Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MBI EPOKËN E FANTAZMAVE

Arben Idrizi, në një shkrim të gjatë e të mërzitshëm ‘Mbi mitin’ të publikuar në portalin gazeta Express, një hapësirë ia kushton edhe fesë, ndonëse jo ekskluzivisht por vetëm sa për të kompletuar portretin dhe imazhin e tij prej një intelektuali monstruoz, siç do të shprehej me të drejtë Jakup Krasniqi. Madje, “suksesin” e arritur kundër kësaj të fundit, e sheh si pikënisje për misionin e tij prej një të “liri”, që, zbërthyer nga idetë dhe trajtesat e tij, nënkupton shthurje dhe zhveshje nga vlerat fetare, shpirtërore dhe etike. Ai, bashkë me të tjerë, kanë arritur ta shpallin “të vdekur” Zotin, për të filluar një epokë, që ata e quajnë epoka e lirisë ndërsa Novalisi e quan epoka e sundimit të fantazmave. Epoka e fantazmave është epoka pas “vdekjes” së Zotit. Është kjo epoka, në të cilën liria e ka kuptimin e shthurjes dhe vetëm asaj, sakrifica dhe guximi, atë të kafshërisë, besimi, atë të humbjes dhe devijimit...Dhe kjo epokë, sigurisht, nuk fillon me Arbenin. Është Niçe ai që bëri këtë konstatim monstruoz për të vazhduar me të pastaj të gjithë ateistët tjerë, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe Arbeni, siç u deklarua vet në këtë shkrim dhe deklarohet shpesh. Pra, historiku i epokës së fantazmave nuk fillon me Arbenin, ama me të paraqet vazhdimësi.
Këta njerëz që shajnë dhe fyejnë, koncept kyç për qasjen e tyre kanë lirinë e pakushtëzuar. Liria dhe e drejta nuk kanë kuptimin se ato mbarojnë atje ku cenohet e drejta e tjetrit. Këta kanë konceptin e vet, gjithsesi të lajthitur. Por, e çuditshme në krejt këtë është se ata kanë dhe guximin për të manifestuar këtë bindje (lexo: besëtytni) të tyre. Ata, në radhë të parë, kanë marrë guximin të dalin para botës mbarë me një teori, që as në qarqet idhujtare më ekstreme nuk mund ta gjesh. E vërtetë, bota ka njohur shumë forma të besimit, por ‘vdekjen e përhershme të Zotit’, askush nuk e ka thënë. Arsyeja, siç shprehet Arbeni, është se feja ka vetëm një libër, duke dashur ta provojë me këtë se kinse ajo është manipuluese. Ky i mjerë ka harruar se feja ka një libër bazë, libër të karakterit kushtetues, prej të cilit më pas rrjedhin qindra miliona libra tjerë. Unë, bazuar në atë që do ta them më poshtë, nuk kam as dyshimin më të vogël se ka shumë mundësi që deri nesër ai të del dhe ta akuzoj Shtetin për varfëri për shkak se ka vetëm një kushtetutë. Ndoshta duhet të ketë edhe të tjera, monstruoze.
Guximin e tyre e shfaqin edhe në promovimin e ideve tjera përkitazi me vlerat më sublime. Do të doja tua rikujtoj dhe ta keni parasysh gjatë gjithë kohës sa lexoni këtë artikull se zhveshja e tyre prej vlerave i kanë bërë që të shohin vetëm zi. Këta, siç bën pjesëtari i tyre Arbeni, sakrificën për të rënë për atdheun e shohin edhe si kafshëri. Ose, thënë më “butë“, as ata që kanë hyrë si legjenda të gjalla në historinë tonë nuk janë të paprekshëm. Përderisa, siç konstaton përfundimisht me mburrje, se kanë arritur ta vdesin Zotin, atëherë për krijesat e Tij nuk e kanë problem fare. I vdesin, i shajnë, i fyejnë...Ndërsa neve, fetarëve, që nuk hyjnizojmë njerëzit por çmojmë dhe lartësojmë kontributet e tyre, na marrin si njerëz që nuk kuptojmë lirinë e mendimit. Ne nuk i kuptojmë ata. Ata gëzojnë atë lloj lirie që jo vetëm të kritikojnë këto figura, qofshin edhe fetare, por edhe t’i satirizojnë ato, siç bënë me figurën e Isait [alejhiselam].
Guximi ka dhe një manifestim tjetër tek këta. Është ky origjinali. Ai që paraqet figurat e tyre prej hienave të ndyra, megjithëse ata e marrin për mençuri. Këta nuk e vlerësojnë për guxim dhe mençuri forcën për t’i dalë përballë armikut dhe të sakrifikohesh me tërë familjen, madje dyshojnë të jetë ky patriotizëm, derisa, frikën për të sharë e fyer, në rast të rrethanave “jostabile”, e shohin si urtësi.
Arbeni, në shkrimin e tij flet direkt dhe indirekt për dy persona që e motivojnë shumë dhe i prinë atij në rrugë drejt fantazmave. Ka Selman Rushdien, njeriun më kontrovers, njeriun që nuk la gjë të zezë pa thënë për fenë. E ka edhe atë që nuk ia përmend emrin, Niçen, autorin e idesë më të çmendur përgjatë gjithë historisë njerëzore.
O Zot, jemi në hall me ithtarët e fantazmave, andaj na ruaj!
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013