Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Misionet paqeruajtëse dhe Islami

Diskutimet për Islamin dhe përhapjen e tij shpeshherë kanë ngjallë edhe një debat rreth të drejtës së ndërhyrjes në vende të huaja. Ata që kundërshtojnë apriori Islamin, konsiderojnë se veprimet e tilla janë shkelje e të drejtave të njerëzve. Eshtë më shumë paragjykim, për shkak të qëndrimit të tyre (edhe armiqësor) ndaj Islamit, se sa një fakt që përkon me të vërtetën. Fanatizmi nuk verbon sytë, por mendjet dhe zemrat, de jo vetëm. Ky qëndrim reflekton edhe injorancën e tyre të thellë përkitazi me të vërtetat historike. Për të gjykuar për Islamin dhe historinë e tij, nuk duhet ta njohësh Islamin vetëm në kontekstin konceptual, por edhe në atë historik.

Ndonjëherë, interpretimi i së drejtës mund të bëhet për të justifikuar krimet. Sa shembull i bukur është rasti i intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe më 1999, i cili edhe është frymëzim për këtë shkrim. Jo të gjithë e vlerësojnë ndërhyrjen njëjtë. Kjo mbase shihet qatë nga deklarata që sot, me rastin e 14 vjetorit të fillimit të bombardimeve, kanë dhënë kryeministrat e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, misionin e NATO-s e vlerëson si mbështetës të lirisë, derisa ai i Serbisë, sikur edhe paraardhësit e tij, e vlerëson si agresiv ndërsa viktimat e tij si dëshmorë. Nëse i referohemi Kosovës, palës së viktimizuar, ndërhyrja është plotësisht humane, ngase janë larguar kriminelët dhe është garantuar siguria. Por, nëse pyesim palën serbe, viktimizuesit, ata do të ndihen si viktima për shkak të shkeljes së tyre për të sunduar me pjesët e (imagjinuara si të) tyre territoriale. Pra, iu është cenuar sovraniteti. Sigurisht, për palën ndërkombëtare, këto nuk kanë qenë prova për të justifikuar barbarizmin e serbëve. Koncepti mbi të drejtën është shtrembëruar nga pala serbe, është përmbysur, ndërsa nga NATO është demonstruar edhe një imazh i së drejtës, e që është intervenimi për garantimin e saj, gjë kjo që nga të gjithë, përveç në rastin e kriminelit, shihet si drejtësi.

Esenca e këtij punimi nuk ka të bëjë me tërheqje paralelesh ndërmjet Islamit dhe misionit të NATO-s, por është vetëm një rast dhe shembull për të dëshmuar se si ndërhyrja jo çdoherë është shkelje e së drejtës. E tash t’i kthehemi Islamit në kontekstin konceptual dhe historik për të parë se sa mjeshtërisht arrin që intervenimin e tij asnjëherë të mos e ndërtojë mbi shkeljen e së drejtës. Në Kur’an ka një citat (2:256) ku tekstualisht ndalohet imponimi i fesë. Kështu, sikur myslimanët tua impononin fenë e tyre njerëzve, atëherë gjëja e parë me të cilën do të ndesheshin do të ishte vet Libri i tyre, Kur’ani Fisnik, i cili nuk urdhëron një gjë të tillë. Myslimanët nuk kanë marrë përsipër mision të frymëzuar nga ide materialiste për të shfrytëzuar burimet dhe pasuritë e vendeve, jo, pasuria është e tyre dhe, edhe pas ndërhyrjes së Islamit, pasuria mbetet prapë e tyre. Muhammedi [alejhiselam] kur dërgoi përfaqësuesin e tij në Jemen, Muadh ibn Xhebeli, ndër tjera e porositi: “..lajmëroi për një pjesë e pasurisë, e cila merret nga të pasurit e tyre dhe iu kthehet të varfërve të tyre… ”(Buhariu: 4347) Qëllimi kryesor i Islamit ka qenë çlirimi i njerëzve nga robëritë. Rebi ibn Amiri kur u ftua nga Rustemi në rezidencën e tij prezantoi fuqishëm thelbin e misionit islam: “Ne jemi dërguar për të nxjerrë njerëzit nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve.” Kjo është kryefjala e misionit islam ndërsa të thuhet për Islamin se është përhapur me dhunë në kohën kur një pjesë e madhe e ithtarëve të tij janë nga vende që kurrë nuk ka shkelur këmbë ushtari mysliman, është shpifje. Në Indonezi, ku ka më shumë se dyqind milion myslimanë, nuk ka depërtuar kurrë asnjë ushtri myslimane. Islami është përhapur nëpërmjet thirrësve vullnetarë. Po kështu edhe në Kinë dhe në tërë Azinë Juglindore. Madje, në Kinë, është përhapur që në shek: VII h. (14 g.) ndërsa sot atje, sipas statistikave zyrtare, Islami është feja më e madhe. Në Kinë myslimanët llogaritet të kenë rreth 30.000 faltore, duke u bërë kështu komuniteti fetar më i madhi në vend.
Islami, për shkak të drejtësisë që ka aplikuar, ka qenë sistem që ka provokuar pozitivisht. Historia ka shënuar raste kur të krishterët e kanë pëlqyer Islamin, si sistem dhe administratë, më shumë se sistemet tjera, edhe pse ishin të dala nga feja e tyre. Orhan Muhammed Ali në librin e tij) përmend çlirimin e Selanikut më 1431 dhe një rast tejet interesant. Në kohën kur Murati II kishte hyrë në Selanik një delegacion i krishterë nga Janina, që ishin në sundimin e Italisë, për shkak të problemeve nën sundimin e tyre, kishin ardhur me vetdëshirë të kalonin në sundimin osman. (Revaië min et-tarih el-uthmanijj [Kryevepra të historisë osmane]: f. 32)

Historia ka shënuar edhe ngjarje tjera interesante ku është dëshmuar se pranimi i Islamit nuk është bëra nga dhuna por nga drejtësia islame. Muhammed Ebu Zehre duke folur për drejtësinë si karakter islam, merr shembull çlirimin e Samarkandit nga komandanti Kutejbe ibn Muslim. Ky i fundit nuk kishte përfillur metodologjinë islame, kështu që pa asnjë paralajmërim, kishte hyrë në Samarkand. Populli i qenë ankuar Halifes Omer ibn Abdul Aziz se komandanti i tij ky hyrë në vendin e tyre pa paralajmërim. Kur Halifeja vërtetoi se çështja qëndronte siç përshkruhej në ankesën e priftërinjve dhe murgjve, atëherë urdhëroi komandantin që ta lëshonte Samarkandin. Kur panë këtë drejtësi islame, një pjesë e madhe e tyre pranuan Islamin. (Ed-davetu ilet Islam [Thirrja në Islam]: 14-16)

Islamit duhet dhënë vendi i tij meritor për ta rikthyer paqen në këtë botë të trazuar!


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013