Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RESPEKTI NDAJ PRINDËRVE SI RRUGË FURNIZIMI

Para disa vitesh isha në Haxh dhe në një takim me vëllezër propozova që tematika e tij të ishte “Kështu më ka mësuar jeta ime!” Kërkova nga çdo njëri prej të pranishmëve të rrëfej për diç qç ka lënë gjurmë në jetën e tij. një vëlla nga Jordania filloi rrëfimin e tij, i cili është dhe boshti i këtij artikulli. Vitin e kaluar –filloi rrëfimin- punoja në një kompani por hoqa dorë ndërsa obligimet që kishin ndaj meje mi kompensuan me të holla në vlerë të 3,200 dinarëve. E mora këtë shumë të hollash ndërsa nuk kisha para tjera. Shkova në shtëpi dhe iu tregova prindërve. Më thanë: Shko dhe na regjistro për të kryer Haxhin këtë vit. Nuk kisha para tjera. Si t’ia bëja? Shkova dhe i regjistrova ndërsa pas ca ditëshe dhe i përcolla për në Haxh. Betohem në Alalhun se nuk kisha para tjera. Deshi Zoti që pas dy javësh, kur edhe u kthyen prindërit e mi, të gjeja një punë të re. Por, nuk është kjo e tëra. Drejtori i kompanisë ku pata punuar më parë, më thirri në telefon dhe më tha: Të ka mbetur një pjesë e të hollave pa e marrë, andaj eja sa më shpejt. Nuk prisja të ishte shumë e madhe. Mendoja në një vlerë të vogël.
Vë re! Të gjitha paratë që i kishte i kishte shpenzuar për prindërit.
Thotë: Shkova tek drejtori ndërsa ai më dha një çek me plot 3,200 dinarë.
O Zot! Sa çudi e madhe! Dha për prindërit 3,200 dinarë ndërsa ato iu kthyen pas vetëm ca ditëve.
Nëse do të merrnim mësim nga ky rast, atëherë ai është: Shpenzo për prindërit ngase do të furnizohesh prej nga nuk e pret fare. Thotë Allahu i Madhëruar:
…e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,3. Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…” (et-Talak
A nuk është respekti i prindërve pjesë e devotshmërisë?
A nuk vlerësohet shpenzimi për ta tek Allahu ndër veprat më të çmuara?
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013