Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
GRATE E PEJGAMBERIT ALEJHI SELAM

MYFTIU: Hirësia e tij, Shejhu: Atijje Sekar
Maj 1997
 
PYETJA: Sa është numri i grave të Pejgamberit Alejhi selam dhe perse Allahu s.w.t ia lejoi atij të martohet me më shume se katër gra?
PËRGJIGJA: Numri i dakorduar rreth grave të Pejgamberit Alejhi selam është 11 (njëmbëdhjete). Dy prej tyre kane vdekur në të gjalle të Pejgamberit Alejhi selam dhe ato janë :
- Hatixhe-ja, dhe
- Zejneb bint Huzejmeh.
Ndërsa Pejgamberi Alejhi selam ka vdekur në të gjalle të nëntë (9) grave të tij. Gjashte (6) gra të tij ishin prej kurejsheve, katra (4) ishin arabe jo kurejshe, një (1) ishte joarabe dhe ajo është Safijja nga Beni Israilet.
Kurejshitet ishin:
1-Hatixhe Bint Huvejlid, e cila gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek gjyshi i tij Kusaj.
Ishte gruaja e pare e Pejgamberit Alejhi selam, e cila ia lindi të gjithë fëmijët: Abdullahun, Kasimin, Zejnebin, Rukajjen, Ummu Kulthumin dhe Fatimen. Ndërsa Ibrahimin e kishte me Marijen Kiptase. Sipas shënimeve me të sigurta ka vdekur në Mekke tri vjet para hixhretit.
2- Sevde Bint Zem’ah, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek gjyshi i tij Luej bin Galib. Eshte martuar me të pak kohe pas vdekjes se Hatixhes r.a. Ka bërë kurorën me të në Mekke ndërsa thuhet se në gjerdek ka hyre ose në Mekke ose në Medine. Ka vdekur në vitin 54 hixhrijj.
3- Aishe Bint Ebi Bekr Es Siddik, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K’ab bin Luejj. Ka bërë kurore me të pasi që beri me Sevden ndërsa në gjerdek me të ka hyre në Medine. Ka vdekur në vitin 56 hixhrijj ose pas tij.
4- Hafsa Bint Omer Bin El Hattab, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K’ab bin Luejj. Është martuar me të në vitin e 2-të ose 3-të të hixhretit.Vdiq në vitin 45 hixhrijj.
5-Ummu Seleme. Emri i saj ishte Hind. Thuhet se quhej Remle. Gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K’ab bin Luejj. E martoi pas vdekjes se burri të saj në vitin e katërt të hixhretit ndërsa vdiq në vitin 58 të hixhretit ose me vone.
6- Ummu Habibe. Emri i saj ishte Remle, ndërsa thuhet se quhej Hind. Ishte bija e Ebi Sufjanit. Gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek Kab bin Luejj. Beri kurore me të në vitin e shtate të hixhretit derisa ishte në Habesh. Vdiq me 44 hixhrij. Thuhet edhe ndryshe.
Ndërsa arabet ishin:
1- Zejneb Bint Xhahsh. Babai i saj ishte nga fisi Medarr ndërsa nena e saj ishte kurejshe. Quhej Emime Bint Abdul Muttalib Bin Hashim. E martoi Pejgamberi Alejhi selam pasi qe u shkurorëzua nga Zejd Bin Harithe në vitin e trete ose të katërt ose të peste sipas hixhrit. Vdiq në vitin 20 hixhrijj ose pas tij.
2- Xhuvejrijje Bint El Harith El Mustalkije. U zu robëreshë në betejën e Beni Mustalakut. Pejgamberi Alejhi selam e liroi dhe u martua me të në vitin e peste ose të gjashte të hixhretit. Vdiq në vitin 50 ose pas tij sipas hixhrit.
3- Zejneb Bint Huzejme. Ne xhahilijet thirrej Ummu-l-Mesakin.U martua me të Pejgamberi Alejhi selam në vitin e 3-të apo të 4-të sipas hixhretit. Vdiq në vitin e 4-të. Qëndroi tek Pejgamberi Alejhi selam 2 apo 3 muaj. Thuhet se ka qëndruar tete muaj.
4- Mejmune Bint El Harith. Është martuar me të në vitin e shtate sipas hixhrit në Umren kompenzuese (umre kadaijje) ndërsa ka vdekur në vitin 51 sipas hixhrit.
Ndërsa joarabet ishin Safijje bint Hujej Ahtab. Ishte prej fisit jehud Beni Nudajr. U zu robëreshë. Pejgamberi a.s e bleu nga Dihje-u dhe u martua me të në Betejen e Hajberit në vitin e shtate sipas hixhrit. Vdiq në vitin e 50-të apo pas tij. Pejgamberi Alejhi selam ka martuar edhe gra të tjera por nuk ka hyre në gjerdek me to.
Ndërsa sa i përket Marijes Kiptase nuk ka qene grua e lire me kurore por Pejgamberi Alejhi selam dëfrehej me të si robëreshë. Ia lindi Ibrahimin ndërsa vdiq në vitin e 12-të ose 16-të sipas hixhrit.
Pejgamberi Alejhi selam e martoi këtë numër sipas traditave të cilat ishin aktuale tek arabet dhe të tjeret në lidhje me poligamine. Ajeti i cili përkufizon numrin në katër nuk kishte zbritur përveç se pasi që Pejgamberi Alejhi selam i kishte martuar të gjitha. Allahu s.w.t ia ndaloi numrin me më shume se ky dhe e urdhëroi t’i mbaje si shpërblim për to për hire të zgjedhjes se tyre për të qene nen kurore me Pejgamberin Alejhi selam me gjithë jetën modeste dhe askete që bënte. Thotë Allahu s.w.t ” لا يحل لك النساء من بعد ولا أن تبدَّل بهن من أزواج ولو أعجبك حسنهن Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre…”(Ahzab 52)
Poashtu Allahu s.w.t ua ndaloi besimtareve të martohen me to pas vdekjes se Pejgamberit Alejhi selam. Thotë Allahu s.w.t ” وما كان لكم أن تؤذوا رسول اللَّه ولا أن تنكحوا أزواجه من بعده أبدا Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij…”(Ahzab 53)
Mu për këtë asnje prej tyre nuk e shkurorezoi Pejgamberi Alejhi selam në menyre që të jene nen perkujdesjen e tij dhe të jene në Xhennet.
Martesa e Pejgamberit Alejhi selam me to nuk ishte e motivuar nga ndonjë ndjenje e pashpirte epsharake por ka qene në baze të virtyteve të larta njerëzore sepse po të ishte për epsh do të zgjidhte beqaresha dhe nuk do të ishin të gjitha të veja me përjashtim të Aishes r.a .
Pastaj po të ishte për epsh nuk do të kishte refuzuar shume gra, të cilat ia falnin veten Pejgamberit Alejhi selam ( dtth kërkonin martese me të pa meher). Martesa e tij me çdonjeren prej tyre ishte me lejen e Allahut s.w.t. Transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” ما تزوجت شيئا من نسائى ، ولا زوجت شيئا من بناتى إلا بوحى جاء لى به جبريل عن ربى عز وجل ” Nuk jam martuar me asnjë prej grave të mia dhe as nuk i kam martuar vajzat e mia përveç se në baze të shpalljes, me të cilen me vinte Xhibrili nga Zoti im”.
Kjo nuk vie aspak në kundërshtim me hadithin ” حبب إلى من دنياكم الطيب والنساء وجعلت قرة عينى فى الصلاة ” Më janë bërë të dashura nga dunjaja juaj misku (era e mire) dhe gratë ndërsa rehatia ime është në namaz”, dhe as nuk zbehe aspak qëndrimin e tij sepse kjo është dashuri mëshirë, e cila e ka nxitur të porosis për to shume, madje edhe në ditët e fundit të jetës se tij.
Përktheu: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013