Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË JETOSH ME KUR’ANIN NË RAMAZAN

Prej urtësive të Ramazanit është edhe dëfrimi me meditimin e Kur’anit dhe zbukurimi i jetës me fjalët e Allahut të Madhëruar. Është të folur, por jo të zakonshëm. Është të folur të Allahut, me të cilin qetësohet zemra.
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.“ (err-Rra’d, 28)
Është mënyrë për të arritur tek kënaqësia e Allahut, si jo, kur ai përmban ajete që premtojnë për shpërblim dhe kërcënojnë për ndëshkim. Ai fsheh edhe sekretet e adhurimit dhe njëshmërisë. Në të janë përqendruara dritat e besimit dhe thelbi i mirësisë. 
Sa e bukur është jeta me Kur’anin!
Sa të mira janë ato çaste që kalohen duke shikuar në ajetet e Kur’anit, në të cilat është lumturia dhe çelësi i suksesit!
Është Kur’ani, dera jote tek Xhenneti, ndërmjetësuesi për të shpëtuar nga zjarri, andaj mbaju Kur’anit:
Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.“ (ez-Zuhruf, 43)
Është Kur’ani o njeri: me të Allahu të mbron nga djalli ndërsa ti duke iu përmbajtur mësimeve të tij lartësohesh deri në majat e besimit. 
Është ky Kur’ani, çelësi i lumturisë, adresa e shpëtimit, kënaqësia e shpirtit, andaj le të jetë Kur’ani shoqëruesi yt ngase kështu do të mësosh se ti je në jetë, bile në jetë të lumtur!
Është jetë me Kur’anin dhe mjafton si jetë!


Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=4103
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013