Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MJETE TË PËRFORCIMIT NË FE

Të nderuar vëllezër besimtarë!
Temën për ‘premtimet hyjnore për ngadhënjimin e besimtarëve’ dalëngadalë po e përmbyllim. Pas shtjellimit të detajuar të këtij ‘premtimi’ nga këndvështrimi të ndryshme, sot, në fokus do të kemi elemente që na bëjnë më të fortë në raport me këtë fe, që na mishërojnë me moralin dhe vlerat e saj, që na bëjnë të pathyeshëm para çdo sprove, që na garantojnë një jetëgjatësi të pashkëputur me këtë fe, derisa ta takojmë Allahun e Madhëruar. Andaj, më lejoni që në vijim, të prezantoj para jush pikat, të cilat janë referencë e forcimit të kësaj lidhjeje me fenë e Allahut Fuqiplotë:
1) Sinqeriteti
Sinqeriteti do të thotë të kesh Allahun me vete, e kur ta kesh Atë, atëherë nuk ka rëndësi se kush është me ty apo kush është kundër teje. Sinqeriteti me Allahun nënkupton që ti t’i dorëzohesh tërësisht Atij dhe caktimeve të Tij, ngase vetëm kështu sinqeriteti arrin të luajë rolin për të cilin është caktuar. Thotë Allahu: “E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.“ (el-Ahzabë, 22)
Nga ajeti, shihet qartë se besimtarët e sinqertë, edhe pse ndodheshin përballë një rreziku tejet të madh, lidhja me Allahun dhe bindja e fortë në caktimet e Tij, i bënë të pathyeshëm dhe të qëndrueshëm deri në vdekje.
Një imazh të këtij botëkuptimi të lidhjes me Allahun e gjejmë edhe në Betejën e Uhudit, të cilin e nënvizon Ibni Kethiri , e që ka të bëjë me përhapjen e propagandës për vdekjen (vrasjen) e Pejgamberit [alejhis salatu ves selam]. Ky lajm i rremë kishte bërë disa nga sahabet [Allahu qoftë i kënaqur me ta] që ta linin betejën dhe të mos mendonin për vazhdimin e saj, por, fjala e një sahabiu të urtë, Enes Ibn Nadrit, i cili iu tha: Çfarë keni që pushoni nga lufta? Është vrarë i Dërguari i Allahut! –ia kthyen, dhe sikur me këtë donin të thoshin se nuk kemi për çka të luftojmë më. Atëherë ai iu tha: Nëse puna është kështu, atëherë çohuni dhe ju e vdisni për atë që ka vdekur ai! Kjo gjë iu dha vullnet dhe iu kthyen betejës prapë. Enesi luftoi vet derisa edhe u vra.
2) Lidhja për besimit të duhur
Për të qenë i fortë në fe, doemos duhet të kesh përvetësuar metodologjinë sunnite, metodologji kjo e vlerësuar për baraspeshim të gjërave. Kjo është adresa e vetme e besimtarëve, ndryshe, rrezikojnë humbjen. Imam Shafiu duke paralajmëruar rrezikun e madhe të lëvizjeve të humbura thoshte se sikur njerëzit ta dinin të vërtetën e tyre, do të iknin prej tyre ashtu siç ikin nga luani .
3) Lidhja me Kur’anin dhe studimi i tij
Roli i Kur’anit në drejtim të forcimit të zemrës së besimtarit është i pazëvendësueshëm. Vet shpallja e tij graduale është bërë për këtë qëllim. Allahu i Madhëruar thotë:
 
E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë). 33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.“ (el-Furkan, 32-33)
Kur’ani forcon zemrat tona duke na folur për madhështinë e Krijuesit dhe fuqinë e pakrahasueshme të Tij, na përforcon duke na mësuar se Allahu është me ne përherë, sikur që këtë e bënë duke na rrëfyer për jetët e profetëve dhe ithtarëve të tyre, të cilët përballuan stoikisht sprovat derisa ngadhënjyen me lejen e Allahut!
 
Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.“ (Hud, 120)
4) Praktikimi i fesë dhe përfillja e porosive të saj
Çelësi i shpëtimit dhe formula e tij është mbajtja për pairmeve të fesë. Arsyeja qëndron në faktin se feja është si një gjenerator që mbush zemrën e njeriut. Allahu i Madhëruar këtë atribut ia përshkruan fesë: “All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.“ (Ibrahim, 27); “Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë.“ (en-Nisa, 66)
Pra, Allahu të forcon nëse ti për mjet forcimi merr fjalën e Tij, sikur që na tregon se anashkalimi i këtij parimi nga jeta publike e popujve ka bërë që ata të sprovohen me probleme nga më të ndryshmet.
5) Asketizmi dhe lidhja për botës tjetër
Askush nuk mund ta mohojë faktin se dhënia pas luksit ka një efekt negativ në rimëkëmbjen e Ummetit. Në fakt, luksi merret si një nga ato shkaqet e shumta që çuan në rënien e Shtetit Islam. Kjo nuk nënkupton se myslimanët duhet të bëjnë jetë të thjeshtë. Asketizmi është ilaçi adekuat për rimëkëmbjen e Ummetit, në fakt është ilaçi që është dëshmuar si i suksesshëm. Thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: “Përmirësimi i të parëve të këtij ummeti është bërë me asketizëm dhe bindje, ndërsa shkatërrimi i pjesëtarëve të (kohës së) fundit do të jetë me koprraci dhe shpresë (të tepruar në faljen e Allahut).”
6) Bindja dhe besnikëria ndaj fesë
Islami është e vërteta, pa të cilën nuk bën dot. Është rruga e vetme ë garanton shpëtimin, andaj, pavarësisht sprovave dhe sfidave, duhet të qëndrojmë të fortë në të. Jo vetëm të mjaftojmë me veten, por botërisht të dalim me të vërteta tona, duke mos ngurruar fare. Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë na sjell shembuj të kësaj bindjeje dhe kësaj besnikërie ndaj fjalës dhe fesë së tij. P.sh., Hudi [alejhiselam] i thotë popullit të vet, të cilët refuzuan fjalën e Zotit: “… Ai tha: “Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni. 55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat. 56. Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.“ (Hud, 53-56)
Kështu veroi edhe Ibrahimi [alejhiselam], madje edhe më interesant. Ai, nga bindja e madhe që kishte në Allahun dhe fenë e Tij, shprehej i habitur se si pabesimtarët guxojnë ta diskutojnë të vërtetën. Nëse dikush do të duhej të frikësohej për vete, atëherë janë këta të fundit që nuk kanë lidhje me Allahun e Madhëruar. Ja rasti i përshkruar në Kur’an: “Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: “A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?” Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?” 81. E si t’ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?“ (el-En’amë, 80-81)
7) Përkujtimi i Allahut të Madhëruar, lutja dhe mbështetja në Të
Përkujtimi i Allahut të Madhëruar është uji i vetëm me të cilin ngjallet shpirti. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.“ (err-Rra’d, 28)
Ashtu sikur një bimë që nuk mund të rritet me lëngje të ndaluara, por vetëm me ujë dhe gjëra tjera të parapara nga shkenca, po kështu zemra e besimtarit nuk mund të ngjallet vetëm se me përkujtimin e Allahut të Madhëruar. Nga këtu, kjo zemër duhet të jetë e lidhur shumë me Allahun e Madhëruar, ngase lidhja me Të i sjell suksesin. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kë do ta gëzonte përgjigja e Allahut në kohë të vështira dhe fatkeqësi, atëherë le ta lut Atë në ditë të mira!”
Kjo bindje dhe kjo lidhje duhet të sjellin virtytin e tevekkulit – mbështetjes në Allahun e Madhëruar. Ja si shprehen besimtarët e këtillë: “E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t’i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.“ (Ibrahim, 12)
8) Dija dhe shkenca
Ummeti nuk do të mund të kthehet nëse nuk i kthehet edhe kërkimit të dijes. Avancimi në të kaluarën qe bërë edhe falë dijes, dijes që ka buruar nga Kur’ani dhe Sunneti apo që është motivuar prej tyre. Shembujt e shkencëtarëve myslimanë të mëparshëm, duhet të rikthehen në Ummet, ndryshe përparimi dhe rimëkëmbja do të vonohen për kohë të gjatë.
9) Xhelozia për fe, thirrja në të dhe durimi në këtë rrugë
Për një fe siç është Islami duhet xhelozuar, në kuptim të asaj që të mos i lëmë njerëzit të paudhëzuar. Vetëm kësisoj mund ta përçojmë të vërtetën tek njerëzit dhe t’i nxjerrim ata nga errësira në dritë. Vetëm kështu mund të arrijmë prijatarin në tokë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.“ (es-Sexhde, 24)
Allahun e Madhëruar e lusim të na bëjë të hajrit dhe shërbëtorë të së vërtetës!
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013