Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHKENCËTARËT: STOP VERËS DHE MISHIT TË DERRIT

 
I pastër nga të metat je o Allah! Nuk na ndalove gjë e të mos vërtetojnë shkencëtarët dëmin e saj, e po kështu nuk na urdhërove me gjë e të mos vërtetojnë shkencëtarët dobitë e saj!
 
Disa shkencëtarë perëndimorë, siç citojnë gazeta angleze, kanë konstatuar se përdorimi i mishit të derrit është shkaktar potencial i kancerit dhe sëmundjeve tjera derisa për verën (alkoolin) dhe lëndët narkotike kanë nënvizuar se ato shkaktojnë kancer të gojës, fytit dhe gjirit. Ndërsa dhjami i tepërt, sipas gazetës Times, shkakton kancerin në mitër dhe veshkë.
 
Ekipi i studiuesve tash së voni i janë kthyer mbi 500.000 punimeve shkencore të publikuara rreth kancerit anekënd botës dhe kanë zgjedhur prej tyre 7.000 sosh, për të përfunduar më pas me rezymenë, e cila përfshin rekomandimin për largim total nga mishi i terur dhe i ruajtur i derrit si dhe pakësimin e konsumimit të alkoolit ngase mishi i derrit paraqet 10% e rrezikut të prekjes nga kanceri.
 
Shënim rreth studimit në fjalë
 
Vëllezër dhe motra!
Ndoshta ne si muslimanë nuk e përjetojmë sa duhet mirësinë e ndalimit të mishit të derrit dhe konsumimit të rakisë për shkak se nuk i përdorim, vetëm se shkencëtarët nuk kanë të ndalur së tërhequri vërejtjen nga rreziqet e këtyre lëndëve. Folën e diskutuan shumë për alkoolin saqë pranuan se përpjekjet e tyre për të larguar njerëzit prej tij shkuan huq. Kjo rastisi të jetë me ditën kur shkencëtarët ashpër tërhoqën vërejtjen edhe për largim nga konsumi i mishit të derrit dhe këtë pasi që më parë vërtetuan për dëme dhe rreziqe prej tij. Kurse neve, si pasues të kësaj feje të natyrshme, këto “ulërima” të shkencëtarëve përveç që na përkujtojnë ndalesat hyjnore përkatëse:
 
“Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” (el-Bekare, 137.)
 
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (el-Maide, 90.)
 
…ato edhe na motivojnë për falënderim për Allahun, i Cili na kurseu nga mundi i këtyre studimeve dhe nga shmangu nga rreziqet e këtyre sëmundjeve si rezultat i konsumimit të mishit të derrit dhe alkoolit.
 
A nuk janë këto citate kur’anore dëshmi e autenticitetit të tij?! A nuk janë kundër atyre që përgënjeshtrojnë dhe përqeshin mrekullinë shkencore të Kur’anit?! Nëse mrekullia shkencore na qenka gënjeshtër, sipas tyre, atëherë kush ia mësoi profetit tonë, Muhammedit, alejhi’s selam, dëmet e alkoolit dhe mishit të derrit? Nëse Kur’ani nuk po përmbajtka mrekulli shkencore, gjithnjë sipas tyre, atëherë prej nga na erdhën këto shkenca të shumta që burojnë prej tij?! A mund ta mohojë dikush se Kur’ani nuk ka folur për galaktikën, trokitësit qiellorë (yjet ndriçues), vrimat e zeza, e mijëra të vërteta tjera shkencore?! Neve nuk mund ta themi hiç më tepër se atë që tha Allahu, Zoti ynë:
“Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53.)
 
Referencë e autorit: http://www.aljazeer a.net/News/ archive/archive? ArchiveId= 1073509
 
 
 
Autor: Inxh. Abdu’d Daim Kehil
Burimi: www.kaheel7. com/ar
 
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013