Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
A është i martuar Iblisi?

Mervan Muhammed Ebu Bekir
 
Ka disa lloje shkencash, që njerëzit nuk kanë nevojë t’i dinë fare, për shkak se ajo mund të jetë fatkeqësi për ta. Shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë: Disa njohuri mund t’i shkaktojnë dëm shumë njerëzve, nëse i mësojnë ato dhe jo të gjithë njerëzve. Studimi i urtësive të Allahut të Madhëruar në çdo gjë iu bën dobi. Përkundrazi mund të jete dëm për ta. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo haptazi, ju bën keq juve…” .
 
Studiuesve fetarë nganjëherë iu parashtrohen pyetje, përgjigjen e të cilave nuk mund ta gjejnë për një kohë të gjatë, jo për shkak të nevojës për kthim tek referencat burimore fetare për përgjigje, jo për shkak të shikimit në qëllimin e pyetësit apo meditimit për njohjen e një kapitulli të fesë, të cilit i adresohet kjo pyetje, e as që të kërkojnë sqarime shtesë nga pyetësi për shkak të anashkalimit të disa aspekteve të rëndësishme tek të cilat ndalet përgjigja… Jo, por për shkak të absurditetit të pyetjes dhe kotësisë së saj nuk mund t’i mbetet besnik orarit të kthimit të përgjigjes, me të cilën, për të thënë të vërtetën, nuk do të duhej marrë fare. Disa pyetje nuk meritojnë përgjigje.
Disa njerëz kanë aftësi të jashtëzakonshme për të menduar pyetje, që nuk i janë parashtruar askujt më parë dhe që përgjigja e tyre nuk do të sillte ndonjë dobi, ashtu sikurse injorimi i tyre nuk do të kishte ndonjë pasojë. Pata menduar se kjo është sëmundje bashkëkohore, por meqë hasa në një gjë të tillë edhe tek gjeneratat e mëparshme, aty mësova se ajo është një sëmundje e vjetër. Imam Shabiu rrëfen: Një ditë isha ulur dhe më erdhi një hamall, i cili posa shkarkoi barrën m’u drejtua: A ju jeni Shabiu? -Po,- iu përgjigja. -Më rrëfe për Iblisin, a ka grua?- më pyeti. -Më fal, ka qenë dasmë që nuk kam marrë pjesë në të- iu përgjigja.
Pyetje të ngjashme me këtë bëjnë edhe për emrin e qenit të As’habul Kehfit, apo llojeve të shpezëve të përmendura në tregimin e Ibrahimit, alejhi selam: “…Merri katër shpendë…” .
Identik me këtë rast është rasti i çifutëve me Musanë, alejhi selam, i cili kur i urdhëroi ta therin një lopë, ata filluan ta pyesin për cilësitë e saj…
Dituria nuk është në tërësi e dobishme, ndaj muslimani duhet t’i shmanget patjetër asaj që është e dëmshme, apo thjesht nuk ka ndonjë vlerë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam ka thënë: “O Zoti im! Kërkoj mbrojtje tek Ti nga dituria e padobishme, zemra e vrazhdë, nefsi i pangopur dhe lutja e papranuar”.
Ka disa lloje shkencash, që njerëzit nuk kanë nevojë t’i dinë fare, për shkak se ajo mund të jetë fatkeqësi për ta. Shejhul Islam Ibën Tejmije  ka thënë: Disa njohuri mund t’i shkaktojnë dëm shumë njerëzve, nëse i mësojnë ato dhe jo të gjithë njerëzve. Studimi i urtësive të Allahut të Madhëruar në çdo gjë iu bën dobi. Përkundrazi mund të jete dëm për ta. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo haptazi, ju bën keq juve…” .
Shumë pyetje të kësaj natyre nuk kanë përgjigje fetare, për faktin se nuk kanë ndonjë vepër që rrjedh prej tyre. Kur u pyet dikush: “Përse hëna lind e vogël e më pas rritet?, pyetje përgjigjen e së cilës feja nuk e ka përmendur dhe prej së cilës nuk prodhohen efekte pozitive, ai pati dhënë një përgjigje, që nuk e kishte kërkuar pyetësi, por që padyshim ishte më e dobishme për të. Ai i qe përgjigjur me këtë ajet kuranor: “…Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh…” .
Kur një njeri shkoi ta pyeste Pejgamberin, alejhi salatu ue selam për kohën e ndodhjes së kiametit, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam iu shmang përgjigjes dhe dha një përgjigje, e cila në fakt duhet t’i interesojë gjithkujt, kjo nëpërmjet një pyetje tjetër: “E çfarë ke përgatitur ti për të?- Nuk kam përgatitur shumë, vetëm se unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij- iu përgjigj tjetri. -Atëherë ti do të jesh me ata që i do,- e përgëzoi Pejgamberi, alejhi salatu ue selam”.
Pejgamberi, alejhi salatu ue selam e zhvendosi vëmendjen e pyetësit nga ajo që ky person nuk kishte asnjë mundësi të ndërrojë diçka në atë gjë, në atë që ka mundësi ta bëjë, duhet ta bëjë dhe që i bën dobi atij: përgatitja për kiametin me vepra të mira.
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, një ditë lexoi këto ajete në minber: “Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra. Edhe rrush e perime. Edhe ullinj e hurma. Edhe kopshte të dendura. Dhe pemë e kullosa.” . Të gjitha këto po i dimë por Ebb-i çfarë është nuk po e dimë?- tha njëri. Theu një shkop që kishte në dorë dhe tha: “Për Zotin! Kjo është ngarkesë (që nuk na kërkohet), (ndaj) pasojeni atë që iu është sqaruar nga ky libër! ”
Ibnul Keva e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të, për pjesën e zezë të hënës, për të cilën Aliu i tha: Një i verbër pyet për verbëri”.
Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, e përshkroi pyetësin me verbëri, edhe pse ai sipërfaqësisht dukej sikur po kërkonte dituri, por jo me çdolloj diturie mësohesh. Magjia është dituri, por Allahu i Madhëruar e ka quajtur mosbesim: “…djajtë ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë…” .
Pasojat e këtyre pyetjeve – të verbra- janë tronditëse për pyetësin. Imam Shatibiu në El Muvafekat  ka sqaruar disa nga këto pasoja, përmbledhja e të cilave është siç vijon:
Preokupimi me këto pyetje duke mos mbetur kohë për ato pyetje që e kemi obligim t’i mësojmë dhe të veprojmë sipas tyre.
Devijimi dhe lajthitja e mundshme (për shkak të mosgjetjes së përgjigjes që epshi – nefsi i tij i humbur kërkon).
Polemikat dhe konfrontimet verbale që për pasojë kanë përçarjen dhe prishjen e raporteve të muslimanëve ndërmjet tyre. Sa herë që shfaqet kjo dukuri, njerëzit largohen nga Suneti, rrjedhimisht vjen edhe përçarja.
Humbje e kohës me gjëra të pavlera.
Shqyrtimi i çdo gjëje dhe kërkimi i diturisë për të është tipar i filozofëve, të cilët e trasuan këtë rrugë vetëm atëherë kur iu shmangën Sunetit – Traditës së Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Ky është gabim dhe devijim nga e vërteta.
Dijetarët e Umetit, falënderuar qoftë Allahu, e vërejtën këtë sëmundje me kohë dhe përpiluan libra e punime shumë të rëndësishme, ku aty kanë sqaruar për diturinë – vlerën, rëndësinë, mënyrën e vjeljes së saj, llojet e shumëçka. Kurse prej punimeve më të dobishme, që do të shëronin shpirtin nga kjo sëmundje është libri i Imamit Ibën Rexheb Hanbeliut “Fadlu ilmis selefi ala ilmil halefi.”
Përshtati në shqip: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013