Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDËRMJET BUJARISË DHE KOPRRACISË

Islami me mësimet e tij shquhet për racionalizëm dhe arsyeshmëri ngase çdoherë preferon ikjen nga ekstremitet, pro apo kundër qofshin ato. Vetëdijesimin për zgjedhjen e mesatares ndërmjet këtyre dy poleve diametralisht të kundërta e ka aplikuar në të gjitha parimet e tij. Kështu, për besimin në Zot, nuk zgjodhi ironinë çifute dhe as “”dashurinë”  e krishtere. Derisa çifutët i përshkruanin Allahut të Madhëruar të meta, të krishterët ndoqën ekstremitet tjetër dhe nga dashuria e devijuar dhe injoranca e pa skaj i përshkruan fëmijë e grua. Islami kritikoi të dy qëndrimet dhe nëse apriori refuzoi e mohoi idenë ekstreme çifute, ai po kështu refuzoi edhe teorinë e krishtere për të zgjedhur më pas rrugën e sigurt, rrugë kjo e përshkruar në kaptinën, që vërtetë ia vlen të quhet 1/3 e Kur’anit, pra në kaptinën El Ihlas. Thotë Allahu i Madhëruar:
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. 3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. ”
Po kështu veproi edhe në çështjet tjera të fesë, si namazi, etj.
Në këtë punim do të ndalemi pak më detajisht tek dhënia – shpenzimi për të parë vijën mesatare që Islami aprovoi në programin e tij.
Domethënia e bujarisë, ekstravagancës (mastrafit) dhe koprracisë
Këto tri shprehje, realisht, përfaqësojnë një fushë të vetme por e cila nuk menaxhohet njëjtë nga të gjithë. Ka që janë shumë të matur në veprimet e tyre, ka të tjerë që janë të shthurur derisa të tretët, edhe pse janë të vetëdijshëm për mënyrën e mirëmenaxhimit, janë njerëz që interesin e lokalizojnë tërësisht në rrethin më të ngushtë të mundshëm. Ata kanë cilësi, përshkrimi dhe domethënia e të cilave është siç vijon: 
Bujaria
Bujaria, sipas parimeve fetare, nënkupton: “Dhënia me maturi duke mos rrezikuar gjendjen materiale personale dhe të atyre që janë nën kujdesin tënd material si dhe duke dhënë aq sa i nevojitet nevojtarit”.
Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë bujarinë e ndërlidhi me gjëra madhore, të cilat reflektojnë imazhin e një personaliteti të përkryer të besimtarit, cilësitë e të cilit i përmblodhi në disa ajete, si:
1. “ذلك الكتابُ لا ريبَ فيه هُدًى للمُتقِين الذين يؤمِنُون بِالغَيبِ ويُقِيمُون الصَّلاةَ ومِمَّا رَزَقْناهم يُنفِقُون
Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. 3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.)”. (El Bekare, 2-3)
Në këto dy ajete kur’anore, të cilat njihen si “ajetet e besimtarëve”, Allahu i Madhëruar ndërlidh motivet e dhënies në rrugën e Tij me:
·         Vizionin largpamës si rezultat i mbështetjes në Kur’anin Famëlartë, i cili është i vërtetë pa asnjë dyshim,
·         Besimin në Gajb (sekret), pjesë kjo e domosdoshme në kredon islame, e cila njëherit e bën besimtarin të dallojë jo vetëm prej pabesimtarit por edhe prej hipokritit,
·         Faljes së namazit, e cila shkon paralel me dhënien në rrugën e Allahut të Madhëruar. Ai e di se feja është tërësi e cila nuk pranon ndarje ndaj veprimet e tij si në raport me Allahu e Madhëruar po ashtu edhe në raport me rrethin ku jeton, janë të precizuara saktë e mirë. 
2. “وآتى المالَ على حُبِّهِ ذوي القُربَى
...dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve...”. (El Bekare, 177)
Në këtë ajet kur’anor, besimtari shpreh humanitetin e tij ngase pasuria, edhe pse shumë e çmuar dhe e fituar me shumë mund, megjithatë është në dorën e tij e jo në zemrën e tij. Duke harruar atë ndjenjë dhe ato mundime, për të përmirësuar raportet me të afërmit, ai solidarizohet me ta me këtë pasuri të tij.
3. “وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. (El Furkan, 67)
Këtu, edhe pse nxit dhënien, megjithatë na bën me dije se ajo duhet të jetë e kontrolluar në dy aspektet: as dhënie shumë dhe as privim shumë.
Ekstravaganca
Ekstravaganca (mastrafi) ka kuptimin e shpenzimit në vende të pamerituara, që përfshijnë:
- Gjërat e ndaluara që Allahu i Madhëruar nuk i do. Mu për këtë, është thënë se Israfi nuk është vetëm cilësi e të pasurit. Ajo vjen edhe nga të varfrit. Nga këtu, Sufjani ka thënë: Çdo gjë që nuk shpenzohet për hire të Allahut të Madhëruar, është Israf, edhe nëse është pak”[1].
- Anashkalimi i qëllimit për çka duhet të shpenzohet pasuria[2].
- Shpenzim i tepërt në vende të lejuara, cilësi kjo që nuk shkon shtati me besimtarët. Këtë e përshkruan ajeti kur’anor:
وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. (El Furkan, 67)
Mu për këtë, dhënia mbi masën normale është konsideruar ekstravagance qe tërheq një njolle te zeze ne moralin e besimtarit. Pastaj si cilësi është e motivuar nga djalli, një aspiratë “rezervë” e djallit, i cili nëse nuk realizon synimin për të të bërë koprrac, atëherë të bën mastrafxhi. Thotë Allahu i Madhëruar:
وَآتِ ذَا الْقُرْبَى حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَلا تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfrit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. 27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (El Isra, 26-27)
Ngjashëm me këtë është edhe “Tebdhiri”, që u përmend në ajetin sipër. Kjo fjalë në arabishte rrjedh nga rrënja foljore be dhe re (ب ذ ر) që d.t.th.: e gjuaj farën në tokë për tu mbirë. Ndërsa për paranë përdoret me kuptim të: Shpërndarje në gjëra të arsyeshme[3].
Ismeiu mendon se ajo ka domethënies të perimeve, e cila vetëm sa ka dal mbi tokë por që kanë mbirë të shpërndara në vende të ndryshme (kanë mbirë keq, rend pa rend).
Kurse Ibni Mendhuri për “Tebdhirin” e pasurisë ka dhënë këtë shpjegim:
·         Ndarje dhe prishje e saj si dhe shpenzim në gjëra të tepërta (që nuk ka nevojë njeriu domosdo për to).
·         Shpenzimi i saj në mëkate.
·         Dhënia e pasurisë deri në atë masë që njeriut të mos i mbetet as për ushqim.
·         Dhënia në vend ku nuk është e drejtë të jepet pasuria[4].
Koprracia
Koprracia ka dy kuptime bazë:
·         Mosdhënia e asaj që duhet dhënë.
·         Mosdhënia lypësit[5].
Ndërsa në kuptim më të përgjithshëm janë dhënë shumë mendime:
·         Koprracia (Buhli) është zhveshja e njeriut nga cilësitë njerëzore dhe pajisje me moral shtazarak[6].
·         Mosdhënia e Zekatit.
·         Mosdhënia e obligimeve tjera përveç Zekatit.
·         Kryerja e obligimeve por jo edhe e gjërave fisnike, p.sh. mos nderimi i mysafirit, mos dhënia në fatkeqësi natyrore, etj. 
·         Ibni Akili ka thënë: “البخل يورث التمسك بالموجود , والمنع من إخراجه لألم يجده عند تصور قلة ما حصل وعدم الظفر بخلفه , والشح يفوت النفس كل لذة , ويجرعها كل غصة  Koprracia sjell mbajtjen për gjërave ekzistuese (pasurisë) dhe mos dhënien e tij për shkak të dhimbjes që ndien (sidomos) kur imagjinon pakësimin e saj dhe mos mundësinë e shtimit të saj. Lakmia për pasurinë shpirtit ia flake çdo kënaqësi dhe ia sjell çdo brengë”.
·         Ahnafi ka thënë: “طلب اليسير ومنع الحقيرKërkimi i të paktës dhe mosdhënia e të pavlerës”[7].
Dëmet e koprracisë
Përderisa solidarizimi me njerëz për hire të Allahut të Madhëruar ka vlerë të madhe, koprracia, paraqet një mori rreziqesh për njeriun duke filluar nga:
Prishja e rendit shoqëror dhe sigurisë. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
إياكم والشُّح؛ فإنه أهلك من كان قبلكم، أمرهم بالبخل فبخلوا، وأمرهم بالقطيعة فقطعوا، وأمرهم بالفجور ففجروا
Keni kujdes nga dorështrëngimi ngase ajo i shkatërroi ata që ishin para jush; i urdhëroi me koprraci dhe e bën atë, i urdhëroi me shkëputje të lidhjeve familjare e i shkëputën, i urdhëroi me mëkat e bën mëkate”. Sahihu’l xhamii, 2678.
Humbja e sigurt e pasurisë, siç qëndron në hadith:
ما من يوم يصبح العباد فيه إلا وملكان ينزلان من السماء يقول أحدهما: اللهم أعط منفقًا خلفًا، ويقول الآخر: اللهم أعط ممسكًا تلفًا
Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melekë nga qielli, njëri prej të cilëve thotë: O Allah! Atij që jep, kompensoja, kurse tjetri thotë: O Allah! Atij që nuk jep, shkaktoji humbje”[8].
Në hadith vërehet lutja e melaikeve, krijesave që kurrë Allahut të Madhëruar nuk i bëjnë mëkat, tipar ky që siguron pranimin e duasë.
Ndodhë që njeriu koprrac të mos sprovohet me këtë por kjo nuk është sihariq për të. Kjo është vetëm një alarmim për një dënim të dhembshëm. Thotë Allahu i Madhëruar:
وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْراً لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni” . (Ali Imran, 180)
Kurse për hipokritet thotë:
وَمِنْهُم مَّنْ عَاهَدَ اللهَ لئِنْ آتَانَا مِِن فَضْلِهِ لَنَصَّدَّقنَّ وَلَنكونَنَّ مِنَ الصَّالِحِينَ * فَلَمَّا آتَاهم من فَضْلِهِ بَخِلُوا بِهِ وتَوَلّوا وّهُم مُّعْرِضونَ * فَأَعْقَبَهُمْ نِفَاقًا فِي قُلُوبِهِمْ إلى يَوْمِ يَلْقَوْنَه بما أَخْلَفوا اللهَ مَا وَعدُوهُ وبِما كانوا يَكْذِبُونَ
E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve". 76. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut. 77. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë”. (Et Teube, 75-77)
Si është balancimi
Ajo që e vërejtëm gjatë shtjellimit të tri termeve ishte se e vetmja mënyrë e pranuar e shpenzimit dhe dhënies ishte bujaria. Për të arritur tek bujaria, patjetër duhet hequr dorë nga ekstravaganca dhe koprracia, dhe ja, këto janë këshillat përkatëse, strumbullar i të cilave është menaxhimi i mirë i pasurisë:
1. Ikja nga luksi – shpenzimet e tepërta, qofshin edhe në gjëra të lejuara. Thotë Allahu i Madhëruar:
يَا بَنِي آَدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلَا تُسْرِفُوا إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ
O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)”. (El A’rafë, 31)
Ibnu’l Xhevzijj në Zadu’ Mesir përmend katër kuptime të “tepricës”:
·         Mos e ndaloni atë që iu është lejuar,
·         Mos hani gjëra të ndaluara,
·         Mos i bëni shok Allahut të Madhëruar, dhe
·         Mos hani nga hallalli më shumë se që keni nevojë.
2. Ikja nga dhënia ku nuk duhet dhe ku nuk synohet kënaqësia e Allahut. Thotë Allahu i Madhëruar:
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ فَسَيُنْفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ وَالَّذِينَ كَفَرُوا إِلَى جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ
Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem”. (El Enfalë, 36)
Fetarisht, çdo dhënie, për tu pranuar, duhet të ketë për synim kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Thotë Allahu i Madhëruar:
يَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنْفِقُونَ قُلْ مَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ خَيْرٍ فَلِلْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfrit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di”. (El Bekare, 215)
3. Ikja nga dhënia në vende të preferuara por duke anashkaluar ato prioritaret. Dhënia duket të jetë e seleksionuar në atë mënyrë që secili grup apo kategori të përfitojë sipas pozitës dhe rëndësisë që ka.
- Nuk mund të jesh i mirë për fqinjin nëse nuk je i mire për familjen tende. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
دينارٌ أنفقتَه في سبيلِ الله، ودينارٌ أنفقتَه في رقبةٍ، ودينارٌ تصدَّقتَ به على مِسكِين، ودينارٌ أنفَقتَه على أهلِك؛ أعْظمُها أجراً: الذي أنفقتَه على أهلك
Një dinar që e ke shpenzuar në rrugën e All-llahut, një dinar që e ka shpenzuar për të liruar një rob, një dinar që e ke dhënë lëmoshë për ndonjë varfanjak dhe një dinar që e ke shpenzuar për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ka ai dinar, që e ke shpenzuar për familjen tënde”.
Kjo nuk quhet bujari për arsye se është lesuar obligimi për tu kryer një punë e preferuar apo është lëshuar obligimi i prerë (farz ajn) për ta bërë një tjetër që është sekondar (kifaje). Madje shpenzimi jo korrekt me këta është cilësuar mëkat. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
كفَى بالمرء إثماً أن يحبسَ عمَّن يملك قُوتَه
I mjafton njeriut mëkat mosdhënia atyre që i ka në mbikëqyrje”. Muslimi.
Kjo dhënie madje nuk duhet të rrezikojë as të ardhmen e pasardhësve, atyre që meritojnë më së shumti shpenzimin për ta. Kur Sa’di qe sëmurë në vitin e Haxh-xhetu’l Veda’ (Haxhit Lamtumirës), Pejgamberi, alejhi’s selam e vizitoi me ç’rast Sa’di shfrytëzoi rastin ta pyesë: O i dërguari i Allahut! Unë kam pasuri dhe përveç një vajze nuk kam trashëgimtarë tjerë, a ta jap 2/3 e pasurisë sime lëmoshë?  Jo!- iu përgjigj Pejgamberi, alejhi’s selam. Atëherë gjysmën?- pyeti Sa’di. Pejgamberi, alejhi’s selam iu përgjigj:
الثُّلُثُ وَالثُّلُثُ كَبِيرٌ أَوْ كَثِيرٌ إِنَّكَ أَنْ تَذَرَ وَرَثَتَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَذَرَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ!
1/3, dhe 1/3 është e madhe apo shumë. Ti nëse i lë trashëgimtarët tu të pasur është më mirë se sa t’i lësh të varfër që iu lypin njerëzve”. Buhariu
- Dhënia e lëmoshës për muslimanin është e mirë por nëse këtë ia jep ndonjë të afërmi, atëherë e mira dyfishohet. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
الصدقةُ على المساكين صَدقةٌ، وعلى ذوي الرَّحِم ثِنْتان: صَدقةٌ وصِلَةٌ
Sadakaja për skamnorin është sadaka ndërsa për të afërmin është dy: edhe sadaka po edhe forcim i lidhjeve familjare ”.
Këtë parim e gjejmë edhe në tregimin e Ebu Talhasë, i cili me të dëgjuar ajetin kur’anor: “لن تنالوا البر حتى تنفقوا مما تحبونKurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj...” (Ali Imran, 92), shkoi tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i tha: O i dërguari i Allahut! Allahu po thotë se: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj...” kurse pasuria më e dashur tek unë është Bejrehaja (një kopsht në drejtim të xhamisë), të cilën e jap lëmoshë për Allahun e Madhëruar duke shpresuar në mirësinë dhe deponimin e saj tek Ai. Kujt të duash ti jepja o i dërguari i Allahut!- iu drejtua Ebu Talhaja Pejgamberit, alejhi’s selam. Kjo është pasuri fitimprurëse! Kjo është pasuri fitimprurëse!- tha Pejgamberi, alejhi’s selam dhe shtoi: Unë mendoj t’ua ndash të afërmve tu. Ebu Talha ua ndau të afërmve dhe kushërinjve të tij (bijve të axhës).” Muslimi. 
Nga këtu, mosdhënia e pasurisë në mënyrë të selektuar në këto vende është konsideruar Israf.
4. Mesatarja ndërmjet koprracisë dhe israfit. Thotë Allahu i Madhëruar:
وَلَا تَجْعَلْ يَدَكَ مَغْلُولَةً إِلَى عُنُقِكَ وَلَا تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَحْسُورًا
Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)”. (El Isra, 29)
Ibni Kethiri në koment të këtij ajeti ka thënë: Allahu i Madhëruar urdhëron për një jetë normale duke urryer e përbuzur koprracinë si dhe duke ndaluar nga shpenzimet e tepërta.
Nga kjo kuptojmë se dhënia ka dy pole të kundërta, të cilave duhet ikur dhe për të mbajtur drejtpeshimin, duhet zgjedhur mesin. Pra, nuk bën të jesh shumë bujar të kalosh në rangun e atyre që shpenzojnë pasurinë pa kontrolle por nuk bën as të jesh koprrac.
Kjo është përshkruar edhe ne këtë ajet:
وَآتِ ذَا الْقُرْبَى حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَلا تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. 27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.”. (El Isra, 26-27)
Ajeti në njërën anë flet për dhënie të afërmeve dhe nevojtarëve ndërsa në anën tjetër rekomandon maturinë në këtë dhënie. Ajo që është interesant dhe që ia vlen të përmendet është se Allahu i Madhëruar dhënien e tepërt e shembëlloi me veprim të djallit, i cili nëse nuk mundet te ndalojë nga ndonjë vepër e mirë, ai mundohet që atë vepër të mirë ta njollosë, dhe kështu, të nxit të japësh mbi normalen, që vetvetiu hyn në kuadër të ekstravagancës dhe rrjedhimisht zhveshët nga shpërblimi. Nëse djalli nuk ia arrit qëllimit që njeriun ta bëjë koprrac, atëherë ai e thërret në israf.
5. Dhënia aq sa nuk e dëmton veten. Thotë Allahu i Madhëruar:
وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. (El Furkan, 67)
وَلَا تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَحْسُورًا
….e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)”. (El Isra, 29)
Mos e shtrij dorën në dhënie të tepërt që më pas ta qortosh veten dhe të të qortojnë të tjerët dhe të mbetesh pa kurrgjë. Mos jep më shumë se që ke të hyra materiale[9].
Në ajet është përmendur shprehja “mahsura”, që në të folurit e përditshëm përdoret për kafshën e cila nga lodhja dhe dobësia nuk bën për udhëtim me të. Pra, me dhënie të tepërt ti nuk ke mundësi ta zhvillosh pasurinë dhe rrjedhimisht, edhe ti por edhe lëmosha jote marrin fund[10].
Përmbyllje
Me këtë punim nuk synojmë largimin e njerëzve nga solidarizimi me të varfrit, bonjakët, jetimët, skamnorët, përkundrazi, ajo që ne synojmë është që edhe veprimet humane të besimtarit të jenë të koordinuara dhe rregulluara në frymën islame. Mbi të gjitha, Islami është program i tillë që njeriun nuk e fut dot në situata që ardhmërinë e tij ia rrezikojnë. Ai vetëm fton në menaxhim të mirë të pasurisë duke dhënë atë që duhet dhënë, atyre që e meritojnë dhe duke ikur sa më shumë nga gjërat e lejuara por jo të preferuara e aq më parë nga ndalesat-haramet.
 


[2] Lisanu'l arab, pj.9, f. 148.

[3] Misbahu'l munir, pj.1, f. 230.

[4] Lisanu'l arab, pj.4, f. 50.

[5] Misbahu'l munir, pj.1, f. 218.

 

[9] Ibni Kethiri.

 

[10] Zadul mesir.

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013