Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
10 FJALË PËR FEMRËN MYSLIMANE

1) Cila është brenga që ka pushtuar zemrën tënde? Cili është qëllimi që mbulon kohën tënde? A janë brenga për fenë, dëshira për t’iu bërë mirë njerëzve, mësimi i injorantëve, apo ke brenga dhe qëllime tjera?
2) Obligimin më të madh e ke namazin, andaj, t’ia kesh frikën Allahut për të. fale namazin në kohën e duhur dhe fale në përputhje me rregullat fetare, siç na i ka mësuar i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam].
3) Hixhabi yt nuk është traditë, por adhurim, me të cilin të ka ngarkuar Allahu. Ai është i obliguar ashtu siç janë të obliguara edhe adhurimet tjera.
4) Zbukurimi yt është turpi, është kurora jote në këtë botë, andaj mos e lë anash kurrë.
5) Ku je në raport me librin e Allahut. Ka kohë që e ke braktisur. "E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!” (el-Furkan, 30) 
6) A ke dëgjuar për rrëfimin e gruas gjashtëdhjetëvjeçare, e cila vazhdon të shkojë në sesionet e mbajtjes së Kur’anit përmendësh ndërsa ti e kalon kohën kot nëpër tregje e restorante?
7) A të ka rënë ndonjëherë ndërmend për motrat tua që janë nëpër burgjet e pushtuesve sionistë, që të paktën të bësh një dua për to?
8) Prindërit kanë nevojë për butësinë dhe mirësjelljen tënde.
9) Koha është thesari yt. Nëse e mbush me të mira, fitove të mirën, ndryshe, qortoje vetëm veten tënde.
10) Ti je faqe në histori andaj ke kujdes se çfarë do të shkruan historia për ty.
 
Përshtati: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013