Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NA QETËSO ME NAMAZ!

Abdul Kajjum Es Suhejbani
 
Falënderimi i takon Allahut, Subhanehu ve teala, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi te dërguarin tone, Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, më pas:
Ne hadith qëndron" قم يا بلال فأرحنا بالصلاة " Ngritu o Bilal dhe qetësona me namaz".
Pas përpjekjes se mundimshme dhe lodhjes se madhe, ka nevoje për qetësi dhe pushim, te cilën e kërkonte ne namaz" Na qetëso me namaz"…
Ai (Pejgamberi,Alejhi selam) aty e gjente qetësinë, rehatinë dhe pushimin. Hyn ne namaz dhe i harron brengat e dunjase, largohet nga mundimet e saja; ai e zbraze zemrën e tij nga çdo gjë vetëm e vetëm për te biseduar me Zotin e tij, keshtuqe, ne zemrën e tij nuk mbetet vend për derte dhe brenga te dunjase.
Ai gjente rehati sepse zemra e tij ishte mbushur me dashuri, respekt dhe madhërim për Allahun,Subhanehu ve teala.
Mu për këtë ai dëshironte te flasë me Zotin e tij, sepse këtu e gjente kenaqesine e shpirtit, forcën e zemrës, gjerësinë e gjoksit, largimin e brengës dhe eliminimin e pikellimit.
Falësi i namazit qëndron para Allahut, Subhanehu ve teala, flet me Zotin e tij, e kur ta pastroje zemrën e tij për bisede me Zotin e tij, t'ia jap namazit hakun e tij, ta përsos drone-përkuljen gjate namazit dhe ta mbush zemrën e tij me dashuri, respekt dhe madhërim për Zotin e tij, ai kur ta kryeje namazin do te vërejë lehtësi ne shpirtin e tij, do te ndieje se barrët i janë larguar, do te gjeje gjallëri, qetësi dhe rehati ne shpirt, saqë do te dëshironte te mos ndahej prej namazit, sepse namazi është qetësim shpirtëror i tij, është begati e shpirtit te tij, është parajse e zemrës se tij, është pushimore ne dunja…
I tilli ndien se është ne një burg te ngushte derisa te hyje ne namaz, me te cilin qetësohet e jo pas kryerjes se te cilit qetësohet.
Te dashurit thonë: Falemi qe te pushojmë me namazin tone, siç pate thënë prisi dhe shëmbëlltyra e tyre, Pejgamberi Alejhi selam "O Bilal! Na qetëso me namaz! , e nuk i tha" Qetësona prej tij"( dtth: jepi fund qe te pushojmë pas namazit S.I).
Pejgamberi ne një rast tjetër kishte thënë"…ndërsa rehatia shpirtërore me është bere ne namaz".
Atij qe rehatia shpirtërore i është bere ne namaz, si mund te ndieje rehati jashtë tij, si ka force te ndahet prej tij?!
 
SHEMBUJ TE ARTE NGA NAMAZI I SELEFIT
 
Ne vijim do te sjellim disa peizazhe, te cilat na pasqyrojnë namazin e muslimaneve te pare, ne te cilat vërehet qarte kënaqësia shpirtërore, te cilën e gjenin ne namaz.
Prej tyre kishte qe e zgjatnin namazin çuditshëm. Kjo tregon se ata gjenin qetësi dhe rehati te madhe, kënaqësi dhe gëzim te madh, prehje dhe pushim te këndshëm…Do te dëshironte te mbetej ne këtë gjendje tere kohen e tij!
Namazi i gjate -nëse behet me vullnet te lire dhe jo për syefaqesi- është argument se falësi ka gjetur ne te kënaqësi dhe begati te madhe, sepse ne te kundërtën nuk do ta ilustronte namazin e tij me këtë përshkrim, ngase njeriu nga gjerat qe e mërzisin dhe deshperojne, çdoherë nxiton te largohet prej tyre.
Është rrëfyer se Ibni Zubejri kishte bere një rekat, te cilën nuk e kishte perfunduar derisa kishte lexuar suren Bekare, Ali Imran, Nisa dhe Maide.
Ka thënë Ali Bin Fudejli : E kam pare Thevriun te këtë bere sexhde,prej se cilës nuk ishte ngritur derisa numërova gishtërinjtë 49 here.
Ka thënë Ibni Vehbiu"E kam pare Thevriun ne Harem (Meke) pas namazit te akshamit.U fal pastaj beri sexhde, prej se cilës nuk u ngrit derisa hyri koha e jacise.
Ka thënë Abdan El Ehvaziu"Nuk faleshim pas Hedbes,për shkak se e zgjaste namazin shume.Gjate rukuse (përkuljes) dhe sexhdes (përuljes) bënte tesbih me shume se 30 here.
Ka thënë Ebu Beker Bin Ajjash"E kam pare Habib Bin Ebi Thabitin duke bere sexhde.Po ta shihje do te thoshe se është i vdekur ( prej sexhdes se tij te gjate)
Ka thënë Ebu Kutni" Nuk me ka ndodhur ta shoh Shu'ben duke bere  sexhde e te mos them: Ka harruar se është ne namaz,dhe as ne mes sexhdeve e te mos mendoje se ka harruar se është ne namaz.
Talik Bin Habibi nuk e bënte rukun ne namazin e tij derisa këndonte nga Bekareja gjer ne suren Ankebut.Thoshte: Kam dëshirë te falem derisa te ankohet shpina ime.
Prej tyre kishte qe kur hynte ne namaz i drohej-përulej zemra,i ngriheshin (qetësoheshin) gjymtyrët,saqë ndokush qe e shihte mendonte se është statuje,madje zogu mendonte se falësi është mur, keshtuqe nga qetësia e tij e madhe ne namaz,ndalej dhe pushonte ne shpinën e tij.
Kjo qetësi padyshim se është argument për rehatinë, te cilën e gjente falësi ne namazin e tij,sepse po te mos gjente rehati nuk do te qetësohej kështu,madje njeriu kur është ne një gjendje qe nuk ndien qetësi,atëherë lëvizjet,kthyerja majtas-djathtas dhe veprimet i shtohen shume.
Ka thënë Thabit El Benani"Kaloja pranë Abdullah Bin Zubejrit,i cili falej pas mekamit (vendit te Ibrahimit a.s ne Qabe),dhe thuajse ai ishte tra i ngulitur,qe fare nuk lëviz.
Ka thënë Jahja Bin Vethabi" Ibni Zubejri kur bënte sexhde,zogjtë uleshin dhe pushonin ne shpinën e tij,fluturonin e ktheheshin, dhe nuk e shihje përveç se si një mur te shtrembëruar.
Ka thënë A'meshi"Ibrahimi kur bënte sexhden ta merrte mendja se është mur;vinin zogjtë dhe zbritnin ne shpinën e tij.
Është thënë se "Anbes Bin Ukbeja kur bënte sexhden vinin zogjtë dhe uleshin ne shpinën e tij,duke e menduar si një mur te shtrembëruar.
Muslim Bin Jesari kur falej ngulitej sikur te ishte tra,nuk anonte as këndej e as andej.Është thënë se kur falej ta mirrte mendja se është rrobe e hidhur.
Prej tyre kishte qe kur hynin ne namaz preokupohej vetëm me te duke harruar tere ata qe i ka përreth,saqë nuk vërente se çfarë ndodhte ne prani te tij,sadoqe te këtë qene e madhe ajo.
Kur dashuria e një personi shtohet për diç,ai padyshim se preokupohet me te,saqë ndodhe ta harroj edhe veten e tij.A nuk ke dëgjuar se si prenë duart gratë e qytetit kur e panë Jusufin" فلماَّ رأَيْنَهُ أكْبرنه وقطَّعْن أيديَهُنََّّ"… Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre..."( Jusuf 31)
Ato u mahniten nga bukuria e tij, keshtuqe prenë duart e tyre duke mos ditur fare se çfarë po bënin.
Prej falësve ka qe gjejnë kënaqësi ne namazin e tyre,e cila i bën t'i harrojnë te gjitha gjerat afër tyre.
Prej tyre kishte qe nuk ndiente se ne prani te tij ndodhi diç, prej tyre kishte qe e ndienin këtë por nuk çanin kokën për te, pothuajse ai fare nuk e kishte ditur…Kjo padyshim se ka qene rezultat i prezencës se madhe te tij ne namaz dhe mosinteresimit për gjerat tjera.
Kane përmend disa se një guri i Katapultes (mjet i vjetër luftarak) kishte rene ne ballkonin e xhamisë,e prej ballkonit kishte rene ne mjekrën e Zubejrit,i cili ishte ne këmbë duke u falur.Kjo nuk e largoi Zubejrin prej vendit te tij, nuk ia ndërpreu leximin e Kur'anit,nuk ndikoi qe ai ta bënte rukune me shkurt sesa qe e bënte ne gjendje normale;ai kur falej, falej me tere qenien,ai gjate namazit nuk preokupohej me diç tjetër.
Transmetohet se derisa Zubejri një dite falej,ra prej plafonit një gjarpër,i cili e thumboi djalin e tij, Hashimin, ne bark. Bërtitën gratë, u krijua tollovi ne shtëpi, u tubuan ta mbysin gjarprin…Shpëtoi Hashimi dhe e mbyten gjarprin. Tere këtë e bën ndërsa Zubejri ishte ne namaz, duke mos u kthyer dhe duke mos ditur se çfarë i ndodhi birit te tij, Hashimit, derisa dha selam dhe e përfundoi namazin.
Ka thënë Mejmun Bin Mehrani"Nuk me ka ndodhur ta shoh Muslim Bin Jesarin duke u kthyer andej e këndej ne namazin e tij kurrë.U shkatërrua një pjese e xhamisë ndërsa Muslimi ishte ne te duke u falur.U frikësuan njerëzit qe ishin ne treg,sepse ai ishte ne xhami. Por, ai nuk kishte lëvizur fare, nuk ishte kthyer as andej e as këndej. Kur doli njerëzit ia uronin shpëtimin ndërsa ai i çuditur thoshte "Unë nuk di se çfarë ka ndodhur.
Transmetohet se shtëpia e Muslim Bin Jesarit ishte ndezur flake dhe ishte shuar ndërsa ai falej.Kur i treguan për këtë tha: Për Zotin! Unë nuk kam ndier asgjë.
Prej tyre kishte qe ne namaz e goditte ndonjë dhimbje e madhe ndërsa ai nuk kthehej fare,por e vazhdonte namazin e tij. Kënaqësia e namazit e kishte shoqëruar dhimbjen e tij dhe ishte bere sikur te mos këtë ndier asgjë.
Një Ensar ( Medinas i vjetër-Shok i Pejgamberit,Alejhi selam,) gjate një beteje kishte filluar te falej natën.E gjuajti një politeist me një shigjete,te cilën e nxori dhe filloi te falej.E gjuajti me shigjetën e dyte,te cilën prape e nxori dhe filloi te falej.E gjuajti me te treten dhe prape veproi si ne dy herët e para.Pas pak e diktoi këtë shoku i tij, dhe kur pa gjakun tha: I Lartësuar Qofsh O Allah! Perse nuk më dhe shenje qysh ne fillim kur te goditi? Tha: Isha duke e lexuar një sure, te cilën nuk desha ta ndërprisja.
Shiko vëlla se si beri durim ndaj këtyre shigjetave,shiko se si përballoi dhimbjet e plagëve,shiko se edhe pse i ndodhen këto gjera,zemra e tij nuk kishte force ta braktiste leximin e asaj kaptine...
Çfarë kënaqësie gjen ky njeri ne namaz?! Çfarë gëzimi e qetësie gjen ne namaz?! Harroi me namaz lodhjen e udhëtimit, mundimet e rrugës dhe dhimbjet e shigjetave.
Behu kureshtar për persosmerine e namazit tënd,plotësimin e drose-përuljes ne te,qe ta gjesh knaqesine dhe rahatinë!
Namazi nuk do te jete rehati për ty përderisa ta falesh ashtu siç je urdhëruar;me dro, qetësi dhe vëmendje te plote " وإنَّها لكَبِيرَةٌ إلاَّ عَلَى الْخاشِعِينَ "… Vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)..."( Bekare 45)
Ai qe ka dro ne namaz, atij namazi i vie lehte, është i dashur tek ai, ndërsa te kundërtit, namazi i vie rende,ne te cilin nuk gjen rehati dhe as gëzim.
O Allahu ynë! Na begato me dro ne namaz dhe bëre atë qetësi shpirtërore për ne!
Përshtati : Sedat Gani Islami
12/1/2005,e mërkurë
Brunei Darussalam
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013