Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TA GJEJMË LUMTURINË?

Milioneri austriak, Karl Rabeder, papritmas mori një vendim, që për shumë njerëz, që gjykojnë sipërfaqësisht, do të ishte budallallëk i llojit të vet. Ai vendosi të zhvishej tërësisht nga pasuria e tij dhe të kthehej në gjendjen që kishte qenë më parë.
E dini pse?
Për shkak se Karli kishte një ëndërr. Dëshironte të bëhej i lumtur ndërsa mjet për këtë e konsideronte paranë. Kur bëri para shumë, madje u bë edhe milioner, ai vuri re se nuk kishte arritur lumturinë. Kuptoi se paraja nuk qenka lumturia, andaj edhe e braktisi atë – hoqi dorë nga pasuria e tij.
Pasuria nuk është lumturi.
Shpirti i njeriut është tamam sikur çdo gjë tjetër, që ka edhe nevojat përkatëse. Ta zëmë, një pemë po e ujite me benzinë apo naftë, vetëm pse ke para, ajo nuk do të rritet. Pavarësisht se ke apo jo para, pema duhet të ujitet vetëm me ujë, ndryshe thahet. Edhe shpirti i njeriut ka ujin e vet. Ai sigurisht se nuk është pasuria. Nuk është dëfrimi. Nuk janë zbavitja, dehja, shthurja. Jo. Ato janë vetëm dehje e tij, pas kalimit të së cilës kthehen dhimbjet edhe më të mëdha. Lumturia është në besim. Vetëm besimi mund ta ujit shpirtin. Kështu është caktuar nga Allahu i Madhëruar.
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.“ (err-Rr’adu, 28.)
Vëllezër dhe motra!
Jemi në Ramazan, në muajin e dashurisë, solidarizimit, altruizmit, bujarisë. Jemi në muajin e lumturisë shpirtërore. Para vetes kemi gjë ra të shumta me të cilat shpirtit tonë mund t’ia kthejmë shkëlqimin.
Adhurimi
Një nga gjërat e nënvizuara si me shumë ndikim në sjelljen e lumturisë për njeriun është dhe adhurimi për Zotin. Njeriu që adhuron Krijuesin e ndien veten më të lumtur se të tjerët për shumë arsye. Ai adhuron dhe shpreh mirënjohjen për Atë që e ka krijuar, e furnizon me të mira, që ka jetën dhe vdekjen e tij në dorë dhe tek i Cili është edhe kthimi. Adhurimin e merr edhe si mjet për të fituar kënaqësinë e Tij, reflektimi i së cilës në jetën e besimtarit është lumturia më e madhe. Ramazani është momenti i duhur për të realizuar këtë gjë. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
Kush falet në Ramazan me besim dhe llogari (në shpërblimin e Allahut), i falen mëkatet e mëparshme![1]
مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
Kush agjëron Ramazanin me besim dhe llogari (në shpërblimin e Allahut), i falen mëkatet e mëparshme![2]
A nuk është kënaqësi të kuptosh se gjatë Ramazanit ti ke shansin e faljes së mëkateve të bëra?!
A nuk e bën të lumtur fakti besimtarin se Ramazani është premi për të, që nënkupton se po ia qëlloi një vepre, mund ta fiton Xhennetin. Nëse arrin Natën e Kadrit, atëherë atij i falen mëkatet. Shpëton. Allahu ka thënë:
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!“ (el-Kadr, 3)
Këndimi i Kur’anit
Prej gjërave që sjellin lumturinë është përmendur edhe melodia e qetë. Njeriu mund të çlodhet dhe të kënaqet duke dëgjuar melodinë e Kur’anit apo edhe duke e kënduar vet atë. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
لَيْسَ مِنَّا مَنْ لَمْ يَتَغَنَّ بِالْقُرْآنِ
Nuk është prej nesh ai që nuk e këndon Kur’anin me zë të bukur![3]
Paramendo çfarë kënaqësie dhe lumturie mund ta përshkojnë zemrën e besimtarin: e para, ai po kënaqet duke dëgjuar melodinë e bukur, e dyta, kënaqësia i shtohet edhe më kur ka parasysh shpërblimin e madh që arrin nga leximi. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
مَنْ قَرَأَ حَرْفًا مِنْ كِتَابِ اللَّهِ فَلَهُ بِهِ حَسَنَةٌ وَالْحَسَنَةُ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا لَا أَقُولُ الم حَرْفٌ وَلَكِنْ أَلِفٌ حَرْفٌ وَلَامٌ حَرْفٌ وَمِيمٌ حَرْفٌ
Kush e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, atëherë ai për një shkronjë ka një shpërblim, e shpërblimi dhjetëfishohet. Nuk them se ‘elif lam mim’ është një shkronjë, por elif, shkronjë, laj, shkronjë dhe mim, shkronjë.[4]
Nëse do një kalkulim të thjeshtë, atëherë ndalu dhe shiko se sa mund të fitosh nëse lexon:

Nr.

Kaptina

Shkronjat

Shpërblimi

1.

El-Fatiha

139

1390

2.

El-Fil

96

960

3.

Kurejsh

73

730

4.

El-Maunë

112

1120

5.

El-Kuuther

42

420

6.

El-Kafirune

95

950

7.

En-Nasr

79

790

8.

El-Mesed

81

810

9.

El-Ihlas

47

470

10.

El-Felek

71

710

11.

En-Nas

80

800

                          Gjithsej:

764

7640

 
Pra, nëse lexon vetëm kaptinën el-Fatiha dhe dhjetë kaptinat e fundit të Kur’anit, që nuk mund të të marrin kohë më shumë se dhjetë minuta, atëherë ti mund të fitosh këtë shumë të sevapeve.
A nuk e gëzon kjo besimtarin?!
Mirësjellja me familjen
Familja është burime dhe për lumturinë. Njeriu që e synon atë, më së lehti mund ta gjejë në shtëpinë e tij. Shtëpia është paraja e tij. Respekti për prindërit duke synuar kënaqësinë e Allahut të Madhëruar nëpërmjet kësaj vepre, sjell lumturinë. Po kështu dhe respekti për gruan dhe fëmijët. Në vend se të bërtasësh, të fyesh e të ofendosh, sillu mirë me gruan dhe fëmijët. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
خَيْرُكُمْ خَيْرُكُمْ لِأَهْلِهِ وَأَنَا خَيْرُكُمْ لِأَهْلِي
Më i miri prej jush është ai që është më i miri për familjen ndërsa unë jam më i miri ngase jam më i miri për familjen time![5]
Çlirimi nga ndjesia e të menduarit keq
Ramazani është muaj i faljes, muaj i thyerjes së unit dhe egos. Është muaj në të cilin dashuria triumfon ndaj urrejtjes. Nëse dikush të ka bërë keq, atëherë ti mos e kthe të keqen me të keqe, por bëji mirë ngase kështu përfiton zemrat e tyre por shfaq edhe karakterin tënd prej besimtari të devotshëm. Në San Francisko, në një studim të kryer në vitin 1986, është vërtetuar se 80% e mendimeve të njerëzve janë negative. Pra, njerëzit vuajnë nga trysnia e së keqes. Kështu, çlirimi i vetes nga zgjedha e këtyre mendimeve, nënkupton lumturi. T’iu bësh mirë të tjerëve dhe të përjetosh gëzimin e tyre është formë prej formave më të suksesshme të arritjes së lumturisë. Paramendo një lutje nga thellësia e shpirtit të tyre! Thotë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
“...وأحب الأعمال إلى الله عز وجل سرور تدخله على مسلم ، أو تكشف عنه كربة ، أو تقضي عنه دينا ، أو تطرد عنه جوعا...
...dhe nga veprat që Allahu i Madhëruar  i do më së shumti është ta gëzosh myslimanin, t’ia largosh një brengë, t’ia paguash një borxh apo t’ia largosh një uri...[6]
Është vërtetuar se personat e lumtur janë më të hapur, më transparentë se të tjerët, ruajnë raportet me të tjerët më shumë se që bëjnë personat tjerë.
Buzëqesh
Lumturia arrihet edhe nga buzëqeshja. Me të mund të përfitosh zemrat e njerëzve. Sa më shumë të buzëqeshësh, aq më shumë bëhesh i lumtur. Buzëqeshja është sadaka, që të shpërblehet sidomos në Ramazan. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
تَبَسُّمُكَ فِي وَجْهِ أَخِيكَ لَكَ صَدَقَةٌ
Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë...[7]


[1] Buhariu dhe Muslimi.

[2] Buhariu dhe Muslimi.

[3] Buhariu.

[4] Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë se është autentik.

[5] Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë se është autentik.

[6] Albani në Sahihu-l-Xhamii, 176, thotë se është i mirë –hasen.

[7] Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani thotë se është autentik.


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013