Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Buzhala edhe si historian - hajr ishalla

I konvertuar nga një analist në politikan, Berat Buzhala, nuk është ndalur së trajtuari probleme nga më të ndryshmet. Sigurisht, jo për shkak të diapazonit të gjerë të dijes. I vlerësuar si i “sert”, ai është mësuar të shpërthejë shumë e shpesh. Si jo, kur për pak kohë arriti të hyjë edhe në parlament. Siç duket, iu rrit mendja djalit kështu që vazhdoi të ëndërronte edhe për më shumë, ndoshta për ndonjë “pashallëk”, por ëndrra iu shndërrua në makth në kongresin e fundit të PDK-së. Megjithëkëtë, rrugës nuk i erdhi fundi. Puna e zanateve kurrë nuk ka qenë më e lehtë se sot. Më së miri mund t’i zotërosh ato kur nuk di asgjë. Kongresi nuk i hapi shteg për karrierë të qëndrueshme politike, por nuk e ndali nga “avancimi akademik.” Berati siç po shihet ka menduar të konvertohet nga një politikan në një historian. Kim Mehmeti, me një konstatim të tij, të dëshmuar edhe më parë nga mendje të ndritura, si p.sh. Faik Konica, vlerëson rolin e Islamit në ruajtjen e elementit komb tek shqiptarët. Eshtë bindje e tij, e cila, ndonëse u tha pa asnjë prapavijë, shkaktoi reagime të ashpra. Don Shan Zefi ia futi kot. Ne, nëse kemi nevojë të dokumentojmë me fakte të verifikuara ngjarjet e ndodhura tash e 500 vite më parë, këto të fundit nuk kemi nevojë, ngase i kemi përjetuar nga afër. Jemi dëshmitarë të rastit dhe e dimë se kush çka dhe sa ka kontribuar në kauzën kombëtare. Thënë të drejtën, më pëlqen ky parimi i Kimit, që me disa nuk ia vlen të merresh fare. Deklarata e Don Shan Zefit, nuk ka asnjë rëndësi për shkak të zhveshjes nga materia shkencore. Ajo është vetëm spekulim. E keqja në deklaratën e tij është se ka vulë ipeshkvore. Por, hajr ishalla, prapë nuk ia vlen të merret me të.

E, sa i përket reagimeve të Buzhalës, jo si Buzhalë por si deputet, ato janë për shqetësim. Buzhala, mund të jetë edhe ateist, por ai ka origjinë të krishtere. Kështu që reagimi i tij, ndonëse i fshehur nën analizë të bastarduar historike, ka edhe ngjyrë fetare. Ka shumë të tjerë që nuk e kanë për qejf Islamin dhe më problem e shohim atë se vjedhjen, korrupsionin, shantazhet, vrasjet, por, para të vërtetave historike, ani pse pa dëshirën e tyre, gjunjëzohen. Berati nuk ndalet vetëm në analizë, ai eskalon edhe në fyerje e ofendim, gjë që ndoshta e zotëron më së miri. Ai Kimin e quan lider, ndoshta duke aluduar në liderin komunist të Koresë Veriore. Një analisti të mirëfilltë më së paku i ka hije sharja dhe ofendimi. Debatet fitohen jo me të shara, britma, skuqje, por me argumente. Dhe argumenti është, padyshim, në anën e Kimit.
Kimi, ndoshta nuk është pëlqyer, gjë që atë nuk e mundon fare, edhe për shkak të një të vërtete, që reflekton dyfytyrësinë e politikës shqiptare. Islami nuk e rrezikon shqiptarinë, por kjo e fundit Islamin –gjithnjë sipas konceptit të politikanëve miop dhe fanatikë.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013