Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KALOI I PENDUAR VETËM PAK ORË

Një hoxhë rrëfen për një përvojë shumë emocionuese të tij. Ishim në një organizim fetar, në një kamping. Mbajtëm ligjërata dhe dhamë këshilla. Në ndërkohë erdhi një djalë i ri dhe pas përshtypjeve të mira që kishte fituar nga programi ynë, shpalli pendimin e tij. ky djalosh kishte patur një histori të keqe. Kishte qenë konsumues i lëndëve narkotike. Ishte një rast i mirë për të organizuar një takim të veçantë me të. u pajtua me udhëheqësin e programit që në ora 23:00 të mbahej ky program. Kur koha po afronte, përgjegjësi mori në telefon të penduarin, por nuk ishte ky që hapi telefonin. Ishte vëllai i tij. E pyeti për djaloshin e penduar por mori një përgjigje të dhimbshme. Vëllai im fali namazin e jacisë dhe u nis për të ardhur tek ju, por, në rrugë, në një aksident, ai mbeti i vdekur në vend. Emocione të përziera. Dhimbje dhe pikëllim për vdekjen e tij, por gëzim i madh për pendimin e tij. Vëllai i tij na falënderoi shumë se si ne ishim shkaktarë që Allahu ia mundësoi vëllait të tij që pak para vdekjes të pendohej!
Kjo padyshim flet për vlerën e thirrjes në fenë e Allahut, sikur që flet për rëndësinë e madhe që kanë organizimet e karaktereve të këtilla, ku pjesëmarrës janë të gjitha shtresat e shoqërisë.
Kjo flet edhe për obligimin e thirrjes së njerëzve në fe, ngase në të është shpëtimi i tyre nga devijimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën tjetër.
O ju hoxhallarë! Ummeti po pret për organizimet dhe programet tuaja!
 
Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=7781
 
Përshtati: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013