1
Ngrehe zërin, ngrehe!, kështu më thonë
Se edhe ti je pjesë e vatanit islam
Thirr! Thirr këta që rrugë kanë marrë
Qabenë ta vizitojnë e të kryejnë tavaf
 
2
Ngrit dorën lart, kërce po munde
Po pate flamur ngrite e tunde
O ju, shikomëni mua këtu, Kudsi jam
Si kaloni kështu as pa më dhënë selam
 
3
Ndoshta Mekken nuk iu pritet ta shihni
Ndoshta malli për Medinën iu ka marrë
Por një gjë dua tua përkujtoj, të dashur
Se mua zemra më vlon valë
 
4
Harrova plagët e majmunëve që mora
E ato të derrave për merak i përballoj
Por më besoni, për Zotin,
Sjellja juaj më shumë dhimbje më shkaktoi
 
5
Si bëheni sikur nuk më shihni
A kaq e pavlerë per ju jam
Si harruat se edhe unë kam një xhami
Të çmuarën dhe të shtrenjtën, Mesxhidi Aksanë
 
6
Resulullahi edhe për mua foli
Edhe mua vlerë e rëndësi më dha
krahas Haremeve edhe unë vizitohem
kështu mësim e këshillë ai dha
 
7
Dëgjova për vërshimin ,
Për përmbysjen lajm më dhanë
Ah o Zot! -thashë më vete
Por mua gjaku tokën ma lanë
 
8
A nuk shihni lulet e mia,
A nuk pyesni përse të kuqe janë,
A nuk shihni vendet ku janë mbjellë
E prej nga shtat kanë vene
 
9
Nejse, prapë disi pajtova
Është kohë haxhi -shpirtit i thashë
Le të kalojë kjo stinë pastaj presim,
Shohim çka bënë ummeti prapë
 
10
Kaloi haxhi e ditët të sosur nuk kanë
Pres, pres, e durim më nuk kam
Tash është Hixhreti, prit edhe pak
Më erdhi kjo fjalë mbi kokë sikur një sëpatë
 
11
Mirë, e unë  cfarë isha
Pse mua s’ma thoni këtë
Hixhret i shumë pejgamberëve më herët
Kështu unë isha atëbotë
 
12
O pashë Zotin o vëllezër
Mos më harroni mua kurrë
Më kujtoni, më ndihmoni
Se padrejtësia ndaj meje s’paska fund kurrë