Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MËRZIA SHKAKTON VDEKJEN E HERSHME

Dijetarët perëndimorë nga dita në ditë i kthehen parimeve të fesë sonë të natyrshme dhe vërtetojnë se qenia në shërbim dhe ndihmë të njerëzve është rrugë e lehtë në shërimin e sëmundjeve të zemrës!
 
Sipas një studimi të ri (shkurt 2010), shkencëtarët e University College London kanë përfunduar me konstatimin se njeriu që ndien mërzi, është i pikëlluar dhe vuan nga monotonia, rrezikohet me vdekje dyfish më shumë se njeriu normal.
 
Studimi është kryer në 7.000 veta përgjatë 25 viteve të kaluara, dhe sipas shkencëtarëve, ata që kanë vuajtur nga mërzia e monotonia kanë jetuar më pak dhe kanë patur shëndet më të dobët, e në veçanti të zemrës.
 
Profesori Martin Shipley, drejtues i këtij studimi, potencon “Mënyra më efektive e largimit të monotonisë dhe pikëllimit prej këtyre pacientëve është t’i bëjmë të mendojnë për vuajtjet e të tjerëve dhe të punojnë e t’i ndihmojnë të tjerët ngase vetëm kështu do të arrijnë të kuptojnë vlerën e jetës dhe ëmbëlsinë e saj.”
 
Ajo që nënvizon Profesori ndër më të rëndësishmet është “përmbushja e nevojave materiale të skamnorëve.”
 
Shkencëtarët e kohës sonë kanë vërtetuar se mundësia e shërimit të sëmundjeve të zemrës nëpërmjet ndihmave dhënë të tjerëve është fakt i pamohuar, duke sqaruar se kur njeriu bëhet koprrac, ai nuk interesohet për të tjerët dhe as që i ndihmon.
 
Kështu, si shkak i monotonisë, ai bëhet më pak i rezistueshëm ndaj sëmundjeve të zemrës, ngase jeta ka humbur kuptimin dhe qëllimet e saj. Kësisoj, e tërë kjo reflekton negativisht në shëndetin e tij.
 
Vëllezër për hire të Allahut!
 
Shikoni se si perëndimi thërret në solidaritet dhe ndihmë reciproke në mënyrë që të ruhet shëndeti, kurse neve, i dashuri ynë, Muhammedi, alejhi’s selam, një gjë të tillë na e mësoi para plot 14 shekujve. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
 
“الْمُسْلِمُ أَخُو الْمُسْلِمِ لَا يَظْلِمُهُ وَلَا يُسْلِمُهُ مَنْ كَانَ فِي حَاجَةِ أَخِيهِ كَانَ اللَّهُ فِي حَاجَتِهِ وَمَنْ فَرَّجَ عَنْ مُسْلِمٍ كُرْبَةً فَرَّجَ اللَّهُ عَنْهُ بِهَا كُرْبَةً مِنْ كُرَبِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَمَنْ سَتَرَ مُسْلِمًا سَتَرَهُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ
 
Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi dhe as nuk e të vetëm (pa përkrahje). Kush i gjendet vëllait në rast nevoje, edhe Allahu i gjendet atij; kush ia largon një brenge muslimani, Allahu atij do ia largoj për hire të saj një brengë të Ditës së Kiametit; e kush e mbulon të metën e vëllait në këtë botë, atij Allahu do ia mbuloj të metat në Ditën e Kiametit” Transmeton Imam Muslimi.
 
A nuk ndaleni pak të shpalosim urtësitë e këtij hadithi madhështor! A nuk shihni se si na mëson për virtyte dhe vlera, të cilat shumë saktësisht janë përshkruar si bar dhe ilaç i sëmundjeve bashkëkohore, si pesimizmi, monotonia, depresioni, etj.
 
Kjo edhe për faktin se psikologët mbrojnë idenë se rruga më e lehtë e realizimit të lumturisë, komoditetit, mirëqenies, harmonisë dhe rehatisë shpirtërore është të punosh për të tjerët. Allahu ndaloi robërit e Tij nga pesimizmi dhe simotrat e tij:
 
“وَاصْبِرْ وَمَا صَبْرُكَ إِلَّا بِاللَّهِ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ * إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ
 
Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata! 128. S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.” en-Nahl, 127-128.
 
Këto ajete janë shërim i pikëllimit dhe dëshpërimit ngase besimtari ndien afërsinë e Allahut, respektivisht ndihmës dhe përkujdesjes së Tij, në çdo moment.
 
Vëlla!
 
A nuk do të fillosh me mua qysh tani, nga ky moment, që të jesh në shërbim të vëllezërve?!
 
A do t’ia mbulosh vëllait të metën?
 
A do ta ndihmosh një të varfër, të afërm apo të largët ta paç, për hire të Allahut?
 
Nëse do jetë të lumtur në këtë botë dhe shpëtim në Ahiret, atëherë eja, mos hezito, eja dhe ndihmo të tjerët!
 
Shansi është në duart tua!
 
Burimi i të dhënave të autorit:
 
http://www.telegrap h.co.uk/health/ healthnews/ 7187812/You- really-can- be-bored- to-death- study-shows. html
 
Burimi i artikullit:
http://www.kaheel7. com/ar/index. php?option= com_content&view=article&id=171:2010- 07-07-13- 48-09&catid=40:2010- 02-02-19- 17-11&Itemid=67
 
Përshtati në shqip:
Sedat Islami
 
7.7.2010, Vushtrri.
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013