Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VEPRAT E MIRA SI RRUGË DREJT KËNAQËSISË SË ALLAHUT

Jemi në muajin e mirësive të shumta. Ramazani është i rëndësishëm për besimtarin për faktin se veprat e mira në këtë muaj kanë shpërblim të shumëfishuar. Kjo do të mjaftonte si motivim për të bërë sa më shumë që të jetë e mundur vepra të mira, por, ka edhe gjëra tjera shumë me rendësi që motivojnë. Jemi në muajin e shpërblimit, andaj bëjmë mirë të mësojmë sa më shumë për veprat e mira, në mënyrë që të përfitojmë prej tyre. 
Çka është vepra e mirë?
Vepra e mirë është dëshmi e besimit të sinqertë. Allahu i madhëruar në kaptinën el-Asr, thotë:
Pasha kohën! 2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. 3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Jo vetëm dëshmi e besimit, por edhe mjet për përforcimin e raporteve shoqërore. Për këtë shkak, shokët e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] e kanë patur zakon që kur takoheshin njëri me tjetrin të mos ndaheshin pa ia lexuar këtë kaptinë. Imam Shafiu ka thënë: Sikur njerëzit ta meditonin vetëm këtë kaptinë, do t’iu mjaftonte...!
Vëlla dhe motër!
E mira nuk të humb
Bë mirë dhe syno me veprën tënde vetëm Allahun, ngase ajo nuk të humb kurrë. Madje, për aq kohë sa nuk e dinë njerëzit atë, mundësia që Allahu ta pranon atë është shumë e madhe.
Bë mirë dhe bindur se nëse askush nuk di për të, atëherë mjafton që Ai, i Cili të shpërblen, di për të. Allahu ka thënë:
Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat".“ (et-Teube, 105)
Mos gaboni të mendoni se veprat tuaja mund të humbasin. Allahu ka thënë:
3…çka punoni nga e mira, All-llahu di për to...“ (el-Bekare, 197)
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.“ (ez-Zelzeleh, 7-8)
Vëlla dhe motër!
Dua ta dini se vepra më e mirë që mund të bëni është forcimi i besimit tuaj. Pa besim nuk të vlen asgjë. Ramazani është muaj i ripërtëritjes së besimit, andaj le të jetë kjo në mesin e veprave të mira që bën. Muslimi transmeton nga Aisheja, e cila i kishte thënë Muhammedit [alejhis salatu ves selam]: Ibni Xhud’ani ka qenë i njohur në periudhën paraislamike për mbajtje të lidhjeve familjare dhe për ushqim që iu jepte skamnorëve, a do t’i bëj dobi kjo gjë? Muhammedi [alejhis salatu ves selam] iu përgjigj: Jo, nuk do t’i bëjë dobi ngase ai kurrë nuk ka thënë: “O Zoti im! Ma fal mëkatin ë Ditën e Llogarisë!”
Vëlla dhe motër!
Ramazani i ngjan shumë edhe jetës së njeriut. Etapat e tij: fillimi, mesi dhe fundi, sigurisht se simbolizojnë edhe etapat e jetës së njeriut. Ashtu siç i vjen fundi Ramazanit, i vjen edhe njeriut. E, a e di se çka e karakterizon fundin e jetës së njeriut? Kërkesa për të bërë vepra të mira. Thotë Allahu:
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.“ (el-Mu’minune, 99-100)
E sheh, ajo që kërkon në fund të jetës sate është të kthehesh e të bësh mirë, por, kur të vjen momenti i vdekjes, atëherë gjërat mbarojnë. Tash, ende sa je gjallë dhe je në muajin e veprave, mendo se çfarë do të marrësh me vete. Mos u mashtro me dynjanë. Dije se atë nuk mund ta marrësh me vete. Allahu ka thënë:
...Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.“ (el-Bekare, 197)
Pra, ajo që mund të marrësh me vete është devotshmëria, janë veprat e mira. Agjëro, falu, jep sadaka, folu mirë njerëzve, shpik vepra të mira dhe mbushe valixhen tënde me to. Por, dua të ta kujtoj se derisa jemi në Ramazan, atëherë kushtoji rëndësi agjërimit. Agjërimi të gjendet në momentet më të vështira. Thotë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
الصيام والقرآن يشفعان للعبد يقول الصيام: أي رب إني منعته الطعام والشهوات بالنهار فشفعني فيه
Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për robin. Thotë agjërimi: O Zoti im! Unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe epshet gjatë ditës, andaj më bë të ndërmjetësoj për të!...“[1]
Vëlla dhe motër!
Nxito me adhurime dhe vepra të mira. Jeta është e shkurtër. Ti mund të arrish shumë, vetëm nëse bën vepra të mëdha. Nëse do të jesh i dalluar, bë vepra të mëdha. Allahu duke folur për robërit e Tij të zgjedhur, thotë:
...Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.“ (el-Enbija, 90)
Vëlla dhe motër!
Mos kërkoni kënaqësinë e njerëzve me veprat tuaja. Nëse rikthimi ynë është tek Allahu, atëherë pse të lidhemi me njerëzit. Allahu ka thënë:
...e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".“ (el-Kehf, 110)
Të mos bëhemi si hipokritët, të cilët:
Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.“ (en-Nisa, 142)
Ndryshe, fati ynë do të jetë i hidhur. Allahu ka thënë:
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.“ (el-Furkan, 23)
Vëlla dhe motër!
Nëse gjeni vështirësi që ta mbroni zemrën tuaj nga këto simptoma, atëherë dijeni se ilaçin e keni në duart tuaja. Agjërimi nuk iu bën dobi vetëm në botën tjetër. A,e e në këtë botë, iu bën mirë. Ai ua mundëson të jeni më të devotshëm dhe ky është qëllimi esencial i tij. Allahu ka thënë:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.“ (el-Bekare, 183)
Agjëroni, që të bëheni vepërmirë!


[1] Albani në Mishkatul mesabih, e vlerëson autentik.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013