Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BIOGRAFI E SHKURTËR E IBNI HALDUNIT

Ibni Halduni lindi në Tunizi më 23 maj 1332[1], në një familje me pozitë të lartë, të shpërngulur nga Sevilja e Spanjës myslimane (Andaluzia)[2]. Njihet si Ibn Halduni, emër të cilin e kishte marrë nga njëri prej paraardhësve të tij, ndryshe quhet Abdurrahman Ibn Muhammed[3]. Prindërit e tij me origjinë ishin jemenas por që qenë shpërngulur në Spanjë, ku qëndruan deri pas pushtimit të Seviljas, për të kaluar më pas në Tunizi.
 
Gjatë jetës së tij, Ibni Halduni ushtroi profesione nga më të ndryshmet; ishte gjykatës, ligjërues (në Universitetin e famshëm të Az’harit), ishte politikan ndërsa veprën e tij madhore, el-Mukaddime (Prologomena), të cilën Ploughs dhe Kolosio do ta konsideronin më superiore madje se edhe vepra “The Prince” e Machiavellit[4], e shkroi vetëm pas izolimit (vetmimit) në fshatin Kal’ah Ibn Selameh në Algjeri[5].
 
Ibni Halduni është një ndër shkencëtarët myslimanë më me nam të të gjitha kohërave. Në fakt, kontributi i tij në shkencë, ka bërë që emri i tij të jetë i njohur jo vetëm për muslimanët, por edhe për të tjerët, madje shkencëtarë nga bota joislame e llogarisnin si të pashoq brenda dhe jashtë botës myslimane. T.J. de Boeri duke shprehur konsideratën e tij për Ibni Haldunin thoshte: ‘(Ibni Halduni) është një dijetar që s’ka pasur as pararendës dhe as pasardhës.’ [6]
 
Ibni Halduni është një personalitet shumë i rëndësishëm në fushën e shkencave shoqërore të periudhës së mesjetës, interpretimet e tij janë pikë e ndritshme në errësirën e dogmatizmit fetar të epokës mesjetare kur sundonin doktrinat fideiste kishtare që nuk linin hapësirë për çfarëdo ndërhyrjeje ideore njerëzore rreth koncpetualizimeve të shoqërisë dhe rregullimit shoqëror[7].
 
Megjithëkëtë, Ibni Halduni nuk do të njihej në botë për shekuj me radhë. Ajo që ia ruajti vlerat dhe i përcolli ato tek njerëzimi është vepra e tij madhështore, el-Mukaddime apo Prologomena[8], siç ndryshe njihet në perëndim. Charles Issawi Ibni Haldunin për plot pesë shekuj e shihte si profet të shkencës, të cilit, as nga myslimanët por as nga të tjerët nuk i qe dhënë vendi i merituar[9]. Tash, UNESCO e ka ranguar në mesin e 100 mendimtarëve më të mëdhenj të historisë njerëzore[10]. Kështu mendon edhe Gellneri, madje ai e klasifikon si njërin ndër sociologët më të mëdhenj të të gjitha kohëve[11].
 
Ndonëse shquhet për më shumë kontribut në Filozofi të Historisë[12] dhe në Sociologji[13], madje llogaritet edhe si themelues i kësaj të fundit[14], gjë të cilën e thotë edhe ai për veten e tij[15], Ibni Halduni vend të rëndësishëm zë edhe në fushën e ekonomisë. Madje, jo për të hiperbolizuar figurën e tij, por Ibni Halduni edhe në këtë lëmi njihet si pararendës i shumë ekonomistëve të mëdhenj, si Adam Smithit, Kenzit, etj[16].
 
Ibni Halduni, pas një jetë përplot aventura, duke lëvizur nga Shami në Egjipt, duke kaluar nga një në tjetrën detyrë, më në fund, në Egjipt, në vitin 808 h. (1406) do të dorëzoj shpirtin tek Krijuesi[17]. Do të vdes ndërsa pas vete do të lërë një trashëgimi të pazëvendësueshme, sidomos Prologomenën, e cila është kryevepër e tij.
 
[1] Enan, Muhammad Abdullah. Ibn Khaldun, his life and work. F. 3.
 
[2] Pajaziti, Ali. Fjalor i Sociologjisë. F. 249.
 
[3] Said, Hakim Mohammed. Personalities Noble, Glimpses of Renowned Scientists and Thinkers of The Golden Muslim Era. F. 27.
 
[4] Ibid.
 
[5] Ibid.
 
[6] Toku, Neshet. Sociologjia e Ibën Haldunit. Përktheu: Ali Pajazit. F. 13.
 
[7] Pajaziti, Ali. Fjalor i Sociologjisë. F. 249.
 
[8] Toku, Neshet. Sociologjia e Ibën Haldunit. Përktheu: Ali Pajazit. F. 14.
 
[9] Ibid. F. 7.
 
[10] Shih: Revista e UNESCO-s, “Prospects: Quarterly Rewiew of Compatarive Education”, 1993-1994, cituar sipas: Pajaziti, Ali. Fjalor i Sociologjisë. F. 249.
 
[11] Gellner, Ernest. Antropology and politics, Revolutions in the Sacred Grave. F. 202.
 
[12] Said, Hakim Mohammed. Personalities Noble, Glimpses of Renowned Scientists and Thinkers of The Golden Muslim Era. F. 27.
 
[13] Grup autorësh. El-munxhid fi-l-A’lam. F.
 
[14]Merxhani, Ragib. Ma-dha kaddeme el-muslimune li-l-alem. F. 370; Siraxhuddin, Ismail. Ibni Haldun inxhazun fikrijjun mutexheddidun. F. 74.
 
[15] Thoshte se njohuritë tek të cilat ka arritur paraqesin në thelb një lloj shkence të pavarur. Shih: Ibn Haldun. El-Mukaddime. Përktheu Jahja Hundozi. F. 72.
 
[16] Shih: Mexhel-let et-turath el-arabijj, nr. 19, v.5, 1985.
 
[17] Ibn Haldun. Tarihu Ibni Haldun. 1/4.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013