Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
10 MËNYRA PËR T’IA BËRË SHAMINË TË DASHUR VAJZËS SATE

Besimtarët e devotshëm e duan hixhabin për vajzat e tyre dhe janë shumë kureshtarë që, jo vetëm të mbulohen ato, por edhe të lidhën shpirtërisht me veprat e mira. Megjithëkëtë, disa prindër nuk dinë të zgjedhin metodat e duhura. Ata, në vend në dialogut, zgjedhin dhunën, apo edhe ndjekin një ekstrem tjetër duke mos u interesuar fare për mbulesën e tyre. Që të dy këto ekstreme janë të refuzuara dhe kanë nevojë për një ndërhyrje që të kthehen në vijën e duhur dhe të kërkuar fetarisht. Në vazhdim do tua ofrojmë dhjetë metoda në të cilat dhuna, vrazhdësia dhe presioni nuk kanë vend. Nuk është patjetër që me to të veçohet vetëm njëri nga prindërit, ata edhe mund të bashkëpunojnë, sikur që mund të bashkëpunon e tërë familja.  
  1. Fillo me vajzën tënde që nga fëmijëria. Mos prit derisa të rritet, ndryshe, për shkak të gjendjes shpirtërore që ndien, mund të jetë nën ndikimin e epshit, shoqërisë, etj, vështirësitë do të jenë shumë më të mëdha.
  2. Në prani të vajzës fol për shaminë si një gjë e bukur, si diçka që e zbukuron femrën, si diçka që ruan dhe mbron nderin dhe moralin e saj.
  3. Mësoje se shamia është urdhër i Allahut të Madhëruar dhe se ajo kur ta vë shaminë mbi kokën e saj, këtë duhet ta bën për Allahun e Madhëruar. Vetëm kështu Allahu i Madhëruar ndahet i kënaqur me të. Lexoja ajetet kur’anore për shaminë dhe mundohu ta bindësh për arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar.
  4. Ofroj asaj shembuj nga gratë e suksesshme që kanë patur mbulesën, duke filluar nga gratë e Muhammedit [alejhis salatu ves selam], gratë sahabijve, gratë e shekujve vijues dhe shembuj nga gratë e kohës sonë.
  5. Tërhiq paralele krahasuese ndërmjet këtyre grave që përmendëm dhe grave tjera të pambuluara, të cilat për shkak të veshjeve të tyre joshëse dhe tërheqëse i janë ekspozuar rreziqeve.
  6. Foli për sjelljet e gruas së ndershme, për shpërblimin te Zoti për gratë që i mbahen traditës fetare dhe se si ato (gratë e ndershme) janë shkak për udhëzimin e grave tjera.
  7. Kujdesu për shoqërinë e vajzës sate. Mos e lejo të shoqëron vajzat e pambuluara ngase ato do t’ia shëmtojnë shaminë dhe do t’ia bëjnë të padashur.
  8. Le të jetë nëna e saj shembull për të. Le të ndanë kohë për vajzën e saj për t’i treguar fillimin e saj me mbulesën apo si janë mbuluar shoqet e saj, e kështu me radhë.
  9. Le ta merr nëna e saj me vete në takime fetare me gratë, në ligjërata në xhami, për shkak se në këto takime duhet të jetë e mbuluar dhe kështu mbulesa i bëhet e dashur vajzës.
  10. Përdore shpërblimin dhe dhurata si mjet tërheqës dhe stimulues për të që të mbulohet, por, mos harro t’ia bësh me dije se shpërblimi i madh është tek Allahu i Madhëruar.
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013