Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ALLAHU ËSHTË I MIRË DHE NUK PRANON TJETËR PËRVEÇ TË MIRËS

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: ” Allahu është i mire dhe nuk pranon tjetër përveç te mirës, dhe se Allahu i ka urdhëruar besimtaret me atë, qe i ka urdhëruar edhe te dërguarit (pejgamberet). Thotë Allahu i Madhërishëm: “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira “. (Mu’minun, 51). Po ashtu thotë: “O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë “. (Bekare, 172), pastaj përmendi njeriun, i cili udhëton gjate; flokëshprishur, i ngrit duart kah qielli (e lutet): O Zoti im! O Zoti im!, ndërsa ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, është ushqyer nga harami, andaj si te përgjigjet (plotësohet duaja) te tillit?!”. (Muslimi)
 
Koment
 
Duaja është kopsht i zemrës, shok i shpirtit, është lidhje ne mes robit dhe Zotit, me te fitohet mëshira, me te ngadhënjehet mbi atë, qe te bën padrejtësi, ndërsa prej pozitës dhe çështjes se madhe te saj është se ajo është zgjedhur te jete baze dhe esence e adhurimit.
 
Nëse duaja ka këtë pozite te madhe dhe te larte, atëherë njeriu duhet te mbahet për shkaqeve, te cilat sigurojnë pranimin e saj tek Allahu, subhanehu ve teala,. Ne përgjithësi, ato shkaqe janë: Kureshtja dhe kujdesi për t’u ushqyer dhe veshur nga pasuria hallall, gjë, te cilën e aludoi edhe ky hadith profetik.
 
Pejgamberi, Alejhi selam, ne këtë hadith aludoi ne një te vërtetë te rëndësishme, e cila është: “Allahu është i mire dhe nuk pranon tjetër përveç te mirës”, ku sqaroi se Allahu, subhanehu ve teala, është i zhveshur nga çdo e mete dhe cilësi e mangët; Ai është i Mire, i Shenjte, i Pastër, i përshkruar me cilësi te përkryera, me bukuri…Derisa AI është kështu atëherë: “nuk pranon tjetër përveç te mirës”, sepse Ai, prej veprave, pranon vetëm ato, qe janë te mira, te pastra nga njollat e politeizmit, pabesimit dhe syefaqesise, siç thotë ne Kur’an: “e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”. (Kehf, 110)
 
Poashtu Allahu, subhanehu ve teala, nuk pranon nga pasuritë, perveq atyre, qe janë fituar me djerse te hallallit, dhe pikërisht për këtë, Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë ne lidhje me sadakane-lëmoshën: “Kush jep lëmoshë ne vlere te një hurmeje nga pasuria e mire (fitimi hallall) -sepse Allahu nuk pranon tjetër përveç se mirës-, Allahu e pranon (merr) atë me dorën e djathte te Tij…”.(Buhariu)
 
Allahu, subhanehu ve teala, poashtu nga fjalët, bisedat, muhabetet, nuk pranon përveç fjalëve, qe janë te mira, siç thotë: ” te Ai ngrihet fjala e mirë “. (Fatir, 10)
 
Ne mënyrë qe besimtari ta realizoje këtë te mire te synuar, ai patjetër duhet te jete i kujdesshëm për te ngrënë nga rizku (ushqimi) hallall, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala,: ” hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira “. (Mu’minun, 51), dhe kur muslimani ta zbatoje atë, qe i është urdhëruar, ai do ta arrije kthjelltesine shpirtërore, e cila do ta afroj tek Zoti i tij, dhe kështu do te jete me afër përgjigjes apo përmbushjes se duasë.
 
Ne anën tjetër, njeriu vetvetiu duhet te largohet nga çdo gjë, qe ia ka ndaluar Allahu, subhanehu ve teala, ushqim, pije apo veshmbathje qofte, sepse harami do ta shpie atë ne shkatërrim dhe skëterrë. Ne lidhje me këtë, thotë Muhammedi, Alejhi selam: “Nuk shtohet pesha (mishi), e cili është zhvilluar nga harami (ngrënia e tij), e te mos këtë përparësi ne te zjarri (Xhehennemi ndaj Xhennetit)”. (Tirmidhiu)
 
Nga kujtimet e arta te gjeneratës sonë te pare, selefit, mund te shkoqisim raste te shumta, te cilat tregojnë për kujdesin e madhe te tyre për këto domethënie madhështore.
 
Rrëfehet te këtë Ebu Mejmun Bin Mehrani: “Njeriu nuk mund te jete i devotshëm përderisa nuk e di nga e ka veshjen, ushqimin dhe pijen e tij”.
 
Vuhejb Bin El Verdi ka thënë: “Po te faleje (shume saqë do te bëheshe) sikur shtylle, nuk do te kishe patur dobi asgjë përderisa nuk shikon se çfarë ke futur ne barkun tënd; hallall apo haram”.
 
Ka thënë Jahja Bin Muadhi: ” Ta’ati (adhurimi, respekti, nënshtrimi) është depo prej depove te Allahut, subhanehu ve teala, përveçse çelësat e saj janë duaja, ndërsa dhembet e çelësit janë kafshatat e hallallit”.
 
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, na solli një shembull praktik për këtë, respektivisht, shembullin e njeriut, i cili i kishte përmbushur shkaqet e duasë, përveçse ai nuk i kishte kushtuar rëndësi asaj qe han se a është apo nuk është hallall. Ky njeri:
 
1.   Udhëton gjatë. Udhëtimi si fenomen përcakton përgjigjën dhe përmbushjen e duasë. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: “Tri dua padyshim se janë të përmbushura: (ne mesin e tyre e ceku edhe) duaja e udhëtarit”. (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh) Udhëtari zakonisht gjate udhëtimit ndihet shpirtthyer si pasoje e vështirësive, mundimeve dhe lodhjeve gjate udhëtimit, dhe kjo e bën me afër pranimit te duasë.
 
2.   Flokëshprishur. Kjo tregon për lodhjen, përuljen dhe nevojën e tij, dhe këtë duke fituar pamje çfarë fiton ne rroba (te bëra papastër)  dhe pamje (i papastruar për dite me radhe). Kush është ne një gjendje te tille, zakonisht është me afër përmbushjes se duasë, sepse kjo shpreh nënshtrimin dhe perulesine para te Madhit Allah si dhe nevojën për ndihmën e Tij.
 
3.   I ngrit-shtrin duart kah qielli. Allahu, subhanehu ve teala, është Fisnik dhe Bujar keshtuqe nuk refuzon atë, qe e lut. Imam Ahmedi dhe te tjerët transmetojnë se Pejgamberi, Alejhi selam ka thënë: “Me te vërtet, Allahu është i Gjalle, Fisnik; turpërohet qe t’i shtrijë njeriu duart tek Ai (me dua-lutje) e pastaj t’ia kthej thatë (bosh), pa sukses (rezultat)”.
 
4.   O Zoti im! O Zoti im!. Përsëritja e duasë është prej shkaqeve me fleksibile ne pranimin e saj dhe mu për këtë, Pejgamberi, Alejhi selam, kur lutej për diç, e përsëriste tri here.
 
Këto katër shkaqe te përmbushjes se duasë ky njeri i përmbushi te gjitha, por meqë kishte me vete edhe një pengese te hekurt, ajo i shkatërroi te gjitha këto dhe pengoi përmbushjen e duasë, siç thotë Pejgamberi, Alejhi selam,: “…andaj si te përgjigjet (plotësohet duaja) te tillit?!”. Kjo forme pyetëse ka ardhur ne forme çuditëse dhe te pamundur, qe d.t.th çudi dhe e pamundur është t’i pranohet duaja te tillit, qe përdor haramin ne gjerat e cekura lart.
 
Për fund them: Sa shume nevoje kemi qe ta ndalim veten dhe ta shqyrtojmë gjendjen tone se ne ushqim dhe veshje përdorim hallallin apo jo, ne mënyrë qe duaja jone te jete e pranuar tek Allahu, subhanehu ve teala,.
 
E lusim Allahun, subhanehu ve teala, te na pasuroje me hallall te Tij ndaj haramit, me respekt dhe nënshtrim ndaj Tij ndaj mëkatit, dhe me Të ndaj çdokujt tjetër!!!
 
 
 
Marrë nga: http://www.islamweb.net
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013