Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI MUND TË MENDOJË NJË PROFET QË ALLAHU I MADHËRUAR NUK KA FUQI MBI TË?

Hoxha AbduRrahman Es Sehim
Pyetja:
I nderuari Hoxhë! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju! Kam lexuar në një forum në internet për Junusin, alejhi’s selam (kinse) të ketë menduar se Allahu i Madhëruar nuk ka fuqi ta ndëshkojë. Pyetja ime është: Si mund ta thotë një gjë të tillë një profet? Cila është përgjigja juaj? Allahu iu shpërbleftë me Xhennet!
Përgjigja:
Amin! Edhe ju paçi një shpërblim të tillë!
Paraprakisht duhet ditur se besimtari nuk guxon të mendojë për një profet gjëra që nuk i mendon (supozon) as për besimtarët e thjeshtë. Kjo për faktin se profetët janë krijesat më të zgjedhura dhe më të pastra të Tij. Madje, ky mendim i gabuar mund të jetë edhe kufër – pabesim.
Ka thënë Imam Kurtubiu: Është thënë në kuptim të kësaj: E mashtroi djalli aq sa ra në mendim për opsionin që Allahu të mos ketë mundësi ta ndëshkojë. Ky mendim është i gabuar, i refuzuar dhe i urryer ngase është kufër-pabesim.
Ajeti:
وَذَا النُّونِ إِذْ ذَهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë[1], …”. El Enbija, 87.
...ehste komentuar në forma tjera, si:
1. Ka menduar se nuk do t’ia ngushtojmë çështjen (nuk do ta sprovojmë). Kjo për arsye se fjala Takdir gjuhësisht d.t.th.: ngushtim, përkufizim, siç qëndron ne ajetin kur’anor:
لِيُنْفِقْ ذُو سَعَةٍ مِنْ سَعَتِهِ وَمَنْ قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُ فَلْيُنْفِقْ مِمَّا آَتَاهُ اللَّهُ
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngushtë nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu”. Et Talak, 7.
2. Behet fjalë për caktimin e Zotit dhe gjykimin e Tij. Pra, ka menduar se Allahu i Madhëruar nuk do të gjykoj atë gjë për Junusin, alejhi’s selam.
3. Domethënia e saj është formë pyetëseje e paramenduar që na del me kuptim: A mos po thoni se Junusi mendoi që Ne nuk kemi mundësi ta ndëshkojmë...?! Kurse parashtesa Elif që shërben për pyetje dhe e cila qe do të duhej t’i shtohej fjalës “Dhanne” (mendoi) është fshirë për të dalë fjalia sa më përmbledhshëm.
Këto mendime i ka përmendur Imam Kurtubiu në Tefsirin e tij.
Allahu e di më së miri!
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013