Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MBI PASTËRTINË NË ISLAM

PASTËRTIA ËSHTË GJYSMA E BESIMIT
 
Pastërtia është prej gjerave te rëndësishme, me te cilat e adhurojmë Allahun, sepse është kusht për pranimin e shume ibadeteve...
Pastërtia ne Islam ka pozite te larte, ajo ne raport me besimin është sikurse gjysma ne raport me tërësinë.Ebu Malik El Ensariu rrëfen se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" الطُهور شطر الإيمانPastërtia është gjysma e besimit".(Muslimi)
Qellim me pastërtinë ne këtë hadith nuk përkufizohet vetëm ne pastërtinë shqisore por përfshin edhe atë kuptimore, sepse besimi është besim dhe pune, pastaj qendra e besimit është zemra dhe ne mënyrë qe te zë vend ne zemër dhe t'i lëshojë rrezet e tij, patjetër duhet te jete kjo zemër e pastër prej çdo gjeje qe ia njollose çiltërsinë dhe siç thonë"التخلية مقدمة على التحلية Zhveshja apo pastrimi nga gjerat e këqija është me prioritare sesa zbukurimi.
Puna ka te beje me gjymtyrët e trupit, te cilat janë te urdhëruara me ca pune dhe janë te ndaluara nga ca pune, dhe bërja e punëve te mira është  zbukurim ndërsa braktisja e punëve te këqija është pastërti apo zhveshje. Andaj muslimanit i mbetet, qe se pari t'i zhvesh gjymtyrët nga mëkatet sepse kështu mund ta arrije gjysmën e besimit, pra mendojeni këtë!
 
DOMETHËNIA E PASTËRTISË TEK DIJETARËT
 
Pastërtia tek dijetaret e fikut (jurisprudencës islame) e ka domethënien e: Largimit te papastërtisë (nevojës se madhe te vogël fiziologjike) dhe largimin e ndytësirës.
Sa i përket llojit te pare,pastërtia behet me abdes dhe gusell,ose ajo qe mund te jete si zëvendësuese e tyre ne raste specifike,si Tejemmumi.
Ndërsa pastërtia e llojit te dyte, nënkupton pastrimin e ndyrësirave, te cilat ndytin rrobat, vendin, trupin, etj.
UJI ME TE CILIN LEJOHET PASTRIMI
Lejohet pastrimi me çdo lloj uji, qe zbret nga qielli ose buron nga toka, i ëmbël apo njelmët qofte, me kusht qe te mos i ndryshohet ngjyra, shija dhe era e tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala," وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً طَهُوراًNe lëshuam prej qiellit ujë të pastër."(Furkan 48)
Nga Ebi Umame transmetohet se Pejgamberi ka thënë"إن الماء طهور,إلا إن تغير ريحه أو لونه أو طعمه,بنجاسة تحدث فيه Uji është i pastër, përveç nëse për shkak te ndonjë ndyrësire ndryshojnë era, ngjyra dhe shija e tij.(Bejhekiu)
Dijetaret e hadithit apo hadithologet janë dakorduar për pjesën e pare te hadithit, pra pjesën "Uji është i pastër" ndërsa pjesën e mbetur, ne aspekt te zingjirit te transmetuesve, senedit, e kane cilësuar si te dobët, edhepse te gjithë janë dakorduar për domethënien e tij. Te gjithë gjykojnë me pastërti ujin, te cilit nuk i janë ndryshuar njëra prej cilësive te lartpërmendura.
 
XHUNUBI NËSE E FUT DORËN NE UJË NUK E N TE PAPASTËR
 
Disa njerëz mendojnë se nëse xhunubi e fut dorën ne ujë e bën te papastër dhe se gruaja, e cila është lehone apo me ciklin mujor, nëse e fut dorën ne ujë e bën te papastër. Kjo nuk është e vërtetë, sepse xhunubi mysliman, ne te vërtetë nuk është i papastër dhe derisa dora dhe tere gjymtyrët tjera te trupit janë te pastra nga ndyrësirat shqisore, atëherë ai është i pastër. Pokeshtu edhe lehonia apo ajo qe e ka ciklin mujor, përveç gjymtyrëve, te cilat i ka përshkuar gjaku, te gjitha gjymtyrët tjera i ka te pastra.
Ibni Abbasi rrëfen se një grua e Pejgamberit, Alejhi selam, ishte pastruar nga një vazo uji dhe kur Pejgamberi dëshiroi te marre abdes prej atij uji tha "O i dërguari i Allahut! Unë isha e papastër. Tha"إن الماء لا يجنب Uji nuk behet xhunub".(Ahmedi)
Ebu Hurejre rrëfen se si e kishte takuar atë Pejgamberi ne një rruge te Medinës, duke qene ai xhunub. Kishte ikur prej Pejgamberit,Alejhi selam, qe te mos e takoje. Shkoi u pastrua dhe erdhi. I tha Pejgamberi"Ku ishe o Ebu Hurejre? Tha: Isha xhunub dhe urreva të të shoqërojë duke qene ne një gjendje te tille. Tha: سبحان الله ! إن الممن لا ينجس Subhanallah! Muslimani nuk behet i papastër.(Sahih, e transmetojnë grupi).
Ne hadith sahih qëndron se Aisheja, nena e besimtareve, ka thënë"Me urdhëroi Pejgamberi qe t'i sjell diç prej xhamisë. Thashë: Unë jam me menstruacione. Tha: Menstruacionet nuk janë ne doren tende.
 Ne baze te këtyre dhe haditheve tjera, vërtetohet mendimi i xhumhurit (shumicës) se dijetareve se uji nuk ndotet me vënien e dorës se xhunubit, lehonës apo gruas me menstruacione ne te…
 
EDUKATA E KRYERJES SE NEVOJËS
 
Islami ka parapare norma dhe parime edukative për kryerjen e nevojës fiziologjike, me praktikimin e te cilave ngritet njeriu nga një grade e ulet ne një grade te larte, nga një edukate e ulet ne një edukate te larte…Prej këtyre parimeve veçojmë:
1-      Kryerja e nevojës larg njerëzve dhe fshehja prej tyre. Kryerja e nevojës ose behet ne shkretëtire, vend malor apo fushor, ose behet ne toilet. Nëse gjendesh ne shkretëtirë, atëherë shko larg njerëzve dhe fshihu prej syve te tyre, ne mënyrë qe te mos shohin dhe te mos e ndiejnë erën e pakëndshme, sepse kështu vepronte Pejgamberi Alejhi selam. Xhabir Bin Abdil-lahu transmeton"خرجنا مع النبي صلى الله عليه و سلم في سفر فكان لا يأتي البراز (أي المكان الذي يقضي فيه الحاجة) حتى يغيب فلا يُرى Morrem rruge me Pejgamberin,Alejhi selam, dhe nuk ka ndodhur te shkonte për nevoje ne ndonjë vend e te mos fshihej prej nesh dhe te mos dukej".(Ibni Maxhe)
2-      Istiadheja([1]) para uljes për kryerjen e nevojës. Nëse dëshiron ta kryesh nevojën tende thuaj para se te hysh ne  toilet"اللهم إني أعوذ بك من الخبث و الخبائث O Allahu im! Kërkoj mbrojtje nga hubuthi (shejtanet mashkuj) dhe habaithi (shejtanet femra)". Ndërsa nëse je ne ndonjë vend fushor, atëherë këtë dua e thua para se t'i zhveshësh rrobat.
3-      Mos shkuarja ne vendet e tilla me sende te mbishkruara me ajete kur'anore, qofte mus'haf, unaze, përveç nëse ka frike se do t'i vidhet.
4-      Te urrejturit e kryerjes se nevojës ne rruge apo hije, sepse është vend, ne te cilin zakonisht pushojnë njerëzit. Pastaj njeriu, i cili e bën një gjë te tille është i mallkuar dhe i urrejtur prej njerëzve. Ka thene Pejgamberi Alejhi selam"اتقوا اللاَعنَين! قالوا: و ما الللاعنان يا رسول الله صلى الله عليه و سلم ؟ قال:الذي يتخلى في طريق الناس و ظلهم Frikësojuni dy mallkuesve! Thane: Po kush janë dy mallkuesit o i dërguari i Allahut? Tha: Ai qe kryen nevojën ne rrugën dhe hijen e njerëzve".(Muslimi dhe Ahmedi)
5-      Urrejtja e urinimit ne banjë, përveç nëse banja ka edhe vendin e veçante për urinim dhe është i sigurte nga stërpikat e urinës se tij. Thotë Pejgamberi Alejhi selam"Le te mos urinoje askush ne banjën e tij pastaj te marre abdes aty sepse shumica e vesveseve janë prej saj".(Muslimi dhe te tjeret).
6-      Urrejtja e urinimit ne ujin e palëvizshëm, i cili nuk lëviz.Pejgamberi ndaloi urinimin ne te,ne mënyrë qe te kenë njerëzit dobi prej tij.Xhabiri transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka ndaluar te urinohet ne ujin e palëvizshëm".(Muslimi).
7-      I urrehet muslimanit urinimi ne këmbë, sepse kjo bie ndesh me edukatën, burrërinë dhe zakonet e mira. Pejgamberi njëherë urinoi ne këmbë, ne mënyrë qe tua tregoje njerëzve se ne gjë e tille është e lejuar. Ka thënë Hudhejfe Jemani transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ishte afruar pranë disa hedhurinave dhe kishe urinuar ne këmbë. U largova prej tij (por pasi e kreu) me tha:Afrohu! U afrova dhe qëndrova tek thembrat e tij ndërsa ai morri abdes dhe iu dha mes'h mesteve".(Buhariu,Muslimi dhe te tjerët) Aisheja,gruaja e Pejgamberit dhe nena e besimtareve,mohonte te ketë urinuar Pejgamberi ne këmbë.Thoshte: Kush iu thotë se Pejgamberi ka urinuar ne këmbë mos i zëni bese,sepse ai nuk urinonte përveçse ulur".(Muslimi dhe te tjerët). Thënia e Aishes nuk bie desh me hadithin e Hudhejfes, sepse ajo e ka thënë atë qe e ka ditur. Hadithi i Hudhejfes përcakton lejim por nuk e mohon mundësinë e urrejtjes se një vepre te tille meqë edhe ashtu shume rralle e ka bere Pejgamberi Alejhi selam apo e ka bere vetëm këtë radhe.
8-      Ruajtja nga stërpikët e urinës, sepse stërpikat janë ato qe shkaktojnë ndëshkimin ne varr. Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi kishte kaluar pranë dy varreve dhe kishte thënë "Vërtetë këta te dy janë duke u ndëshkuar por jo për ndonjë mëkat te madh. Sa i përket njërit nuk ruhej prej stërpikëve ndërsa tjetri bartte fjale".(E transmetojnë grupi).
9-      Ndalimi i kthyerjes me fytyre apo shpine drejt Qabese. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi ka thënë"Kur ndokush prej jush te ulet për ta kryer nevojën e tij le te mos kthehet drejt Qabese, as me fytyre dhe as me shpine".(Muslimi dhe Ahmedi). Kjo ndalese e cekur ne hadith, a është vetëm urrejtje apo është ndalese e prere, a është ndalesa e përgjithshme për te gjitha vendet apo vetëm për banoret e shkretëtirës, ose është e veçante për mekkasit, ose me konkretisht për atë, qe e shef Qabene dhe ne mes tij e saj nuk ka perde apo ndonjë pengese? Dijetaret rreth kësaj çështje kane polemizuar shume. Shevkani ka cekur bukur gjate mendimet e dijetareve rreth kësaj çështjeje ne librin e tij te shtrenjte" Nejlul Evtar". Ajo qe mua me duket se është me e vërtetë se ndalesa është  për atë, qe kryen nevojën duke mos patur mes tij dhe Qabese pengese. Ndërsa ai qe kryen nevojën ne toilet besoj se nuk ka ndalese për te, qofte me fytyre apo shpine drejt Qabese, edhe pse i preferohet te mos drejt saj. Për këtë argumenton hadithi i Buhariut dhe Muslimit nga Ebu Ejjub El Ensariu se Pejgamberi ka thënë "Kur te shkoni ne toilet mos u drejtoni me fytyre dhe as mos ia ktheni shpinën Qabese por kthehuni djathtas (kah lindja) ose majtas (kah perëndimi)". Ndoshta sekreti i kësaj ndalese qëndron pikërisht ne shenjtërimin e Qabese ne zemrat e myslimaneve keshtuqe nuk iu kthehen me fytyre dhe as nuk ia kthejnë shpinën, përveç nëse mes tyre e saj ka ndonjë pengese, qofte mur apo diç tjetër. Allahu e di me se miri!
10-              Istinxhaja, e cila nënkupton pastrimin e organit përkatës pas nevojës përkatëse me ujë, gurë e te ngjashme. Pastrimi me gurë quhet Istixhmar ose Istibra'. Dispozita e pastrimit te tille është e obliguar sepse ndyrësira ka përshkuar disa pjese te trupit dhe se largimi i ndytesires nga trupi apo rrobat është obligim. Muslimani duhet t'i pastroje organet përkatëse me dorën e majte, përveç nëse nuk ka tjetër rrugëdalje atëherë i lejohet ta përdorë dorën e djathte. Dora e djathte nuk është caktuar per pastrim sepse ajo zakonisht përdoret për vepra te pastra, si: ngrënia, pirja, shkrimi, etj.([2])
 
 
 
 


[1]Te thuash: Eudhu Bil-lahi Minesh Shejtanirr-Rraxhim-Kerkoj nga Allahu mbrojtje prej djallit te mallkuar

[2]Marre nga"Ahkamul Meridi Fit tahareti Ves Salati" te Shejh Bin Bazit ,f:6-25, ndërsa tema ne fjale është vetëm parathënia e librit, te cilin e ka shkruar Ali Ahmed Abdul Al Et Tahtavi.

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

9/2/2005,e mërkurë

Brunei Darussalam

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013