Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
20 MËNYRA TË BASHKËVEPRIMIT ME KRIZAT

1. Bindu se çdo gjë ndodhë sipas përcaktimit dhe se ajo që të ka ngjarë ty ka qenë e shkruar të ndodhë patjetër. Qetësohu dhe rehatohu shpirtërisht si dhe edukoje veten me besimin e vërtetë në kader (caktim të Allahut).
 
2. Shikoje krizën edhe nga një këndvështrim tjetër si dhe kujtoje rregullin hyjnor: “لا تَحْسَبُوهُ شَرًّا لَكُمْ بَلْ هُوَ خَيْرٌ لَكُمْ …Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj…” (en-Nur, 11)
 
3. Ku ta dish, sa e mira mund të jetë e fshehur në atë fatkeqësi! A nuk është Allahu më i Urti dhe më i Gjithëdituri?!
 
4. Trajtoje krizën ashtu siç është, as mos e minimizo, por as mos e zmadho atë.
 
5. Ke kujdes ta trajtosh problemin kur ti je nën ndikimin e hidhërimit ngase kjo vetëm sa e komplikon atë dhe pamundëson zgjidhje e tij.
 
6. Përpiqu të jesh vërtetë durimtar, jo vetëm me fjalë por edhe praktikisht. Paso të Dërguarit e Allahut [alejhimus salatu ves selam] ngase janë modeli më i përkryer!
 
7. Drejtoju portës së sexhdes dhe qaj para Zotit tënd ndoshta të mëshiron. Mëso artet e përuljes dhe nënshtrimit para Zotit tënd!
 
8. Mos e konsulto çdokënd, përkundrazi, zgjidh vetëm ata që janë të shquar për urtësi dhe sukses në zgjidhjen e problemeve.
 
9. Nuk bën keq ta konsultosh një psikiatër të sinqertë dhe të zotin në lëmin e tij, ngase shumë probleme ndikojnë edhe në psikikën e të sprovuarit.
 
10. Mos lejo që fatkeqësia të merr në dorën timon e jetës sate. Udhëto, dil për shëtitje, vizitoje një shok dhe mëso mënyrat e largimit të stresit dhe ngarkesave nga vetja jote!
 
11. Lexo biografitë e të Dërguarve të Zotit që u shquan me durim, lexoji ato dhe përvetëso moralin e tyre!
 
12. Vepro me maturi gjatë kohës së sprovës në çdo gjë, pavarësisht sesi e gjykon çështjen ngase ndodhë për një gjë të vogël e të thjeshtë të pendohesh shumë!
 
13. Kurimi fetar (rukja) ka vendin e vet të padiskutueshëm në sprova. Allahu ka thënë: “قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ …Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues…” (Fussilet, 44) Sa derti e brenga janë shuar shkak i leximit të ajeteve kru’anore!
 
14. Përkujto se këto sprova shlyejnë mëkatet. Pejgamberi Muhammed [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “مَا يُصِيبُ المُسْلِمَ، مِنْ نَصَبٍ وَلاَ وَصَبٍ، وَلاَ هَمٍّ وَلاَ حُزْنٍ وَلاَ أَذًى وَلاَ غَمٍّ، حَتَّى الشَّوْكَةِ يُشَاكُهَا، إِلَّا كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا مِنْ خَطَايَاهُ Nuk ndodhë ta godet besimtarin lodhje a sëmundje, brengë, pikëllim, e keqe nga dikush apo mërzi, madje edhe ferra që i hyn në këmbë, e që Allahu me të të mos ia shlyejë mëkatet!” (Buhariu)
 
15. Nëse i sprovuari është i afërm me ty, fëmijë grua, vëlla apo motër qoftë, atëherë kujdes si e trajton atë. Bëhu shumë i butë me të!
 
16. Mos gabo të kërkosh ndihmën e fallxhorëve, magjistarëve apo astrologëve për të dalë nga fatkeqësia! Ruaje besimin tënd!
 
17. Përkujto sprovat e njerëzve tjerë, që u sprovuan shumë më shumë se ti, ndoshta të lehtësohet dhimbja dhe përballimi.
 
18. Këto fatkeqësia janë një lloj sprove që sheshazi nxjerrin besimin tënd apo atë që fsheh në zemër. Allahu i Madhëruar ka thënë: “وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën…” (el-Ankebut, 3)
 
19. Shoqëroji pozitivistët, ata që t’i lehtësojnë problemet dhe të bëjnë ta shijosh jetën.
 
20. Mos mendo se ti i vetmi je që po sprovohesh. Kjo është pjesë e jetës së çdo njeriu.
 
21. Paramendo të mirat e Xhennetit që jo shijimi por vetëm shikimi në to do të bëjë të harrosh të gjitha brengat e botës. Allahu na e bëftë nasib Xhennetin!
 
22. Në kohën e sprovave shfaqen adhurime shumë të rëndësishme, si: mbështetja në Allahun Madhëruar (tevekkuli), besimi në Të, nënshtrimi Atij, etj. Të gjitha këto do ta bëjnë zemrën të jetojë shenja tjera orientimi.
 
E lus Allahun e Madhëruar që të na lehtësoj dhimbjet, të na largoj brengat dhe të na mbulojë me të mirat e Tij të pakufishme!
 
 
 
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Burimi: www.denana.com


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013