Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KATËR IMAMËT DHE NAMAZI I TYRE

Ebu Hanife dhe namazi i tij
 
Prej njerëzve, namazin dhe devotshmërinë e te cilëve e regjistroi historia, është edhe imami i njohur, fekihu i ummetit, Ebu Hanife Nu'man bin Thabit Kufiu.
Ishte prej atyre qe falnin namaz shume dhe i luteshin Allahut, Subhanehu ve teala vazhdimisht.
Ebu Xha'fer El Mensuri e kishte dërguar ne Bagdad nga Kufeja qe ta ushtronte postin e Kadiut por kishte refuzuar dhe ne vitin 150 h kishte vdekur ne burg.
Transmetohet te këtë thënë Omer Bin Esedi" Ebu Hanifeja, Allahu e paste mëshiruar, e ka falur namazin e jacise dhe sabahut me një abdes te vetëm dhe këtë për dyzet vite me radhe.
Abdul Hamid El Hammani ka thënë" E kam shoqëruar Ebu Hanifen 6 muaj dhe nuk me ka rene ta shoh ta ketë falur sabahun përveçse me abdes te jacise. Çdo nate,ne kohen e syfyrit e bënte hatme (lexonte) tere Kur'anin.
Ka thënë Ebu Asim En Nebil" Ebu Hanifeja quhej shtylle për shkak te namazit te tij te shumte".
Imam Ebu Jusufi, nxënësi i tij, rrëfen se si njëherë ai dhe Ebu Hanifeja kishin qene duke ecur se bashku kur disa njerëz kishin thënë "Ja ky është  Ebu Hanifeja, i cili nuk flenë natën (por falet). Atëbotë kishte thënë Ebu Hanifeja "Pasha Allahun!Nuk do t'ia lejoje vetes sime, qe te flitet diç për mua ndërsa unë nuk e bej atë, keshtuqe filloi ta ngjallte natën me namaz, lexim te Kur'anit dhe me dua.
Ka thënë El Kasim Bin Ma'ni" E kam pare Ebu Hanifen kur u ngrit dhe u fal tere natën. Falej dhe e përsëriste ajetin "  بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَى وَأَمَرُّPor jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.(Kamer 46), pastaj qante dhe kërkonte falje derisa thirrej ezani për namazin e sabahut".
Kane thënë disa te tjerë "Falej Ebu Hanifeja natën dhe qante. I ndihej te qarit jashtë keshtuqe fqinjte binin rahmet mbi (kërkonin mëshirë për) te. Është vërtetuar se ne vendin,ne te cilin ka vdekur e ka bere Kur'anin 70.000 here hatme ( e ka lexuar te tërin).
Ka thënë Museiir Bin Kidami" Hyra e xhami dhe pashe se një njeri falej. Me tërhoqi zëri i tij. Lexoi ne rekatin e pare 1/7 e Kur'anit pastaj vazhdoi 1/3 pastaj gjysmën dhe nuk u ndal se lexuari derisa e përfundoi tere Kur'anin ne një rekat te vetme. Shiqova kur ja ai ishte Ebu Hanifeja.
Ka thënë Harixhe Bin Mus'ab "Katër imame e kane përfunduar Kur'anin ne një rekat te vetme"Utman Bin Affan, Temim Ed Darijj, Seid Bin Xhubejr dhe Ebu Hanife".
 
Imam Maliku Dhe Namazi I Tij
 
Imam Maliku, imami i Vatrës se Hixhretit, argumenti i ummetit, besnik, fekih dhe njeri prej katër imamëve te njohur.
Ka thënë Evzaiu: Maliku është dijetari i dijetareve, është muftiu i Haremejnit ndërsa Ibni Meini ka thënë: Maliku është prej argumenteve te Allahut,Subhanehu ve teala tek krijesat e Tij. Vdiq me 179 h.
Ka thënë Ebu Mus'abi "Maliku ne namaz vullnetar e zgjaste rukune dhe sexhden. Kur ndalej për t'u falur behej sikur te ishte tra i thare; nuk lëvizte asgjë prej tij. Kur u godit nga një sëmundje i thuhej: Po ta shkurtoje pak namazin tënd. Kishte thënë: Çdo kush kur te bej diç duhet ta bej ne formën me te mire, sepse Allahu,subhanehu ve teala, ka thënë"ليبلوكم أيكم أحسن عملا…për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë…(Mulk 2).
Vajza e tij,Fatimeja, rrëfen se Maliku çdo nate falej ndërsa natën e se premtes falej tere natën.
Ka thënë Mugireja" Një nate kur njerëzit flinin dola dhe kalova pranë Malik Bin Enesit, i cili ishte ngritur për t'u falur. Pasiqë e lexoi Fatihane, filloi ta lexoje kaptinën Tekathur derisa arriti te ajeti" ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ النَّعِيمِ Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dunjas).(Tekathur 8). Kur arriti tek ky ajet qau shume, e përsëriste dhe qante.Kjo qe ua thashë me pengoi te dal e ta kryeje punën për te cilën u nisa prej shtëpie keshtuqe mbeta pas tij ne namaz ndërsa ai e përsëriste këtë ajet derisa hyri koha e sabahut.Kur erdhi koha e sabahut beri rekatin ndërsa unë shkova ne shtëpi.Morra abdes dhe u ktheva prape ne xhami kur ja Imami ishte ne mexhlisin e tij,njerëzit e kishin rrethuar dhe pashe se si drita ia kishte mbuluar fytyrën.
 
IMAM SHAFIIU DHE NAMAZI I TIJ
 
Prej imamëve te devotshëm,ishte edhe imami dhe fekihu i njohur, përkrahësi i sunnetit,Muhammed Bin Idris Esh Shafiijj El Kureshijj,imam i imamëve…
Ka thënë Imam Ahmedi "Transmetohet ne hadith se Allahu, ne krye te çdo shekulli, Allahu,subhanehu ve teala, dërgon një përtrirës te mësimeve fetare([1]). Shikuam ne shekullin e pare e pame se ai ishte Omer bin Abdul Azizi ndërsa kur shikuam ne shekullin e dyte pame se ai ishte Shafiiu.Vdiq me 204 h.
Ka thënë Ebu Bekir bin Tahir" Shafiiu e ndante natën ne tri pjese: Ne pjesën e pare shkruante, ne pjesën e dyte falej ndërsa ne pjesën e trete flinte.Gjate Ramazanit,përveç hatmeve te Kur'anit gjate namazit qe i bënte,bënte edhe ekstra 60 te tjera.
Ka thene Rebiu" Shafiu çdoherë brenda muajit bënte hatme Kur'anin 30 here ndërsa ne Ramazan, përveç hatmeve ne namaz, bënte 60 here hatme.
Ka thënë Hasan El Kerabisiu" Bujta një nate tek Shafiu dhe e pashe te falej afër 1/3 por nuk e kam parete këtë shtuar me shume se 50 ajete. Nëse shtonte, atëherë shtonte deri ne 10 ajete dhe ne çdo ajet, ne te cilin përmendej mëshira kërkonte mëshirë ndërsa ne çdo ajet, ne te cilin përmendej ndëshkim, e luste Allahun,subhanehu ve teala, për mbrojtje dhe thuajse shpresa dhe frika ishin bashkuar ne te.
 
IMAM AHMEDI DHE NAMAZI I TIJ
 
Prej vepermireve te devotshëm ishte edhe imami i sunnetit, durimtari i sprovës, dijetari i asketizmit, pena e kritikes, mbrojtësi i muslimaneve, Imam Ahmed Bin Muhammed Bin Hanbel Esh Shejbani, njeri prej kater imamëve te njohur.
Ka thënë Ali Bin El Mediniu, mësuesi i Buhariut,: Allahu e ndihmoi këtë fe me Ebu Bekrin ne ditën e renegatllekut-dezertimit prej Islamit, dhe Ahmed Bin Hanbelin ditën e sprovës dhe belasë për krijimin e Kur'anit".
Ka thene Ahmed Bin Seid Err Rrazi" Nuk kam pare me te zgjuar, me mbamendes te haditheve te Pejgamberit dhe me te njohur me kuptimin dhe domethëniet e tij se sa Ahmed Bin Hanbeli. I dinte përmendësh 1.000.000 hadithe.
Djali i tij, Abdullahu, kur flet për namazin e babait te tij thotë " Babai im gjate ditës dhe natës falte 300 rekate ndërsa kur u sëmur nga kamxhiket e marre ne sprovën e krijimit te Kur'anit dhe u dobësua, falej gjate natës dhe ditës 150 rekate. Atëbotë imami kishte afër 80 vjet.
Çdo dite lexonte 1/7 e Kur'anit dhe kështu brenda javës lexonte njëherë Kur'anin...Pas namazit te jacise flinte pak pastaj ngritej dhe falej derisa gdhinte sabahu..Namazi i natës ka qene tradite e tij qysh prej moshës se re te tij.
Ka thënë Ibrahim bin Shemasi" E kam njohur Ahmed Bin Hanbelin, ka qene i ri dhe falej tere natën.
Ka thënë Merveziu" Kam qene me Imam Ahmedin afër 4 muaj ne ushtri. Asnjëherë nuk e braktiste namazin e natës dhe leximin e ditës ndërsa sa i përket hatmeve te Kur'anit nuk mund te them asgjë, sepse ai këtë e bënte fshehtas.
Imami çuditej prej atyre, qe kërkojnë dituri ndërsa nuk falin namaz nate. Ebu Isme El Bejhekiu ka thënë" Bujta nje nate tek Ahmedi dhe erdhi me ca ujë dhe e solli pranë meje. Kur u zgjua shikoi ne ujë dhe e pa se ishte ashtu siç e pate vendosur,tha:Subhanallah! Njeriu e kërkon diturinë ndërsa nuk falet natën!
Marre nga "Salatus Salihine ve Kasasul Abidine,te Ahmed Mustafa Et Tahtavi-it,f:89-91,96-97,101-103,111-113.
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
8/3/2005,e marte
Brunei Darussalam
 
 

[1]Hadithi eshte i vertete.Shif:Ebu davudi 4291,Hakimi 4/567,Taberaniu ne "El Evsat" 6527, Daniu ne "El Fiten" 3/743,Hakimi e ka cilesuar si te vertete ,pastaj transmetuesit e tij te gjithe jane besnike dhe Sujutiu ne komentin e Sunenit te Ibni maxhes e ka cilesuar si te vertete


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013