Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
40 MËNYRA PËR NË JETË TË LUMTUR SHPIRTËRORE

1) Ndaji për çdo ditë 1-30 minuta për të ecur ndërsa mos e ndal buzëqeshjen.

2) Për çdo ditë, po kështu, ndaji edhe nga 10 minuta për të heshtur dhe medituar.

3) Fli gjatë ditës 7 orë.

4) Jetoje jetën me tri elemente: forcë, elan dhe entuziazëm.

5) Relaksohu gjatë ditës me ndonjë gjë të lejuar.

6) Lexo më shumë se që ke lexuar më parë.

7) Gjithsesi ndaje kohën edhe për ushqimin shpirtëror: namazin, dhiarin, leximin e Kur’anit, lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, etj.

8) Kalo kohë me njerëz që kanë kaluar të shtatëdhjetat dhe me të tjerë që ende nuk e kanë mbërri moshën shtatë vjeçare.

9) Ëndërro për punë të mëdha.

10) Ushqehu me ushqime natyrale. Ik nga ushqimet e konservuara.

11) Pi ujë sa më shumë që mundesh.

12) Mundohu të besh të paktën tre veta të buzëqeshin.

13) Mos e kalo kohën në gjëra të pavlera.

14) Braktise të kaluarën e hidhur dhe mos lejo që ajo të ta zbeh të tashmen tënde të lumtur.

15) Mos lejo mendimet e këqija të të marrin në dorë. Destinoje kapacitetin tënd për gjëra pozitive.  

16) Trajtoje jetën si shkollë, veten si nxënës ndërsa problemet e jetës si detyra matematikore që mund të zgjidhen.

17) Haje mëngjesin si mbret, drekën si princ ndërsa darkën si i varfër.

18) Buzëqesh se buzëqeshja është lëmoshë.

19) Jeta është shumë e shkurtër andaj mos e kalo në urrejtje ndaj të tjerëve.

20) Mos e merr çdo gjë afër zemrës. Bëhu i mençur dhe dallo të rëndësishmen nga e parëndësishmja.

21) Nuk është kusht të ngadhënjesh në çdo dialog. Mundohu të pajtosh edhe me gabimin.

22) Harroji të këqijat e së kaluarës në mënyrë që të mos ta prishin të ardhmen.

23) Mos e krahaso jetën tënde me të tjerëve dhe as partnerin e jetës me të tjerët.

24) Përgjegjësi kryesor për lumturinë tënde je ti.

25) Fali të gjithë, pa përjashtim.

26) Ti nuk ke lidhje me atë që të tjerët mendojnë për ty.

27) Ndaj mendime të mira për Allahun!

28) Beso fuqishëm se gjendjet, të mira qpo të këqija qofshin, do të ndryshojnë.

29) Puna jote nuk interesohet për ty kur të sëmuresh por shokët, andaj kushtoju rëndësi atyre.

30) Braktis çdo gjë që nuk ke dobi prej saj.

31) Zilia vetëm sa ta humb kohën.

32) E mira është duke ardhur, pa dyshim!

33) Mos u dobëso! Mos lejo asgjë të ta shuan gjallërinë shpirtërore.

34) Mundohu çdoherë të bësh atë që është e qëlluara.

35) Respekto prindërit dhe interesohu për familjen.

36) Bëhu njeri energjik, pozitiv, i lumtur.

37) Mundohu që në çdo ditë të bësh diç të mirë për të tjerët.

38) Vetëpërmbahu!

39) Falënderoje Zotin shumë kur të zgjohesh në mëngjes për atë se je ende gjallë.

40) Mos u pikëllo për atë që ka kaluar. Merru me të tashmen,. Hape një faqe të re në jetën tënde dhe mbushe me të mira.

 

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013