nuk mbaron puna këtu. Ajo është pikënisja e shpalljes, është mesi i saj, është edhe fundi. Ajo është vet shpallja. Islami është fe e diturisë. Asaj i ka dhënë rëndësinë maksimale. Dituria është boshti rreth të cilit sillet Islami. Mjafton një shfletim i Librit të Allahut të Madhëruar për të mësuar për pozitën që feja i jep asaj.
Dituria mision i kësaj feje
Dituria është gjëja që i duhet më së shumti në jetë njeriut. Pa të nuk ka kuptim asgjë. Për këtë shkak, Allahu ia mësoi njeriut të parët emërtimet e çdo gjëje.
zE Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?“ (el-Bekare, 31)
Dituria është thelbi i misionit të Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Allahu e dërgoi atë si mësues të njerëzimit.
Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.“ (el-Xhumuah, 2)
Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.".“ (Jusuf, 108)
Dituria është aq e rëndësishme saqë nuk ka kohë në të cilën obligimi për të bie.
Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).“ (et-Teube, 122)
Sigurisht, është e rëndësishme ngase:
Dituria edhe besimit i jep kuptim
Këtu qëndron sekreti pse Allahu urdhëroi së pari dijen, e pastaj besimin.
Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.“ (Muhammed, 19)
Dituria formëson besimin. Ajo prek thellësitë e tij. Dituria, siç do të thoshte Ibni Mes’ud, nuk është që të dish shumë por që të bëhesh shumë i devotshëm. Nga këtu, Allahu na mëson:
...Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.“ (Fatir, 28)
Dituria, më e rëndësishme se adhurimi
Në të vërtetë, dituria është ndër adhurimet më të mëdha. Pa të, adhurimi mund ta humb efektin. Për këtë gjë, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
فضْل العالم على العابد كفضلي على أدناكم
Vlera  e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur vlera ime ndaj njeriut me pozitën më të ulur në mesin tuaj!
Dituria dhe modestia
Sa më shumë dituri, aq më shumë modesti. Allahu i drejtohet të Dërguarit të Tij:
…thuaj: "Zoti im, më shto dituri!“ (Taha, 114)
E, nëse puna është kështu me profetët, atëherë ne që nuk jemi në pozitën e tyre, duhet të ndihemi shumë më të nevojshëm për shtimin e diturisë.
Pozita dhe pasuria më e mirë që mund ta arrijë një njeri
Besimi dhe dituria janë dhuratat më të çmueshme që Allahu i jep një robi.
...All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.“ (el-Muxhadele, 11)
...Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.“ (ez-Zumer, 9)
Ka thënë Ibni Abbasi: “Dijetarët, janë të graduar mbi besimtarët e zakonshëm për 700 shkallë ndërsa distanca ndërmjet dy shkallëve është udhëtim pesëqind vjetor.”
Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
وإنَّ العُلَماء ورَثَة الأنبياء، وإنَّ الأنبِيَاء لم يورثوا دِينارًا ولا دِرهمًا إنَّما ورَّثوا العلم، فمَن أخَذَه أخَذَ بحظٍّ وافِر
...dijetarët janë trashëgimtarët të profetëve, të cilët nuk kanë lënë trashëgimi dinar dhe as dërhemë, por kanë lnë dijen, andaj kush e merr atë, ka marrë hisen më të mirë!
Hasan Basriu ka thënë: “Që njeriu ta mësojë një kapitull dije dhe ta adhurojë Allahun me të është më mirë se ta ketë tërë dynjanë dhe ta jap si lëmoshë atë!”
Rruga e kërkimit të diturisë është rrugë drejt Xhennetit
Dituria është një nga ato rrugët që njeriut ia mundësojnë arritjen e shpërblimit të Xhennetit. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَن سلَك طريقًا يَلتمِس فيه عِلمًا، سهَّل الله له به طريقًا إلى الجنة
Kush trason një rrugë për të kërkuar diturinë në të, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet!
Dituria, dobiprurëse edhe pas vdekjes
Ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
إذا مات ابن آدم انقطع عمله إلا من ثلاث: صدقة جارية، وعلم ينتفع به، أو ولد صالح يدعو له
Kur të vdes njeriu i ndërprite vepra (përfitimi prej saj) me përjashtim nga tri sosh: nga lëmosha rrjedhëse, nga dija prej të cilës ka dobi, dhe nga fëmija i mirë që lutet për të!
Porosia!
Vëllezër dhe motra!
Ramazanin do ta bënim më të begattë sikur t’i përkushtoheshim edhe dijes dhe nxënies së saj. Përpara vete keni Librin e Allahut të Madhëruar, në të cilin gjeni udhëzimin dhe të vërtetën. Lexojeni Kur’anin që të mësoni por dhe të shpërbleheni. Lexojeni atë që të merrni instruksionet e duhura për dijen. Lexoni, mësoni, studioni, ngase me dije ju do të bëheni besimtarë të sinqertë. Allahu i Madhëruar ka thënë:
...Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.“ (Fatir, 28)
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013