Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PAKUJDESIA

Hasani El Basriu e percolli nje xhenaze, dhe kur u afrua buze te varrit tha: Vertet per nje ceshtje ( dunjane),  qe fundi i saj eshte ky padyshimse duhet te pergaditet per te ne fillim te saj, dhe vertet nje ceshtjeje ( ahireti), qe fillimi i saj eshte ky patjeter se duhet t’i drohet fundi te saj”.
—————————————————————————————–
O Allahu im ! Na meshiro kur te na u shkaterrohen varret, kur te na u harrohen emrat e te mos permendemi më, kur te mos na permend më askush dhe kur te mos na vizitoje askush !
O Allahu im! Na meshiro kur te na pastrojne familja,
O Allahu im! Na meshiro kur te na veshin me qefin,
O Allahu im! Na meshiro kur te na bartin mbi supe….
Ishte kjo kaseta, e cila kalonte me shpejtesi ndersa une e percillja me vemendje duane e imamit . E ktheva prape kete dua…Nje here…dyhere..
Cdo gje qe e thoshte dhe lutej ishte e vertet…Jeta do te na ndahet…do te pastrohemi..do te vishemi ne qefina…pastaj do te vendosemi ne varr, nen toke dhe do te harrohet emri jone..
Por ai ze i shoqeruar me dro me beri te ndalem per nje cast dhe ta kthej kaseten per te treten here!
Motra ime ishte shembull i nje daije ( ftuese ne rrugen e Allahut s.w.t)  te zellshme. Perpiqej te kujdesesha per namaz, per ibadete…Perpiqej me cdo gje qe kishte…me fjale..me kaseta..me liber…
Nje dite prej ditesh hipi me mua ne veture dhe filluam te bisedojme…Ne te dalur prej vetures e le kete kaset ne kasetofon.Te nesermen dola duke nxituar…Pa menduar shume e leshova kaseten  duke mos ditur se cfare ka ne te.Si cdo here prisja ndonje melodi kenge,te cilat me pelqnin por deshti Allahu s.w.t qe te ishte kjo kaset…E degjova ne mengjes te asaj dite,pastaj prape ne mbremje dhe pas darkes…
E pyeta se cfare ishte ajo kaset te cilen e kishte vendosur ne veture..?
Me tha: A te pelqeu?
I thashe: Padyshim se po.
Nuk ishte zakon qe te pergjigjeja me kete zemergjeresi.
U gezua….E kishte nje liber ne dore,e la ne nje qoshe dhe filloi te me pyese: A te pelqeu zeri i imamit dhe kendimi i tij..?
Thashe: Po,gjithsesi.
Kjo pergjegje sikur ishte nje parathenie per nje bisede te gjate…Madje bisedat e tilla ishin te shpeshta…por kesaj radhe biseda ndryshonte shume.
Ne fund me tha: Do t’i lexoje ca rreshta te cilet i lexova pak me pare.”Kaloi Hasan El Basriu prane nje djaloshi, i cili  ishte ulur ne mesin e njerzve dhe ishte zhytur-fundosur ne te qeshur,e i tha:
O djalosh..A e ke kaluar siratin?
Tha: jo.
Tha: A e di se a do te shkosh ne Xhennet apo ne Zjarre?
Tha: jo.
Tha: Atehere c’eshte kjo e qeshur?!
Heshtem per pak caste, pastaj u kthye kah une dhe me tha: Deri kur kjo pakujdesi..?
—————————————————————————————–
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
2/12/2004,e enjte
Brunei Darussalam
Marre nga “Ez Zemenu El Kadim”,te Abdul Melik El Kasim,( permbledhja e pare e tregimeve), botimi i dyte 1417  Rijad,Saudi,f:13-16.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013