Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Samiu dhe nëna e tij

Tregimi ynë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net i kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hir të edukimit dhe që askush të mos ishte bashkëpjesmarrës në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t’ia sigurojë një kafshatë buke.
Me ju sot do të jetë tregimi i nënës së Samiut...
Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomojë. Pas pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbajë veten kështu që filloi të qajë.
Përse qan moj nënë?! - e pyeti Samiu. Cdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do t’i kompensoj, - shtoi ai për ta qetësuar nënën.
Nënë dua të martohem - tha Samiu.
Mirë, vajza e fqinjit tonë është e ndershme, fetare dhe e bukur - propozoi nëna.
Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.
Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji...
Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.
Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: “Oj nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private”, kështu që nëna iu kthye heshtjes ndërsa dhimbjet ia çanin zemrën.
Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiut se kinse ajo po e anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin. Samiu erdhi deri në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos shkatërrohej.
Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. “Shtëpia nuk na zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tënde” - tha gruaja.
Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjodhi që gruaja të mbetej në shtëpi, ndërsa nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku? - i tha Samiu. Nëna nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tëndë afër dhe ja numri i mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.
Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash - tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu kujtua letra që kishte “numrin” e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjejë djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frike e urie që e kapën, pranë saj kaloi një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: “Lutet çdokush që takon këtë plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërt të të moshuarve”.
Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevojë për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes - tha nëna me një ton të ashpër.
U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumë keq por unë dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë” - premtoi Samiu.
Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij!
Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afër” - i tha kujdestares. Kur të vjijë biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t’i përkeqësohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t’i flas për diç shumë me rëndësi - kërkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj - sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese - rrëfeu Semiri.
Allahu iu përgjigj lutjes së kësaj nëne andaj a ka kush që merr mësim nga tregimi i këtij djali të pasjellshëm me nënën e tij?
 
***
Këtë tregim e ka përmendur Hoxha Ali Al Jasin në kasetën me titull: Shekva umm (Ankesa e një nëne)
Ebu Xhihad Sultan el Umerijj
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013