Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Populli i zgjedhur i Zotit

Allahu ka vënë rregull, që elementi përcaktues për prijatarin është vetëm devotshmëria dhe kjo gjendet edhe në libra të tjerë pos Kuranit: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh) se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë”. El Enbija, 105. 
 
Thirrja e një populli në nivel ndërkombëtar, a e një kombi brenda një shteti, në parime të njëanshme, që përcaktojnë epërsinë e tij mbi të tjerët, gjithnjë ka prodhuar skena të tmerrshme dhune, gjenocidi, masakrash e krimesh të tjera makabre. Gjendja është përshkallëzuar më keq, atëherë kur këtë epërsi racore e kanë mbështetur jo gabimisht, por qëllimshëm me parime fetare apo filozofike, të futur nëpër nene kushtetutash. Përkrahja ose thënë me mirë vendosja e këtij parimi famëkeq nga filozofë të mëdhenj, siç ishte Platoni , bëri që në kulturat antike, siç ishte ajo greke dhe romake, jeta e popujve të nënshtruar të ishte aq e pavlerë, saqë mohimi i saj merrej për argëtim dhe zbavitje. Arenat e gladiatorëve, që sot i shohim vetëm nëpër filmat të rrëqethin ishin një realitet, madje edhe shumë më i hidhur...
Në përgjithësi motivet (e edhe bazat) e këtij fanatizmi përgjatë historisë, kanë qenë tri:
 
  Kultura, siç ishte rasti me grekët dhe romakët ,  Raca, siç është rasti me amerikanët e bardhë ndaj të zinjve, dhe Feja, siç është rasti me çifutët. 
Mund të ketë edhe motive të tjera, por këto janë më të theksuarat. 
Ky punim sigurisht se nuk do të trajtojë dy motivet e para për faktin se ato, nëse nuk kanë pushuar së vepruari, të paktën ndonjë ndikim të madh tashti për tashti nuk kanë. Do të përqendrohemi në elementin e tretë, meqë është duke na kushtuar më shumë neve muslimanëve, gjithmonë si palë e dëmtuar. Pretendimi i çifutëve në mbivlerën e tyre ndaj të tjerëve, e në veçanti ndaj arabëve, jo vetëm që pati për pasojë uzurpimin e tokave "legjendare" dhe shkaktimin e fesadit në tokë, por edhe mori mijëra jetë të pafajshme. 
Çifutët u zgjodhën...
Ndonëse me mospajtime rreth elementit përcaktues të përzgjedhjes me çifutët e sotshëm, një problematikë që do ta rrahim në kuadër të këtij punimi, çifutët monoteistë u nderuan nga Allahu me favore që as të tjerët më parë, por as popujt e tjerë me të cilët bashkëjetonin nuk i kishin. Kjo për faktin se në pjesën më të madhe të botës mbretëronte idhujtaria, ndaj përzgjedhja e vështruar nga ky kënd do të ishte më e logjikshme. Allahu thotë:  “Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe”. Duhan, 32; “O Bijtë e Israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe)”. Bekare, 47; “Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë”. Xhathije, 16. 
Çifutët përbuzës dhe mosmirënjohës
Këto privilegje padyshim që i morën prej Allahut, por në vend të falënderimit e mirënjohjes për to ata shfaqën kryelartësi dhe mosmirënjohje. Raportet në lidhje me Allahun i ndërtuan mbi bazat e interesit të tyre; nëse urdhrat qiellore nuk ndesheshin me qejfet dhe tekat e tyre i pranonin, përndryshe jo vetëm që i refuzonin ato, por edhe nuk i kursenin nga shpifjet apo edhe vrasjet bartësit e tyre, profetët. Dhuntitë vetëm sa ua shtuan agresivitetin dhe kryeneçësinë. Duke filluar nga kundërshtimi i Allahut dhe profetëve , përshkrimi i tyre me cilësi nënçmuese , luftimi i tyre , çifutët shkuan aq larg saqë jo vetëm që kërkuan një zot pos Allahut , por edhe punuan një viç prej ari, të cilin filluan ta adhurojnë . Ja kështu i kthyen të mirat çifutët.
Loja ka rregulla...
Çifutët i shkelën rregullat dhe nuk i përmbushën detyrimet. Ata i harruan ato, iu interesonin vetëm të drejtat. Ata i anashkaluan dy kushtet kryesore për të drejtën e mbajtjes së këtij titulli:
1. Përzgjedhja është e ndërtuar mbi lidhjet me Allahun e jo në themele të tjera, siç pretendojnë çifutët. Raca e tyre ishte ajo që ata mendonin gabimisht, se i ka ngritur. Se është mohuar kjo gjë e dëshmon edhe ky ajet kuranor, i cili fjalët e Allahut që iu drejtuan atyre “O bijtë e Israilit, përkujtoni mirësitë e Mia ndaj jush...”, i komenton si qortime ndaj shkeljeve dhe thirrjeve në baza të kota, sikurse kjo:  “Musai tha: "Mos deshët, pos Allahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?"”. Arafë, 140.
Pra, Allahu ju ngriti juve si monoteistë (ky është themeli), kurse ju dëshironi ta mohoni Atë që ju nderoi?! Pastaj, thirrja në këtë parim bie ndesh me vetë ligjet bazë të Allahut, sepse njerëzit që të gjithë janë robër të Tij dhe që të gjithë janë prej Ademit, alejhi selam. Pra, përkatësia e të gjithëve është një, kurse krenaria është e të sinqertëve. Pejgamberi, alejhi selam thotë: “Njerëzit janë bijtë e Ademit, kurse Allahu e krijoi Ademin nga dheu” . 
Nga këtu del se Allahu ka vënë rregull, që elementi përcaktues për prijatarin është vetëm devotshmëria dhe kjo gjendet edhe në libra të tjerë pos Kuranit: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh) se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë”. El Enbija, 105. 
2. Mandati i këtij titulli nderi është i pacaktuar. Zgjatja apo konfiskimi varen nga besnikëria ndaj marrëveshjes paraprake. Duke qenë se ata ndryshe besonin  e ndryshe ishte realiteti, mandati i këtij nderi vihej në pikëpyetje të madhe. Allahu që më parë u kishte treguar se titulli i nderit është nder reciprok ndërmjet Tij dhe atyre; e respektojnë Atë, i nderon ata, e mohojnë, i poshtëron. Allahu tha: “O Bijtë e Israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që ju premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua”. Bekare, 40. Kështu, sipas ligjit të Allahut, kur dikujt i jepet një e mirë dhe ai e kthen me të keqe, apo e përbuz atë, ajo gjë i merret. Allahu thotë: “Pyeti Bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e Allahut pasi t'i ketë ardhur ajo, s'ka dyshim se ndëshkimi i Allahut është i ashpër”. Bekare, 211. Kështu, si pasojë e kësaj erdhi deri tek:
Konfiskimi i titullit të nderit
Çifutët e kishin tejkaluar çdo normë dhe kufi, dhe tashmë jo vetëm që nuk bëhet fjalë për zhveshje nga nderi dhe krenaria, por edhe tërhoqën mbi vete hidhërimin e Allahut, mallkimin e Tij dhe të profetëve, madje edhe u ndëshkuan me dënime nga më të vrazhdat . Jo vetëm abuzimet, krimet dhe morali i tyre qenë shkak i këtij konfiskimi. Përcaktimi kohor i misionit të Musait, alejhi selam këtë privilegj e kishte vënë në siklet. Mu për këtë ata e prisnin me padurim ardhjen e profetit të fundit nga radhët e tyre për të vazhduar deri në amshim me këtë titull, por nuk ndodhi ashtu. Profeti i ri dhe i fundit në të njëjtën kohë erdhi nga ata, ndaj të cilëve çifutët shfaqën epërsi racore me dëshmi fetare . 
Prestigji i muslimanëve
Nuk do të duhej kuptuar me këtë ndonjë tendencë ekstremiteti për faktin se edhe një çifut që do të pranonte Islamin, siç është rasti me Abdullah b. Selamin e shumë të tjerë, që nga koha e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam e deri më sot do të gëzonte këtë nder. Ky titull ka karakter universal dhe në të shkrihet çdo racë, komb, shtet, me kushtin paraprak të pranimit të tij. Pastaj vetë muslimanëve kjo iu kushtëzua me atë që iu kushtëzua edhe çifutëve. Allahu thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun. E sikur Ithtarët e Librit të besonin drejt do të ishte shumë më mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit”. Ali Imran, 110. Ki kujdes, për këtë edhe na është tërhequr vërejtja, që të mos trasojmë rrugën e atyre që ishin para nesh, e me theks të veçantë çifutëve, sepse do të tërhiqnim nga pas hidhërimin e Allahut. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam ka thënë: “Do të pasoni traditat e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrime të hardhucës, ju do t’i pasonit”. I thamë: Kush janë ata, Çifutët dhe të Krishterët?... –Tha: “Kush tjetër përpos tyre?” . 
Zhveshja e muslimanëve nga ky privilegj
Edhe tek muslimanët është e kushtëzuar njësoj, sikurse tek popujt e mëhershëm, siç përmendëm ajetin 110 të kaptinës Ali Imran, porse kalimi nga muslimanët në pasues të feve të tjera nuk ndodh. Kjo për faktin se Islami është përmbyllja e feve, është përmbledhja e tyre, është feja, e cila nuk i është lënë njeriut në ruajtje, por Allahu e ka marrë përsipër atë. Kështu, nëse ndodh që në ndonjë vend muslimanët të jenë indiferentë ndaj rolit të tyre, atëherë konfiskimi i këtij nderi bëhet automatikisht dhe ai i kalohet një grupi tjetër muslimanësh në një vend tjetër. Allahu thotë: “Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. Allahu është i gjithëfuqishëm për çdo gjë”. Teube, 39.   
Në komentin e këtij ajeti, siç e kanë përmendur Ibën Kethiri dhe Ebu Suudi në Tefsiret  e tyre, Allahu paralajmëron se ata që nuk e përkrahin profetin e Tij, do t’i ndërrojë me njerëz të tjerë, të cilët do ta ndihmojnë dhe do ta mbështesin atë , dhe të cilët, sipas Ebu Suudit  mund të jenë nga racë apo edhe popuj të tjerë. P.sh., nëse nuk e përkrahin arabët, e përkrahin persianët. Ndoshta këtu qëndron sekreti i kalimit të pushtetit të muslimanëve nga një shtet në shtetin tjetër. 
Shkaqet e këtij ndërrimi
Ashtu sikurse kushtet, edhe shkaqet janë pikërisht ato që ishin tek çifutët, prej të cilave, si më të rrezikshmet do të veçonim:
1. Rënia në idhujtari-shirk. Allahu na lajmëroi se çifutët patën rënë në shirk , mëkat ky prej të cilit na e ka tërhequr vërejtjen shumë Pejgamberi, alejhi salatu ue selam: “O ju njerëz! Kini frikë këtë shirk, ngase ai është më i fshehtë se të ecurit e buburrecit” .
2. Frika dhe mosgatishmëria për sakrificë. Këto ishin tipare të çifutëve , kurse reflektimi i tyre në shoqërinë muslimane shkakton poshtërsinë dhe nënçmimin, i cili nuk hiqet përderisa të mos kthehemi në fe. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam thotë: “Kur të bëni tregtinë me kamatë, e të merrni bishtat e lopëve (të merreni me blegtori), e të kënaqeni me bujqësi dhe ta leni xhihadin - luftën për hir të Allahut, Allahu do ta mbisundojë mbi ju nënçmimin dhe nuk ua heq derisa të ktheheni në fenë tuaj” . 
3. Shtrembërimi i parimeve fetare, e në veçanti lejimeve dhe ndalesave . Pejgamberi, alejhi salatu ue selam ka thënë: “Për umetin tim kam frikë imamët – prijësit që humbin njerëzit nga e vërteta” .   
4. Braktisja e urdhërimit për të mirë dhe e ndalimit nga e keqja . Distancimi nga kjo, padyshim që paraqet rrezik edhe për dënim nga ana e Allahut. 
5. Përçarja në fe . Islami urdhëron për bashkim e jo përçarje, unitet e jo ndasi, afrim e jo largim, madje këtë e ka bërë gjatë gjithë historisë njerëzore. Allahu thotë: “Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të...”. Shura, 13.
 
Fusnotat:
  1. Dr. Sabir Amed Taha, Er-Riku fi'l Jehudijjeti ue'n Nasranijjeti ue'l Islam, përktheu: Sedat Islami, b. 1, botues: Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë, 2008, f. 16. 
  2. Grekët i ndanin popujt në dy grupe: Grekë (ose superiorët, që e meritojnë udhëheqjen) dhe barbarë (ku bënin pjesë të gjithë popujt e botës), të cilët duhej t'i shërbenin atyre. Ibid, fq. 16.
  3. Ky punim është i bazuar në artikullin e Dr. Munkidh b. Mahmud Sekkar-it, Allahu e ruajt, i publikuar në http://www.saaid.net/Doat/mongiz/1.htm. 
  4. Se çfarë forme duhej përdorur për ta respektuar dhe përfillur urdhrin e Allahut shih Bekare, 63. Kurse për sa i përket kundërshtimit të profetëve, kthehu tek ato që i bënin Musait, alejhi selam: Maide, 20-24.
  5. Për Allahun thanë gjëra shumë të këqija. - I përshkruan fëmijë: Teube, 30; - I përshkruan koprraci dhe varfëri: Maide, 64; Ali Imran, 181. Kurse profetët i akuzuan rëndë, madje edhe në moral. 
  6. Ali Imran, 78; Bekare, 87.
  7. Arafë, 140.
  8. Arafë, 148-151.
  9. Hadithi është hasen. Shih: Sahihu'l xhamii, 7867.
  10. Ata besojnë se ky titull nderi është i përhershëm.  Shih: Dhjata e vjetër, Zanafilla, 17:7.  
  11. Ali Imran, 112; el-Bekare, 88; el-Maide, 78; el-Bekare, 65; el-Maide, 60.
  12. Thanë se arabët rrjedhin nga Ismaili, i biri i robëreshës, Haxheres, kurse ata nga Is’haku, i biri i Sares, zonjës.
  13. Buhariu dhe Muslimi.   
  14. Tefsiru’l Kur’ani’l Adhim, Ibnu Kethir, b. 2, 1999, www.qurancomplex.co m. 
  15. Irshadu’l akli’s selim ila mezaja’l kitabi’l kerim, Ebu’s Suud, Muhammed b. Muhammed b. Mustafa el-Amadi, http://www.altafsir.com. 
  16. Bekare, 51; Bekare, 54.  
  17. Ahmedi. Ky hadith është hasen li gajrihi. 
Revista Albislam nr. 80


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013