Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Ndërmjet Jason Statham dhe Burdushit

Nuk kanë asnjë lidhje. Jason është artist ndërsa Burdushi “mjek popullor”, por, një paralele ndërmjet tyre mund të tërhiqet në format dhe mënyrat se si ata e shohin të drejtën. Jasoni në filmin ‘Blitz’ ku luan rolin e një detektivi, i vihet pas një vrasësi serik. Edhe pse arrin ta fut në burg, “në mungesë” të provave, ai lirohet. Jasoni, i gjendur përballë këtyre botëkuptimeve për të drejtat, vendos që ligjin ta merr në duart e veta, kështu që, vrasësin e shumëfishtë, e vret.

Dikujt do të mund t’i duket joserioze kjo, por e vërteta qëndron pikërisht këtu. Botëkuptimet për të drejtën kanë kamufluar. Ato kanë humbur origjinalitetin. Dhe, kur unë dua të tërheq këtë paralele ndërmjet Jasonit dhe Burdushit, nuk them se për ta eliminuar këtë të fundit na duhet një Jason, jo, nuk dua të keqkuptohem, por them se ja deri ku ka degraduar e drejta, aq sa i jepet hapësirë një krimineli të del publikisht dhe të mbrojë krimet e veta. Burdushi dhe veprimtaria e tij janë thellësisht ilegale. Ato nga këndvështrimi fetar janë apostazi – dalje nga feja, veprim ky, që në rast refuzimi të pendimit dhe rikthimit në jetën normale, ndëshkohet me ekzekutim fizik. Nga perspektiva islame, hapësira që i jepet Burdushit për të promovuar veprimtarinë e tij ilegale është tamam sikur t’i jepej kjo hapësirë një krimineli për të justifikuar krimet e tij dhe nevojën për to. Burdushi e prezanton veten si i nevojshëm. Ai vazhdon me krimet e tij, përkundër faktit që pranon edhe vet se nuk ka sukses. Ai është vetëm një mashtrues. Ai është një mashtrues serik, viktima të të cilit, siç thotë vet, janë edhe qeveritarët. Ndoshta për këtë shkak, ai vazhdon lirshëm të sillet e të veprojë.

Ky është imazhi i së drejtës në kohën tonë. Ky është edhe botëkuptimi i luftimit të dukurive negative ose thënë më mirë ngecja dhe çalimi në luftimin e tyre. Dikush mund ta arsyetojë kontrabandën, çfarëdo qoftë ajo, me faktin se ai po fiton dhe se askush nuk ka të drejtë ta pengojë atë ngase e ka “idare.” Dhe ky nuk është ekzagjerim. Rasti “burdushi” është prova e kësaj.

Ky rast, po kështu, ka heq edhe vellon e medieve. Në fakt, ka zbuluar qëllimet e tyre. Mediet do të duhej ta luftonin veprimtarinë ilegale të Burdushit, e jo t’i japin hapësirë, vetëm sa për të përfituar shikues.
Po kështu, do të duhej t’i sqaronin opinionit publik se ai nuk është hoxhë, sikur që do të duhej ta merrnin mendimin e BIK-ut, si përgjegjës për jetën fetare në Kosovë, se si duhet të trajtohet veprimtaria e tij.
Me këto botëkuptime të deformuara të së drejtës nuk mund ta mendoj të ardhmen e shoqërisë sonë ndryshe vetëm se si një arenë huliganësh, vagabondësh, vrasësish, të cilët hiqen si të barabartë me të tjerët.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013