Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MUHAMMEDI, Alejhi Selam MYSAFIR I JUAJI!

Vëlla i dashur, motër e nderuar!
 
Si do te ndiheshit sikur Muhammedi, Alejhi selam te vinte, t’ua trokiste derën duke kërkuar qe te jete mysafiri juaj, dhe me konkretisht te jete shoqëruesi yt gjate tere qëndrimit te tij tek ju?
 
Si do te ndiheshe kur nga befasia do te hutoheshe, ndërsa ti me gëzim do ta futje brenda shtëpisë sate…
 
Si do te ndiheshe kur ai ta shikoje shtëpinë tende me tere ato orendi qe përmban, dhomën tende dhe tere ato libra, revista, kaseta, cd…
 
Me plote sinqeritet, a mendon se do te ndihej i gëzuar dhe i lumtur nga ajo qe shef se çfarë bën një anëtar i ummetit te tij?!
 
Ndoshta do te ndihesh rende dhe do te mundohesh ta fshehësh tere atë te keqe, qe te mos shkaktosh dhimbje, dëshpërim dhe pikëllim ne zemrën e krijesës me te mire, te cilin Allahu, subhanehu ve teala, e dërgoi mëshirë për mbare botërat dhe i cili u përpoq, derdhi mund dhe energji te madhe vetëm e vetëm qe te na drejtoje tek e mira, te na beje ummetin me te zgjedhur dhe me te mire…
 
çfarë thua sikur te ishte shoqëruesi yt gjate udhëtimit, shkuarjes e kthyerjes, dhe te shikonte stilin e jetesës sate, rëndësinë qe ia kushton jetës, si e kalon ditën nga agimi e gjer sa te shkosh ne shtrat, si sillesh me prindër, me vëllezër, motra, fqinje, çfarë kanalesh televizive (te ndyta) përcjell, çfarë web sajtesh kërkon ne internet, te folurit tënd, shikimin tënd dhe sa ka hise feja ne ditën tende?!
 
Vëlla i nderuar, motër e nderuar!
 
Nëse mua dhe ty do te na ndodhte kështu çfarë do te bënim? Jam i bindur se do te nxitonim te digjnim shume sende, te cilat ai nuk duhet t’i shoh te jene prezent ne mesin tone ose te t’i dëgjojë prej nesh. Jam i bindur se nga e-mail-i ynë do te fshijmë letra te shumta, te cilat shkaktojnë hidhërimin e Allahut, subhanehu ve teala dhe te dërguarit te Tij…Jeta ime dhe juaj do te ndryshoje duke bere vepra, te cilat e gëzojnë te dashurin tone, Muhammedin, Alejhi selam, do te jemi te sinqerte ne fjale, ne vepra, do ta kemi parasysh Allahun, subhanehu ve teala, dhe Muhammedin, Alejhi selam ne çdo gjë qe e themi apo veprojmë si dhe do ta vejmë një peshore ne jetën tone: A thua këto vepra iu pëlqejnë atyre, a e fitojmë dashurinë dhe kenaqesine e tyre me këto vepra apo jo, apo mos ndoshta këto vepra shkaktojnë hidhërimin dhe zemërimin prej nesh… Sjellja ime a do ta gëzojë Pejgamberin, Alejhi selam, kanali televiziz, te cilin e përcjell, a e gëzon apo hidhëron, etj.
 
çfarë mendoni vëllezërit dhe motrat e mia…Ta kemi parasysh Allahun, subhanehu ve teala, dhe Muhammedin, Alejhi selam ne çdo çast dhe ne çfarëdo gjendje apo rrethane te jetës sonë dhe te themi: Sikur Muhammedit, Alejhi selam t’i ndodhte kjo, si do te vepronte, çfarë qëndrimi do te kishte, e te mundohemi edhe ne ta pasojmë atë qëndrim…
 
Nëse vetmohemi dhe fillojnë cytjet e shejtanit apo mendimet e këqija te na u sillen ne koke, atëherë te turpërohemi te bëjmë mëkat sepse ne në atë rast dhe çdo here, e ditëm apo po harrojmë, jemi ne mbikëqyrje te Allahut, subhanehu ve teala…
 
A thua fjala e Allahut, subhanehu ve teala:”Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut”. (Nisa, 108), bën fjale për ne?!
 
Allahu, subhanehu ve teala, është me ne çdoherë dhe ne çdo kohe, siç thotë:”Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni”. (Hadid, 4), melaiket, te cilat regjistrojnë veprat janë përherë me ne, ne Ditën e Llogarisë, libri regjistër i veprave tona do te peshohet, andaj ata qe kane lejuar ndalesat e Allahut, subhanehu ve teala, kane bere mëkate, kane pasuar epshin, a mendojnë se do te nderohen, jo, libri i tyre nuk do te peshoje asgjë. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: “Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” 18:104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. 18:105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zotit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere”. (Kehf, 103-105)
 
çfarë do te thonë te tillët për një skene, te cilën e ka sqaruar Allahu, subhanehu ve teala, ne Kaptinën Kehf, ku thotë: “Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (Kehf, 49)
 
Vëlla! Motër!
 
Vëje Pejgamberin, Alejhi selam, çdoherë ne te djathtën tende dhe sillu me njerëz siç ai sillej, lexo jetëpërshkrimin e tij dhe përpiqu te ecish tragut te tij, te edukohesh sipas moralit te tij, ta pasosh ne fjale  e vepra, lexoje Kur’anin sikurse ai te është zbritur ty dhe puno sipas asaj qe është ne te sepse morali i Pejgamberit, Alejhi selam, ishte Kur’ani Kerim madje ai vet ishte sikur Kur’an, i cili ec-lëviz ne toke…Eja me ne te vjelim dhe pimë sëbashku nga kopshti i pastër dhe burimi i kthjellte i Kur’anit Kerim dhe Sunnetit…Ejani ta vendosim Pejgamberin, Alejhi selam, ne te djathtën tone dhe ta bëjmë model për çdo vepër apo sjellje tone!
 
Nëse ne besojmë thelle dhe sinqerisht se Allahu, subhanehu ve teala, me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse na shef dhe din se çfarë jemi duke bere, sigurisht se jeta jone ka për te ndryshuar, ekranin e jetës me nuk do ta shikoje si me pare, por tani krejtësisht me një vizion te ri…
 
Te mos harrojmë se atë, qe e mbjellim këtu do ta korrim ne ahiret dhe se çdo lodhje apo mundim lehtësohet kur qëllimi prej saj te jete i larte!
 
Dijeni se Allahun nuk e kap kotja apo gjumi dhe se shoqëruesi ynë është Muhammedi, Alejhi selam!
 
Muhammed Mustafa El Masratijj, Libi
 
Marrë nga: http://www.twbh.com
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013