Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SEKRETE TË NETËVE TË RAMAZANIT

Ajo që veçon Ramazanin është namazi i teravive. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet në Ramazan me besim dhe llogari në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme!” (Buhariu dhe Muslimi.)
Ky namaz ka një shije të veçantë, një gëzim e dëfrim, të cilin nuk mund ta përshkruan askush përveç atyre që e kanë shijuar dhe përjetuar atë.
Njerëzit dallojnë nga njëri tjetri në dëfrimin me këtë adhurim. Niveli ose shkalla e dëfrimit arrihet në përputhje me sinqeritetin dhe përmbajtjen udhëzimeve profetike. Këto janë dy kushte apo shtylla të veprave.
Është lumturi e rrallë, kënaqësi e papërshkueshme, e cila depërton në zemrat e të devotshmëve dhe i bën të lumtur në kopshtet e Imanit. Ka thënë Ibni Tejmije: “Në dynja ka një Xhennet, që nëse në të nuk hyn njeriu, nuk mund të hyn as në Xhennetin e Ahiretit.”
Janë net të Ramazanit të karakterizuara me namaz, ruku, sexhde, kunut; janë net në të cilat veshët argëtohen me fjalët e Allahut të Madhëruar. Janë net në të cilat sytë tanë shijojnë kënaqësinë e të qarit nga frika e Allahut.
O Zot, sa lotët kanë rrjedhë në faqet e besimtarëve në këto net!
Janë net në të cilat zemrat ecin me nxitim drejt Allahu i Madhëruar.
O Ramazan!
Sa e ëmbël është freskia jote, sa të ëmbla janë netët tua!
Lum për atë që të njohu ty o Ramazan dhe që eci me ty drejt Xhenetit!
 
Përshtati: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013