Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
EDHE KËTA DUHET TË JENË EKSTREMISTË

Në kohën kur në BIK po zhvillonte punimet Kuvendi, disa (individë dhe media), për të prishur imazhin e Myftiut Tërnava në publik, publikuan lajme, analiza, opinione dhe komente, të cilat, thënë të drejtën, nuk shprehnin vetëm pakënaqësinë e tyre por edhe më shumë. Publikuan gjithçka. BIK-u reagoi me kohë për të demantuar të pavërtetat por edhe për të shpjeguar qëndrimet institucionale. E, si imazh konkret i kësaj të fundit, ishte që të mos tentojnë të ndërhyjnë në punët e brendshme të BIK-ut. Kjo për shkak të roleve (juristë, avokatë, gjykatës) që kishin marrë.
Por, një gjë që të binte në sy ishte publikimi i një lajmi përkitazi me të birin e Myftiut, Harisin. Tashmë ishte një ndërhyrje edhe në çështje familjare të Myftiut. Thanë se Harisi ka bërë thirrje për xhihad. Me këtë sikur dëshironin të “rrëfeheshin” se nuk kanë gabuar kur kanë akuzuar Myftiun për ekstremizëm. E lexova lajmin në shumë portale. Më bëri përshtypje se ishte lajmi më i komentuar. Kështu janë pothuajse shumica e lajmeve që kanë të bëjnë me fenë ose hoxhallarët. Lajmi burim kishte facebook-un e Harisit. E kërkova dhe e gjeta. Ishte vetëm një shprehje mllefi ndaj asaj që po ndodhte në Siri. E tërë bota është rrëqethur nga ajo që kanë parë atje. Kanë ndodhur masakra makabre nga dora e kriminelit alevit, Beshar Esadit. Nga e tërë bota, sidomos tash pas përdorimit të armëve kimike, iu erdhi përkrahje. OKB-ja e diskutoi këtë çështje në një seancë ndërsa SHBA-të dhe disa partnerë të saj po përgatiten për sulme të mundshme ndaj caqeve ushtarake të Besharit. Reagime pati edhe nga Kosova. Nuk ishte vetëm Harisi. Reaguan edhe presidenca dhe qeveria. Presidentja Jahjaga, Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hoxhaj i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë në Siri. Këtë e bënë paksa me vonesë. Ose, e bën atëherë kur panë se SHBA-të kishin qëndrim të qartë për sulm dhe se për një gjë të tillë modeli i intervenimit në Kosovë shihej si mundësi precedenti.
Reaguan të gjithë këta por mediat nuk iu thanë ekstremistë. Jahjaga, Thaçi dhe Hoxhaj, janë muslimanë, sikurse Harisi, por nuk u etiketuan me ekstremizëm. Përkundrazi. Lajmi kaloi si një lajm që, përveç përkrahjes për popullin sirian, ishte dhe një përkrahje po kështu për politikën amerikane.
Çudi me këta njerëz dhe këto media!
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013