Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ULU KËTU TA MËSOJ DITURINË E SEIDIT

Seid ibn Musejjibi, dijetari i Medinës, kishte një vajzë të mençur dhe shumë të bukur, për dorën e së cilës garonin të rinjtë arabë. Halifeja i muslimanëve në Damask kishte dëgjuar për të dhe duke menduar se atij nuk i refuzohet kërkesa kishte dërguar tek Seidi një mësit, për t'ia kërkuar vajzën për djalin e tij. Njerëzit menduan se Seidi do të gëzohej, por Seidi u pikëllua e pastaj e refuzoi këtë ofertë. Tha: Si do të jetë puna ime kur në Ditën e Gjykimit do të vij me mëkate të njerëzve sa kodrat?!
Kur Halifes i arrit ky lajm u çudit sepse nuk e priste një refuzim të tillë. Mësiti i Halifes kishte tentuar ta mashtronte me shuma të majme parash, poste, etj, madje dhëndërri i tij do te ishte halifeja i ardhshëm. Seidi iu përgjigj: Nëse tëre dynjaja tek Allahu, subhanehu ve teala, nuk vlen sa një krahë milingone atëherë tregomë se sa pozitë të madhe zë mbretëria e halifes në këtë krahë milingone? 
Seidi u kthye te nxenesit e tij por vërejti se Abdullah ibn Veda'ah mungonte. Pyeti për të se ku ishte? I Thanë se gruaja i kishte vdekur dhe se ai nuk kishte mundësi të martohej me meqë ishte i varfër. 
Kur prezantoi Abdullahu në ligjëratë, Seidi i tha: Te kam zgjedhur ty burrë për vajzën time! Derisa Abdullahu dhe të tjerët u cuditën me këtë lajm, akti i kurorëzimit veç filloi në xhami. Shkoi Abdullahu në shtëpi dhe filloi te mendonte se si do t'i gjente paratë për gjërat e nevojshme për martesë. Derisa ishte në këtë gjendje, kur ja dikush trokiti derën. Sa shumë u çudit kur në derë pa Seidin, i cili ia dha selam. Seidi u largua pak kur ja pas tij ishte vajza e tij, e cila shndriste si hënë. Pasi qe u lut për ta për t'i bekuar Allahu, subhanehu ve teala, shkoi!
Mbeti vajza dhe gati sa nuk i binte të fiket nga turpi. Hipi Abdullahu në kulmin e shtëpisë dhe kërkoi nga fqinje ndihmë sepse Seidi ia kishte sjellur nusën ndërsa ai nuk kishte asgjë. Erdhën gratë fqinje me dhurata, tëlyen, mjaltë, miell, derisa e tërë shtëpia u mbush me të mira. 
Abdullahu vazhdon ta plotësojë tregimin: Pastaj hyra tek ajo kur ja ajo ishte vajza me e bukur dhe me e mençur. Kur dëshirova te shkoje tek Seidi për të mësuar, më tha: Ku po shkon? Thashë: Në ligjëratat e babait tënd. Tha: Ulu këtu ta mësoj unë diturinë e Seidit!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013