Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
IDE PËR PROMOVIM TË FESË GJATË RAMAZANIT

Me të lindur të hënës së re të Ramazanit, vullneti për të lexuar Kur’anin dhe për të kryer vepra individuale rritet shumë. Por, janë disa që këtë vullnet assesi nuk e shohin jashtë vetes së tyre, sidomos kur kjo ka të bëjë me thirrjen e të tjerëve në fe. Kjo është gabim, veçanërisht në këtë kohë kur zemrat zbuten ndërsa janë të shumta ata që kthehen dhe pendohen tek Allahu.
Kësisoj, për të përhapur të mirën, do të përmendim disa ide dhe mendime , dhe këtë siç vijon më poshtë:
1) Në xhami
  1. Vendosja e mbishkrimeve fetare që kanë të bëjnë me Ramazanin në muret e xhamisë.
  2. Veçimi i kohës pas namazit të ikindisë për tua mësuar besimtarëve rregullat e agjërimit.
  3. Organizimi i garës për Ramazanin, duke parapërgatitur pyetjet dhe shpërblimet konkrete më parë.
  4. Organizimi i një Umre gjatë Ramazanit, qoftë në shoqëri të Imamit apo të ndonjë zëvendësi të tij.
  5. Përkujdesja për faltoren e femrave myslimane si dhe vënia e mbishkrimeve fetare në mur.
  6. Shpërndarja e materialeve fetare, qofshin këto CD, broshura, fletëpalosje, libra, etj.
2) Në punë
  1. Ndarja e një kohe me shokët për të diskutuar për Ramazanin dhe rregullat e tij.
  2. Shfrytëzimi i kohës së lirë për adhurim, lexim Kur’ani, lutje, etj.
3) Ide të përgjithshme
  1. Mbajtja e fjalimeve fetare në xhami dhe në çdo vend tjetër ku mundësohet kjo.
  2. Vizita të afërmve me qëllim që t’i thërrasim ata në praktikimin e fesë.
  3. Vizitimi i faqeve fetare në internet për të përfituar nga materialet e ndryshme fetare.
  4. Hapja e një linje të veçantë kontaktuese vetëm për Ramazanin, punë këtë që do ta merrnin përsipër hoxhallarë dhe studentë të dalluar.
  5. Shfrytëzimi i mundësisë për të dërguar mesazhe telefonike me tematikë fetare.
  6. Punimi i programeve fetare që mund të aplikohen në telefon, si leximi i Kur’anit, ngase kjo do t’ua lehtësonte të rinjve shumë leximin e Kur’anit.
  7. Shpërndarja e materialeve fetare për pakicat e ndryshme etnike në vendbanimet e tyre.
  8. Angazhimi për të bërë dosje të veçantë për Ramazanin në faqe islame në internet.
  9. Organizimi i garave fetare në internet, duke përzgjedhur pyetjet dhe duke shpërblyer për përgjigjet.  
  10. Përgatitja e materialeve të shkëputura nga ligjërata të ndryshme e të cilat mund të shërbehen me bluetooth. Këto materiale do të mund të ishin: lexime të ndryshme të Kur’anit, lutje emocionuese, përgjigje fetare, këshilla, etj. Dërgimi do të mund të bëhej individualisht apo edhe nëpërmjet kompanive të ndryshme që ofrojnë këtë shërbim. Këtë shërbim do të mund ta kryenin edhe disa të rinj, të cilëve do të mund t’iu bëhej një tende afër xhamisë prej nga ata do të bën shpërndarjen e këtyre materialeve.
  11. Përgjatë leximi të Kur’anit mundohu të mbash shënime për gjërat të cilat të interesojnë. Këto shënime, pas rishikimit të tyre, mund t’i përgatitësh si material i shkruar dhe t’i postosh në internet.
4) Në shtëpi
  1. Përfitimi nga radiostacionet që emitojnë leximin e Kur’anit.
  2. Leximi i rregullave dhe dispozitave fetare të Ramazanit në prani të të gjithë anëtarëve të familjes.
  3. Nxitja e fëmijëve për të agjëruar.
  4. Premtimi për shpërblim për të gjithë ata që dallohen në faljen e namazit dhe përkujdesjen për kohën e tij.
  5. Përpilimi i një orari familjar për leximin e tërë Kur’anit gjatë Ramazanit.
  6. Marrja e fëmijëve në xhami; meshkujt me baballarët ndërsa vajzat me nënat e tyre.
  7. Përfitimi nga posta elektronike për të dërguar mesazhe, këshilla, porosi dhe materiale fetare përkitazi me Ramazanin tek miqtë dhe të afërmit.
Mundësitë janë të shumta. Idetë ishin vetëm sa për motivim, ndryshe, çdo mundësi e ndershme që i shërben këtij qëllimi të pastër, është e pranuar.
 
Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=7967
 
Përshtati: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013