Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Si ta interprejtojmë raportin amerikan për liritë fetare në vend

Raporti amerikan për liritë fetare në vend ka qenë lajmi më i mirë këto ditë. Kështu, të paktën, tingëllon nga mediat, të cilat kishin zgjedhur tituj bombastik për të. Të krijohej përshtypja sikur në Kosovë ky problem, i cili e ka përcjellë atë për vite, u zgjidh. Apo, ai është në rrugë të duhur të zgjidhjes, me gjithë vërejtjet e vogla që ka. Për çudi, këto vërejtjet e vogla ose të buta nuk interpretoheshin asnjëherë në raport me muslimanët, komunitetin shumicë fetar në vend. Ato, siç përshkruhej në këto portale kishin të bëjnë me komunitetin ortodoks më shumë. Ose, ato, siç u ankua LRD (Lëvizja e Re Demokorsitiane), duhet të interpretohen në raport me katolikët. Këta të fundit janë që po diskriminohen nga politika. Duan që pushtetin ta ndajnë sipas përqindjes fetare[1]. Në të vërtetë, këta edhe paralajmëruan, për të mos thënë se kërcënuan, se kjo çështje më nuk do të heshtet.

Në vorbullën e këtyre interpretimeve të buta e të vrazhda është vështirë ta dallosh se kush është viktimë e kush jo. Po kështu, problematike paraqitet edhe heshtja ndaj interpretimeve. Njëmend, në Kosovë ka apo jo liri fetare të garantuara? Nëse po, atëherë si ta kuptojmë vazhdimin e ndalimit të shamisë?! Ose, nëse heshtim, a do të jetë ky legjitimim i diskriminimit? Pastaj, mosdefinimi i pozitës juridike të bashkësive fetare a duhet të interpretohet si problem i vogël? ‘Qëndrimi asnjanës’[2] i Qeverisë karshi fesë, a është çështje për tu lëvduar apo kritikuar? Ose, si do të mund të interpretohej ky qëndrim kur politika, megjithatë, ka dhënë sinjale për preferenca të caktuara? Të paktën kështu shihen vizitat e institucioneve dhe objekteve të caktuara fetare.

A është raporti për vetëkënaqësi?
Kushdo që ka patur në dorë raportin e zgjeruar vëren se në të janë përmendur problemet e shumta të komunitetit mysliman, me theks të veçantë shamia dhe lënda e edukatës fetare, kërkesa këto themelore të besimtarëve myslimanë. Raporti ka mjaftuar me përshkrime, pa hyrë në analiza nëse është bërë e padrejtë apo jo. Për çudi, raporti përshkruan gatishmërinë e Qeverisë për përfundimin e ndërtimit të 34 kishave të djegura në trazirat e vitit 2004, por nuk përmend edhe Xhaminë e vetme matanë Ibrit, për të cilën kurrë nuk u fol, e lëre më të ndahet edhe një cent për ndërtim të saj. Nga ky këndvështrim, do të dilja shumë më realist se përfaqësuesit e LRD-së nëse ankohem dhe akuzoj Qeverinë për turpin e madh dhe shkeljen vrastare të të drejtave tona islame, për shkak se, komuniteti mysliman është shumicë dhe me paratë e tyre po ndërtohen kishat ndërsa jo edhe një xhami e vetme.

A legjitimon raporti diskriminimin?
Qeveria nuk do të duhej të dihet komode sikur ka mbyllë kapitullin me çështjet e të drejtave fetare. Ajo në fakt ende nuk ka bërë as hapin e parë. Lëvdatat e marra nga raporti do të duhej të shërbejnë për të intensifikuar angazhimet ndërsa vërejtjet e nënvizuara për tu fokusuar në problemet që duhen zgjidhur së pari. Në emër të laicizmit nuk do të duhej të shkelte të drejtat. Shamia është e drejtë, dhe jo vetëm. Ajo, në rrethanat dhe situatën aktuale, është matës i respektimit të së drejtës fetare në Kosovë.

[1] Shih: NE KOSOVE KA DISKRIMINIM TE HESHTUR NDERFETAR, publikuar në portalin http://www.gazetaexpress.com, 24 maj 2013.
[2] Shih përmbledhjen e raportit në http://interfaithkosovo.org/Al/diversiteti/raportet/23/.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013