Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DALLIMI NDËRMJET FIKHU-S-SIREH DHE FIKHU-S-SUNNEH

Burimi: http://www.islamweb.net
 
26 dhul-hixh-xhe 1428 / 5 janar 2008
 
Nr. i fetvasë: 103215
 
Kategoria: Mesadiru-l-Fikhi-l-Islamijjj
 
Pyetja: Cili është dallimi ndërmjet Fikhu-s-Sunnetit dhe Fikhu-s-Sires dhe a ka lloje tjera të Fikhut? Allahu ju shpërbleftë dhe për të mirën na bekoftë të gjithëve!
 
 
 
Përgjigja: Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
 
 
 
Sireja (biografia) e Pejgamberit, alejhi’s selam është pjesë e Sunnetit të tij. Imam Buhariu, librin e tij, që llogaritet më i sakti ndër përmbledhjet e haditheve, e quajti “El-Xhamiu-s-sahihu-l-musned min ehadithi Resulil-lahi sal-la Allahu alejhi ve sel-leme ve sunenihi ve ejjamihi” (Koleksioni autentik zinxhiror i haditheve, sunneteve dhe ditëve të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e ku Siren dhe betejat e të Dërguarit, alejhi’s selam i futi si pjesë të librit.
 
Por, disa dijetarë kanë përpiluar libra në Sire që i kanë emërtuar Fikhu-s-Sireh, si Gazali p.sh. që shkroi librin Fikhu-s-Sireh, ku solli ngjarjet dhe ndodhitë e famshme nga jeta e të Dërguarit, alejhi’s selam prej të cilave përfitoi këshilla dhe mësime, në mënyrë që në Fikhun e Daves (te kuptuarit thelbësor të saj) të jenë referenca.
 
Po kështu edhe Muhammed Seid el-Buti ka shkruar një libër me të njëjtin titull, në të cilin paraqet ngjarjet më të rëndësishme të Sires, për të nxjerrë më pas dispozitat juridike (fikhiste) që kanë të bëjnë me legjislaturën dhe mësimet që përfitohen nga rastet veç e veç.
 
Rezymeja me të cilën do të mund ta përmbyllnim përgjigjen është se librat e Fikhu-s-Sires kanë të bëjnë më shumë me biografinë e Resulullahit, alejhi’s selam, duke përfituar mësime dhe këshilla, e ndonjëherë edhe ndonjë rregull të Fikhut, derisa librat e Fikhu-s-Sunnetit trajtojnë çështje të fikhut dhe argumentet e tyre nga Sunneti (hadithet përkatëse) ndërsa nuk janë të veçanta për Siren – biografinë e Muhammedit, alejhi’s selam.
 
Allahu e di më së miri!
 
Përshtati: Sedat ISLAMI, 2011


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013