Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KU KA VDEKUR IDRISI [alejhiselam]?

Përkitazi me vdekjen e Idrisit [alejhiselam], pejgamberit të dytë të njerëzimit, ekzistojnë transmetime të ndryshme, të sakta dhe të pasakta. Për shkak të padrejtësive dhe dhunës së njerëzve ndaj tij, pra, jo vetëm që e refuzuan por edhe u treguan të ashpër e agresivë ndaj tij, atëherë, siç transmeton Hakimi në Mustedrek, Allahu e ngriti në qiell. Disa, mendojnë se Idrisi vdiq atje. Madje, ka një transmetim se kinse ai e paskësh pyetur Xhibrilin [alejhiselam] që ta vinte në kontakt me melekun e vdekjes për ta ditur se edhe sa kohë i kishte mbetur në këtë botë. Xhibrili e merr - gjithnjë sipas këtij rrëfimi- dhe e dërgon në qiellin e katërt. Atje e takon melekun e vdekjes dhe e pyet për jetën e mbetur të tij. Ai thotë me habi se si ndodhë kjo kur ai në atë çast ishte i urdhëruar për t’ia marrë shpirtin atij. Ia merr shpirtin dhe Idrisi [alejhiselam] vdes në qiell.
Ka dhe transmetime tjera, si ai në Mexhmeu-z-Zevaid, 8/202, ku qëndron se Idrisi [alejhiselam] kishte shkuar në qiell, ku posa kishte parë Xhehennemin, kishte patur një përjetim të rëndë. Ndërsa kur e sheh Xhennetin, futet në të dhe refuzon të del prej aty...
Sa i përket ngritjes në qiell, nuk ka diskutime, por sa i përket vdekjes atje, atëherë mendimi më saktë është se ai nuk ka vdekur në qiell. Ai ka zbritur në tokë ku edhe ka vdekur. Për rrëfimin se ka vdekur në qiell, dijetarët thonë se është prej israilijjateve [rrëfimeve çifute] të Ka’b el-Ahbarit, që nuk kanë asnjë bazë. Albani e përmend në Silsiletu-d-daifah, nr. 339, ndërsa sqaron se transmetimi është i fabrikuar, i shpifur.
Kësisoj, mendimi i saktë mbetet ai që thotë se Idrisi [alejhiselam] ka vdekur në tokë.
 
Për më shumë shih:
  1. Tefsirin e Ibni Kethirit, 5/236
  2. Fet’hul Bari të Ibni Haxherit, 6/433
  3. El-bidaje ve-n-nihaje të Ibni Kethirit, 1/93
  4. http://www.sunna.info/Lessons/islam_597.html
 
 
Përgatiti: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013