Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PASOJAT E EKSTREMIZIMIT TË FESË

Përkundër shumë raporteve dhe hulumtimeve serioze se Kosova nuk është në rrezik nga ekstremizmi fetar, nuk kanë munguar zëra, gjithsesi individual, që kanë alarmuar shoqërinë për kinse rrezikun e kësaj dukurie. Nuk është dashur shumë kohë që të zbulohet e vërteta prapa këtij propagandimi monstruoz. Tashmë edhe populli e di. Sa herë që ka ndonjë zhvillim të rëndësishëm, për të cilin populli nuk do të pajtohej, ngrihet pluhur rreth ekstremizmit fetar. Me këtë logjikë, ekstremizmin po e interpretojnë si rrezik edhe ata që kanë dështuar të afirmohen si emra me peshë dhe kompetent në fushat ku janë vendosur.
Por, nuk janë këta të vetmit. Fatkeqësisht, ekstremizmi fetar ka filluar të jetë pjesë edhe e fushatave fetare. Zhvillimet e fundit në BIK, na shfaqën një imazh të këtij ekstremizimi të fesë për qëllime, thjesht, elektorale. Të dramatizohet ekstremizmi fetar islam aq shumë saqë në ballë të prioriteteve të mandatit të mundshëm të vihet luftimi i tij, është plotësisht e papranuar. Ky është radikalizim i qëndrimeve dhe provokim i drejtpërdrejtë i ekstremizmit. Edhe unë ndaj mendimin e njëjtë me ata që thonë se duhet reformuar BIK-u, siç edhe po ndodhë në vazhdimësi, por jo reforma për hatër të reformave. Reformat mund edhe të kushtojnë. Nuk mund të eksperimentohet me institucionin me infrastrukturën më të gjerë fetare në rajon. Kjo edhe më ka bërë të dyshoj në qëllimet e atyre që propagandojnë për reformat në BIK. Me këtë ne nuk do t’i bëjmë nder askujt. Përkundrazi. Gjendjes do t’i shërbejmë për të keq. Në vijim do të mundohem tua përmend vetëm disa nga pasojat që mund të ketë faktorizimi i ekstremizmit fetar në shoqëri:
  1. Humbja e besimit në një prej institucioneve më të besueshme në shoqëri. Qytetarët, për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit, kanë humbur besimin në disa institucione bazë, siç është p.sh. gjyqësia, e cila ka qenë shpresë për luftimin e këtyre dukurive devijante. Paramendoni çfarë efektesh negative mund të ketë për ta nëse humbin besimin edhe në institucionet fetare, në të cilat zakonisht gjejnë ngushëllimin dhe fuqinë shpirtërore!
  2. Shpërqendrimi i vëmendjes nga problemet e vërteta me të cilat përballemi si komuniteti më i madh fetar në vend. Ne si institucion, përveç zvarritjes dhe prolongimit të zgjidhjes së statusit juridik, jemi ballafaquar edhe me mohim të drejtash. Vajzat tona nuk mund të shkollohen për shkak të ndalimit të bartjes së shamisë. Madje, këtë ‘ekstremizimin e fesë’, që dua të lexohet si koncept e jo si shprehje, e kanë marrë si arsyetim pse e ndalojnë atë, se kinse shamia është vetëm një nga imazhet e këtij ekstremizmi fetar.
  3. Provokimi i ekstremizmit dhe dhunës. Nga vështrimet e bëra nga sociologë të ndryshëm është vënë re se provokimi mund të jetë një nga shkaqet e një dukurie të caktuar. Kësisoj, këto akuza për një ekstremizëm inekzistent mund të sjellin deri tek ekstremizmi i vërtetë.
  4. Bartja e përgjegjësive nga kompetentët tek ata që nuk janë kompetentë. Myftiu Tërnava ka deklaruar se përgjegjës janë organet shtetërore e jo BIK-u.
  5. Me këtë ne do tua hapnim gojën dashakëqijve, atyre që ekstremizmin e marrin si pretekst për të justifikuar urrejtjen e tyre ndaj Islamit. Disa e kanë thënë dhe e kanë bërë të qartë se është ateizmi i tyre ai që i bën të kenë këtë qëndrim ekstrem ndaj Islamit. e ka të atillë që për ekstremizëm i akuzojnë edhe atëherë kur muslimanët nuk kanë faj fare. Kjo për shkak se janë mësuar që për çdo problem faji t’i hidhet muslimanëve. Kështu ndodhi edhe këto ditë kur një kishë kishte hequr bustin e Nënë Terezës në Klinë për ta vendosur në një vend tjetër më të përshtatshëm. PSHDK (Partia Demokristiane e Kosovës) akuzoi ekstremistët muslimanë se e kanë bërë këtë gjë ndërsa ishte Kisha ajo që ka bërë këtë zhvendosje pa asnjë presion.
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013