Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Prapaskena kosovare

Kurioziteti për prapaskenat lind nga dëshira për tu njoftuar me imazhin e vërtetë të dikujt apo të ndonjë gjëje. Kjo për shkak se ajo që paraqitet publikisht zakonisht është e rreme, fals, shtirje, aktrim, që do të doja lexuesi t’i lexon si dyfytyrësi, hipokrizi, idiotësi. Njerëzit dinë të maskojnë karakteret e tyre dhe t’i bëjnë magji syve aq sa urrejtjen, smirën, mërinë arrijnë t’i demonstrojnë si dashuri, xhentilitet, elegancë. Protagonistë të këtyre karaktereve janë në të shumtën e rasteve politikanët. Ata janë mjeshtër të zotë të këtyre karaktereve dhe pothuajse është ndër aftësitë e pakta që kanë. Ata arrijnë të bëjnë interpretime spektakulare aq sa të krijojnë edhe mashtrime optike se ata vërtetë janë madhështorë, humanë, paqedashës, tolerantë, respektues, mirënjohës. Por, nuk janë të vetmit. Ka edhe të tjerë që zotërojnë këtë lloj aktrimi, sidomos kur të përbashkëta me politikën kanë edhe vizionet. Këta, që të gjithë, dinë ta bëjnë gropën pas shpine, dinë që ta hanë bukën dhe të të shajnë, dinë që të të gjuajnë me gurë kur t’i i gjuan me bukë, e dinë që edhe kur t’iu vish në konak të ta shtrojnë rrugën me gjemba. Pikërisht këtë të fundit e bënë vetëm para pak ditësh kur në vendin tonë po qëndronte për vizitë zyrtare një delegacion i lartë turk, në krye me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Ciçek. Ndonëse ishin në Kosovë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Dr. Jakup Krasniqit, siç duket, dikujt i kishte penguar ardhja e tyre, kështu që rrugën tek aeroporti nga do të kalonin mysafirët e kishin mbushur me dhé dhe gurë.

A kaq urrejtje të madhe kemi ndaj turqve?
A kaq shumë janë të padëshiruar turqit që nuk kursyen asgjë për neve në ditët tona më të vështira?
A do të vazhdojmë ne ende t’i gjuajmë me gurë miqtë tanë?
Deri kur do të vazhdojnë këta mjeranë, që nuk kanë guximin të dalin me fytyrën e vërtetë, ta bëjnë horë kombin?
Deri kur do të mundohen që armikun ta paraqesin si mik?
Pse kjo përmbysje vlerash?
Kujt po i pengon miqësia turko-kosovare? A nuk është qeverisja aktuale turke një model që duhet përvetësuar?! A nuk është dëshmuar si më e suksesshmja në rajon, dhe jo vetëm.

Kosova nuk ka nevojë të krijojë armiq e aq më pak që miqtë dhe vëllezërit t’i trajtojë të tillë.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013