Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
U BO KIAMETI?!

Reagimet pas dështimit të “Natës së Seksit”, e cilësuar si test për matjen e nivelit të qytetërimit tonë, apo thënë më mirë edhe orientimit tonë, shpalosën atë që dihej por nuk thuhej. Është për të të habitur se si i madh e i vogël nga politika e mediat u çuan në këmbë, sikur ‘u bo kiameti’, vetëm pse një grup të rinjsh nuk pajtuan me atë që –me vend- e quajtën ‘turp’ për popullin tonë. U etiketuan me lloj-lloj emrash, por ajo që të binte në sy, ishte ‘ekstremistët’ që portali koha.net kishte zgjedhur për demonstruesit, ani pse përgjegjësinë e morën plisat, që konsideruan se kanë shënuar -me plot merita- një fitore kundër pisave. Sikur për çdo parregullsi dhe problem gishti për faj duhet t’i drejtohet myslimanëve?!!!
Personalisht, nuk kam pritur se nuk do të reagohet, vetëm se jo me këto përmasa, jo nga këto institucione dhe jo me këtë gjuhë e këtë logjikë. Në fakt, jam çuditur shumë si reagoi Ministria e Integrimeve dhe me çfarë arsyetimesh, sikur si dëshmi për aftësimin tonë për integrim duhet ta ofrojmë edhe pranimin e këtyre personave, mbrojtja e të drejtave të të cilëve –sipas disa mburravecëve- qenka krenari. Sikur që jam shokuar kur disa herë në deklaratën e ministrisë bëhet thirrje për mbrojtje të të drejtave, pavarësisht –ndërmjet tjerash- edhe fesë. Po refuzimi i vijimit të mësimit, të një drejte themelore, vetëm për shkak të vënies së shamisë mbi kokë, a nuk është shkelje?! A nuk po u përmbushka një standard edhe me respektimin e të drejtave të tyre?! A nuk po u dashka që Avokati i Popullit të çohet në këmbë dhe të shkojë tek shkollat ku i ndalojnë vajzat nga vijimi i mësimit?! A nuk po u dashka mediat dhe përfaqësuesit e huaj të reagojnë edhe për shaminë?! Nuk i kemi parë kurrë kaq të mllefosur dhe me kaq tone të ashpra. Sikur ne kosovarët nuk kemi asnjë problem tjetër përveç homoseksualëve dhe shtjellimit të temave që qenkan “tabu” tek ata që kanë natalitetin më të lartin në rajon?! Nuk qenka e drejtë e hoxhallarëve të merren me këto punë, të flasin kundër homoseksualëve, ndërsa ata paskan të drejtën që t’iu tregojnë hoxhallarëve se çka është dhe çka nuk është gjynah.
Evenimenti famëkeq nuk ka qenë i paralajmëruar kështu siç po krekoset sot për të në media e nga institucionet. Ka qenë më shumë e më keq se një promovim të themi i një numri reviste me tematikë erotike. Po kështu, reagimi i popullit nuk do të duhej të shihej apriori si frymë dhe hap denigrues, sikur që nuk do të duhej një populli me 96% myslimanë t’iu imponohet homoseksualizmi si standard.
Ne ndajmë mendimin se format e dhunshme të reagimeve janë të pavenda, por kurrë, askush, të mos pres se hoxhallarëve do t’ua imponoj t’i thonë hallall homoseksualizmit. Nëse në leksikonet e tyre për hoxhallarët dhe ligjërimet e tyre parashohin që ne të flasim kundër dukurive negative si vjedhja, korrupsioni, mashtrimi, ne, në radhë të parë gazetarët, do t’i porosisnim që tua bartin këto fjalë faktorit ndërkombëtar në Kosovë, që të merren me hajnat dhe le të përcaktojnë mirëqenien dhe stabilitetin në vend si standarde në vend të diskutimeve boshe për homoseksualët.
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013