Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRSE NUK FALESH

A e di se Allahu te urdhëron me namaz? Thotë Allahu s.w.t حَافِظُواْ عَلَى الصَّلَوَاتِ والصَّلاَةِ الْوُسْطَى وَقُومُواْ لِلّهِ قَانِتِينَ "Vazhdoni rregullisht namazet [faljet],e edhe atë namazin e mesëm  dhe ndaj Allahut te jeni respektues [ne namaze]".(Bekare 238)
A e di se namazi ishte porosia e Muhammedit a.s kur u nda nga kjo dunja? Thoshte Muhammedi a.s ne momentet kur po përsëriste frymëmarrjet e fundit "Namazi, namazi [kujdesuni për te] dhe ata qe i keni ne duart tuaja [robërit e robëreshat]".
A e di se namazi është çelës i çdo hajri?Thotë ibnul Kajjim el Xhevzijje r.a "Namazi është sjellës i rizkut,ruajtës i shëndetit,largues i te keqijave, pengues i sëmundjeve, force për zemrën, zbardhës i fytyrës,kënaqësi e shpirtit,eliminues i përtacisë,aktivizues i gjymtyrëve,shtim i forcës,zgjerues i gjoksit, ushqim shpirtërore,ndriçues i zemrës,ruajtës i begative,largues i ndëshkimit,sjellës i bereqetit,largues nga shejtani dhe ofrues për tek Rrahmani [Allahu s.w.t]".
A e di se Allahu s.w.t është i pastër [hjek dore] nga lënësi i namazit?Thotë Pejgamberi Alejhi selam"Mos e braktis namazin me qellim sepse ai qe e braktise atë me qellim është larguar prej tij siguria dhe ruajtja e Allahut dhe te dërguarit te Tij".
A e di se  Muhammedi a.s lenesin e namazit e përshkroi me pabesim? Thotë Muhammedi a.s "Ne mes njeriut dhe kufrit është lenia e namazit".
A e di se ai qe nuk falet nuk i lejohet te martohet me muslimanen [e cila falet] dhe se kurora e tij me një muslimane qe falet është e prishur?
A e di se ai qe nuk falet nuk varroset ne varrezat e muslimaneve?
A e di se si ndëshkohet lënësi i namazit ne varrin e tij? Thotë Muhamedi a.s "[natën e israse dhe miraxhit] Unë u nisa me ata (melekët) derisa arritëm te një njeri i shtrirë, dhe një tjetër i cili i rrinte afër me një gurë të madh. U habita kur ky njeriu lëshoi gurin mbi kokën e tjetrit dhe ia çau kokën. Guri rrotullisej deri në një vend dhe ky shkonte prapë për ta marrur gurin, e gjatë kësaj kohe, koka e tjetrit u kthente në formën e parë. Pastaj prapë kthehej te ai dhe ia bënte ashtu siç i bëri herën e parë. Thashë [nga habia]: SubhanAllah! Kush janë këta te dy? Tha Xhibrili : Ai është njeriu qe flinte e nuk i falte namazet e obliguara".
A e di se gjeja e pare për te cilën pyetesh para Allahut s.w.t është namazi? Thotë Muhammedi a.s "Gjëja e pare për te cilën pyetet robi ditën e gjykimit është namazi. Nëse llogaria për te është e mire te gjitha veprat tjera janë te mira e nëse [llogaria] është e keqe atëherë tere veprat e tij janë te këqija".
A e di se lënësi i namazit ne ditën e gjykimit ringjallet me faraonin? Thotë Muhammedi a.s" Kush kujdeset për te[namazin] do te jete drite dhe argument për te ditën e gjykimit  e kush nuk kujdeset për te nuk do te jete drite e as argument e as nuk do te ketë shpëtim për te ndërsa ditën e gjykimit do te ringjallet me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubejj Ibni Halefin ".
A e di se lënësi i namazit do te jete bashke me kriminelet ne xhehennem? Thotë Allahu s.w.t "كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ {38} إِلَّا أَصْحَابَ الْيَمِينِ {39} فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءلُونَ {40} عَنِ الْمُجْرِمِينَ {41} مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ {42} قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ  Secili njeri është peng i veprës se vet.Përveç atyre te djathtëve. Qe janë ne xhennete e i bëjnë pyetje  njeri tjetrit.Perkitazi me kriminelet [e u thonë]:Çka ju solli ne Sekar[xhehennem]? Thonë: Nuk ishim prej atyre qe faleshin[bënin namaze]." (Muddeththir 38-43)
E pas tere kësaj …perse nuk falesh ?
Ti je i lire  te zgjedhësh! Ose rrugën e Allahut ose rrugën e shejtanit.
 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013