Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
POROSI TË SPROVUARVE

Allahu, subhanehu ve teala, e ka krijuar dynjanë dhe e ka bere bote kalimtare, e jo bote te përhershme, duke e veçuar me fatkeqësi, sprova, bela, etj. Këtë e ka bërë për një urtësi madhështore, e cila është cekur ne thënien e Tij: ” Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi”. (Mulk, 2)
 
Dynjaja është vatër obligimesh, pune, e nuk është vatër shpërblimi apo shprese, por megjithëkëtë, shume muslimanë –fatkeqësisht- e kane harruar këtë te vërtetë.
 
Kur te ndodhin belatë dhe fatkeqësitë, prej te cilave dynjaja nuk mund te shpëtojë, i shef njerëzit se si frikësohen, madje hidhërohen ndaj caktimit te Allahut, subhanehu ve teala. Kjo për shkak se ata nuk janë mobilizuar me besimin e duhur, nuk janë pajisur me besimin e qarte ne caktimin e Allahut, subhanehu ve teala, i cili është baze prej bazave më me rëndësi te kësaj feje.
 
Nëse njeriu do te shikonte gjendjet e njerëzve, do te vërente dhe do te bindej qarte se nuk ka njeri qe iu ka shpëtuar kurtheve te dunjase. Ka thënë Abdullah Bin Mes’udi: ” çdo gëzim e ka edhe hidhërimin dhe nuk ndodhe te mbushet shtëpia gëzim e te mos mbushet edhe hidhërim”.
 
Myslimani e di se patjetër do te udhëtojë për tek Allahu, subhanehu ve teala dhe se çdo gjë te kësaj dynjaje doemos do ta lërë, qofte me varfëri apo vdekje, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala,: ” Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë)”. (En’am, 94)
 
Jo vetëm kaq, besimtari e di se kjo bote është are e Ahiretit dhe se atë, qe do ta mbjelle këtu, ka për ta korrur ne Ahiret. Kur besimtari te arrije tek kjo e vërtet, bindet se ai është duke qëndruar para te Madhit Allah, ne ditën, e cila zgjat 50.000 vite. Atë dite sikur dunaja edhe t’i bënte sexhde njeriut, do ta shtynte me këmbët e tij vetëm e vetëm qe ta adhuroj Zotin e vet, ndoshta kështu do te shpëtonte prej zjarrit, i cili 1.000 vite është ndezur derisa është zbardhur, pastaj 1.000 vite te tjera derisa është skuqur dhe 1.000 vite tjera derisa është nxire…Besimtari ne atë rast bindet se çdo begati përveç Xhennetit është asgjë ndërsa çdo dënim tjetër përveç Xhehennemit, është shërim, shëndet…
 
Kur besimtari te bindet për këto gjera, te gjitha belatë do t’i vijnë lehte, madje ai kur ta dije shpërblimin e madh, te cilin Allahu, subhanehu ve teala, e ka deponuar për te sprovuarit, dëshiron qe edhe me te sprovohet dhe te beje durim për të. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Njerëzit e pasprovuar, ne Ditën e Kiametit, kur te sprovuarve t’iu epet shpërblimi, do te dëshironin që sikur lëkurat e tyre te ishin ndukur ne dunja me gërshëre”. (Sahihul Xhami’, 8177)
 
Tërë çështja e besimtarit është në dobi te tij. Thotë poashtu Pejgamberi, Alejhi selam,: “çudi me besimtarin, tere puna e tij është ne dobi te tij. Nëse begatohet me ndonjë te mire, falënderon dhe është mire për te, dhe nëse e godet ndonjë bela, bën durim dhe është hajr (mire) për te”. (Muslimi)
 
Durimi ne rastet e humbjes së të dashurve është garanci per Xhennet. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: “Robi Im, i cili llogarit shpërblimin ne Mua kur t’ia marre ndonjë te dashur ( ne dynja) nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit”. (Buhariu)
 
Humbja e ndonjë pjese te trupit do te kompensohet me Xhennet. Enesi, Allahu qofte i kënaqur me te, transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin, Alejhi selam, duke thënë: “Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë: Nëse e sprovoj robin Tim ne dy te dashurat e tij (sytë) e ai bën durim (sabër), ata (sytë) do t’ia kompensoj me Xhennet”. (Buhariu)
 
Sprova është adrese e dashurisë se Allahut, subhanehu ve teala ndaj robit. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Kujt ‘tia do te mirn Allahu, e sprovon”. (Buhariu)
 
Ndëshkimi i besimtarit ne këtë botë bëhet me qëllim të mos ndëshkimit ne Ahiret. Poashtu ka thënë: “Nëse Allahu ia do te mirën robit, ia përshpejton ndëshkimin ne dynja, ndërsa nëse Allahu ia do te keqen robit, nuk e ndëshkon për mëkat te tij ne mënyrë qe ta ndëshkojë ne Ditën e Kiametit”. (Sahihul Xhami’, 308)
 
Shpërblimi i madh është ne proporcion me sprovën; sa te jete e madhe sprova aq është edhe shpërblimi. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Vërtet shpërblimi i madh është ne belanë (sprovën) e madhe, dhe se kur Allahu ta doje një popull, i sprovon; kush pajtohet, atëherë mbi te është kënaqësia (e Zotit) ndërsa kush hidhërohet, atëherë mbi te është hidhërimi”. (Sahihul Xhami’, 2110)
 
Sprova e besimtarit behet me qellim pastrimi total prej mëkateve. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Vazhdon besimtari dhe besimtarja te sprovohet ne veten, femiun dhe pasurinë e tij/saj, derisa kur ta takoje Allahun, subhanehu ve teala, te mos këtë asnjë mëkat”. (Sahihul Xhami’, 5815)
 
Durimi ndaj belave te bën qe te ngrihesh shkallë shkallë ne Xhennet. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Vërtet, njeriu do ta këtë një pozite (grade) tek Allahu, te cilën nuk e arrin me pune, (por), Allahu, subhanehu ve teala, vazhdon ta sprovoje me gjerat, qe ai i urren, derisa ta shpie ne këtë pozite”. (Sahihul XHami’, 1625)
 
Vëlla! Meditoje sëbashku me mua këtë thënie te Muhammedit,Alejhi selam: “Nëse ndokënd prej jush e godet ndonjë fatkeqësi, le ta përkujtojë fatkeqësinë qe e ka goditur nga unë (vdekja ime), sepse kjo është prej sprovave me te mëdha”. (Sahihul Xhami’, 347)
 
Po për Zotin o vëllezër, nuk ka fatkeqësi me te madhe ne këtë bote, sado qe te jete e madhe për ne, qe i ngjan fatkeqësisë sonë me rastin e vdekjes se Pejgamberit, Alejhi selam, me vdekjen e te cilit u ndal shpallja prej qiellit, u ndezën sprovat, u larguan njerëzit nga rruga e Zotit…çfarë fatkeqësie është me e madhe se sa kjo.?!
 
Një gjë te tille e kishin kuptuar me kohe sahabet e Pejgamberit, Alejhi selam,. Një dite, pasi qe Pejgamberi, Alejhi selam kishte vdekur, Ebu Bekri i kishte thënë Omerit: Eja ta vizitojmë Ummu Ejmenin, kujdestaren e Pejgamberit ne vegjëli, siç bënte Pejgamberi,Alejhi selam! Shkuan por kur i pa qau shume. I tha Ebu Bekri: çfarë te bën te qashë kur Pejgamberi, Alejhi selam, tani është ne fqinjësi te Allahut, subhanehu ve teala dhe është me mire se sa qe ka qene ne dynja? Tha: Unë nuk qaj për këtë, sepse e di se ajo qe është tek Allahu, subhanehu ve teala, është me e mire për te, por po qaje sepse është shkëputur lajmi i qiellit (shpallja), e cila ka përfunduar me vdekjen e Pejgamberit, Alejhi selam,( ).
 
Vëlla i nderuar! Motër myslimane! Këto fjale te shkurtra ishin një ftese për besimin ne caktimin e Allahut, subhanehu ve teala, qe siç thamë, është prej bazave te besimit, fesë.
 
Për fund, te gjithë juve ua përkushtoj këtë thënie te Pejgamberit, Alejhi selam,: “Sikur Allahu t’i ndëshkonte banoret e qiellit dhe tokës, do t’i ndëshkonte duke mos qene i padrejte ndërsa po t’i mëshironte, mëshira e Tij do te ishte hajr (e mire) për ta. Po te shpenzoje ne rruge te Allahut ari sa kodra e Uhudit, Allahu nuk do ta pranonte derisa te besosh ne kader (caktimin e Tij), andaj dije se ajo qe te ka goditur nuk ka qene për te mos goditur dhe ajo qe nuk te ka goditur nuk ka qene për te goditur, dhe nëse vdes, jo ne këto parime, atëherë ti do te hysh ne zjarre (Xhehennem)”. (Sahihul Xhami’, 5244)
 
 
 
Marrë nga: www.abu-ammar.com
 
Autor: Mahmud El Misrijj
 
Përkthyes: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013