Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DOMOSDOSHMËRIA E TË KUPTUARIT TË FESË

 
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi te dërguarin tone, Muhammedin, familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij!
 
Nevoja për te folur për fenë, vlerën, rëndësinë, domosdoshmërinë e mësimit te saj, zbatimit, përfilljes dhe praktikimit te saj, sa vjen e shtohet. Sikur këtë e obligon largimi i shoqërive nga feja dhe mesimet e saja. Sot virtytet fetare konsiderohen te vjetruara, ne vend te tyre kane ardhur vlerat perëndimore, që shquhen me vulgaritet, mashtrim, tradhti, eufori, falsitet, çmenduri, epsh, droge, jete te shthurur, “bashkëjetesë”, lakuriqësi, me një fjale, antivlerat konsiderohen vlera, te këqijat te mira, lakuriqësia mode, e kështu me radhe.
 
Meqë shkaku i përhapjes se këtyre është pikërisht largimi nga feja dhe vlerat e saj, neve do te mundohemi diç te flasim për nevojën e mesmit te fesë duke e lutur Allahun qe te ne bekoje për suksese, te na jap rezultate pozitive ne punën tone për Te dhe fenë e Tij si dhe të na i pranoj te gjitha këto ngase Ai ka mundësi për një gjë të tillë!
 
Feja dhe Kur’ani që i janë zbritur Muhammedit, alejhi’s selam janë gjëra të mëdha andaj duhet mësuar dhe ditur vlerën e tyre. Thotë Allahu:
 
” قُلْ هُوَ نَبَأٌ عَظِيمٌ (67) أَنتُمْ عَنْهُ مُعْرِضُونَ
 
67. Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një kumtesë e madhe!. 68. Të cilës ju ia ktheni shpinën”. (Sad, 67-68)
 
Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti përmend: Eshtë lajm i madh, çështje madhore, e kjo është: dërgimi im tek ju (si pejgamber).
 
Muxhahidi, Shurejh el Kadiu dhe Es Sudijj kane thënë se ky lajm i madh është Kur’ani.
 
” عَمَّ يَتَسَاءلُونَ (1) عَنِ النَّبَإِ الْعَظِيمِ
 
Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit? 2. Për lajmin e madh e tronditës”. (en Nebe’, 1-2)
 
Katadeja dhe Ibni Zejdi kane thënë se lajm i madh është ringjallja pas vdekjes ndërsa Muxhahidi thotë se lajm i madh është Kur’ani. Zuxhaxhi mendon se ai është për dërgimin e Muhammedit, alejhi’s selam.
 
Mu për këtë duhet qasur kësaj feje ashtu siç iu qasen te parët tanë, te cilët Allahu i përshkroi:
 
“ُّمحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا
 
29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde)”. (el Fet’hu, 29)
 
Ata nëse urdhëroheshin, zbatonin, nëse ndaloheshin, largoheshin, zemrat e tyre ishin mbushur me besim, shpirtrat e tyre me Njëjësinë e Allahut dhe kthim kah Kur’ani dhe kuptimi i tij. Mu për këtë kjo fe u bart dhe u ruajt nga njerëz te drejte gjenerate pas gjenerate, me diturinë te cilën ua mësoi Muhammedi, alejhi’s selam dhe për te cilën i nxiti me fjalët e tij:
 
” إن الأنبياء لم يورثوا دينارا ولا درهما وإنما ورثوا العلم فمن أخذه أخذ بحظ وافر
 
Pejgamberët nuk kane lënë trashëgimi as dinarë dhe as dërhemë por kane lënë trashëgimi diturinë. Kush e merr këtë ai ka marrë një fat të madh”.
 
” مثل ما بعثني به الله من العلم والهدى كمثل الغيث الكثير أصاب أراضا
 
Shembulli i misionit tim, diturisë dhe udhëzimit, me te cilat janë dërguar i ngjanë një shiu qe zbret në një tokë…”. (Muttefekun alejhi)
 
Pra, nëse ne jemi trashëgimtarë te kësaj feje, kjo nuk është çështje e lehte dhe joserioze, përkundrazi, është gjë e madhe, qe për hire te madhështisë se saj duhet kuptuar, mësuar e studiuar. Allahu na e obligoi mësimin e saj e saj e tha:
 
” فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ
 
19. Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd…”. (Muhammed, 19)
 
” فَلَوْلاَ نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَآئِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي الدِّينِ وَلِيُنذِرُواْ قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُواْ إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ
 
122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)”. (et Tewbe, 122)
 
Për të mbetur feja e forte, dominante, prijatare, duhet qe në të të mbetet po me ketë status edhe dituria, ndryshe ndodhe më e keqja. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
 
“إن الله لا يقبض العلم انتزاعا- ينتزعه من صدور العلماء لكن يقبض العلم بموت العلماء حتى إذا لم يبق عالم اتخذ ناس رؤوسا جهالا فسئلوا فأفتوا بغير علم فضلوا وأضلوا
 
Allahu nuk e nxjerr diturinë me nxjerrje konkrete por e nxjerr-largon me vdekjen e dijetareve, kështu që kur nuk mbetet dijetare, njerëzit jepen pas injoranteve, te cilët i pyesin dhe te cilën përgjigjen pa dituri dhe kështu shkaktojnë humbjen e vetvetes por edhe të tyre”. (Buhariu)
 
Ndoshta këtu qëndron sekreti dhe urtësia se perse mësimi i fesë është konsideruar xhihadi me i madh. Ibni Abbasit i kishte ardhur një njeri dhe i kishte thënë: O Ibni Abbas! Dua te shkoj ne Xhihad për hire te Allahut! Ibni Abbasi nuk pajtoi me te dhe ne vend te kësaj ia propozoi një xhihad edhe me te madh:
 
” ابْنِ مسجدا وتعلم العلم وعلم فيه الفرائض والسنن، فذاك أفضل
 
Ndërtoje ndonjë xhami, mëso ndonjë dituri dhe mësojua (njerëzve) farzet dhe sunnetet në të ngase kjo është më mirë”.
 
Feja nuk është e përkufizuar ne hallall dhe haram dhe për këtë arsye, te kuptuarit e fesë nuk do te thotë njohja e shkencës se fikhut, qe trajton këtë tematike. Assesi, te kuptuar te fesë do te thotë te kuptuar te asaj qe i është zbritur Muhammedit, alejhi’s selam e qe përfshin hallallin, haramin dhe shume gjera tjera. Mu për këtë, dijetaret i kane ndare shkencat fetare ne shkenca te ndryshme qe studentet te kenë me shume lehtësi ne përvetësimin e tyre. Kështu, mësimi i shkencave fetare, e sidomos atyre bazike është më se i domosdoshëm. Këtu hyjnë mësimi i besimit (akides), fikhut (jurisprudencës), moralit, etj. Kjo kuptohet nga ajetet dhe hadithi në vijim:
 
” إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ
 
19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami”. (Ali Imran, 19)
 
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا ادْخُلُوا فِي السِّلْمِ كَافَّةً
 
208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi)…”. (el Bekare, 208)
 
Në tefsirin Zadu’l mesir ky ajet është komentuar kështu: …ajeti ka zbritur përkitazi me besimtaret, te cilët i urdhëron te përqafojnë te gjitha ligjet islame. Ky mendim është i Katades dhe Muxhahidit.
 
Edhe Begaviu ka bere një koment te shkëlqyeshëm e ka thënë: Hyni ne Islam dhe përqafoni te gjitha ligjet e tij dhe assesi mos kaloni-merrni ligje tjera.
 
Ebu Xha’feri, siç përmend Taberiu, në koment te këtij ajeti ka thënë: Allahu i Madheruar ka patur per qellim me kete ajet: Veproni o besimtar me te gjitha ligjet e tij, vërtetojeni Islamin me fjale e vepra dhe lerini rruget dhe gjurmet e djallit ngase ai është armiku juaj…”.
 
“فَلَوْلاَ نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَآئِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي الدِّين
 
E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare “. (et Tewbe, 122)
 
Transmeton Ibni Omeri nga Omeri se: Derisa ishim duke ndejtur tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam kur ja erdhi një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zi. Në të nuk vëreheshin shenja udhëtimi dhe asnjëri prej nesh nuk e njihte. U ul tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam dhe bashkoi gjunjët e tij me gjunjët e tij (Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam) ndërsa dorën e vendosi mbi kofshën e tij e tha:
 
O Muhammed! Cka është Islami?
 
U përgjigj: Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh ramazanin dhe ta kryesh haxhin.
 
Tha: Të vërtetën e the.
 
Ne –thotë transmetuesi- u çuditëm prej tij: Po e pyet dhe po ia vërteton fjalët!
 
Pastaj tha: O Muhammed! Me trego se çka është imani (besimi)?
 
Të besosh në Allahun, në melaiket e Tij, në të dërguarit e Tij, në librat e Tij, në ditën e fundit, në caktimin e Allahut: të mirën dhe të keqen e tij- u përgjigj.
 
Tha: Të vërtetën e the.
 
Ne –thotë transmetuesi- u çuditëm prej tij: Po e pyet dhe po ia vërteton fjalët!
 
Pastaj tha: O Muhammed! Cka është Ihsani (bamirësia)?
 
Tha: Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, ngase ti, edhe nëse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty…Pastaj, thotë transmetuesi, me takoi Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam pas tri ditësh dhe më tha: A e di se kush ishte ai burri? Thashë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine më së miri. Tha: Ai ishte Xhibrili, ka ardhur që t’ua mësojë çështjet e fesë suaj”. ([1])
 
Dëshmia prej këtij hadithi merret nga pjesa e fundit e tij sikur qe merret edhe nga pjesa e pare: Ai ishte Xhibrili, ka ardhur që t’ua mësojë çështjet e fesë suaj. D.t.th.: e tere feja është mësuar nga sahabet, qe këtu ka përfshirë tri sfera: besimin, legjislacionin (Islamin) dhe moralin.
 
Mësimi i fesë nuk është i veçante për dijetaret, jo, fenë duhet ta mësojnë qe te gjithë porse me një ndarje qe kanë bërë dijetaret:
 
Ajo qe është FARZ AJN (obligim i domosdoshëm), e qe çdokush duhet ta mësoje. Kjo është dituria e gjerave esenciale ne besim, domethënia e shehadeteve, realizim praktik te domethënies se Njëjësisë se Allahut ne krijim dhe adhurim (nuk duhet bere shok asgjë, nuk duhet shkuar tek falltaret, sihirbazët, hajmalitë), besim i përgjithshëm ne atë qe ka ardhur e përgjithshme dhe ne detaje ne atë qe ka ardhur e detajizuar prej gjerave qe janë sekrete-gajb dhe prej gjerave qe Allahu ua obligoi njerëzit t’i besojnë, qofshin ato emra, cilësi apo gjera sekrete-gajbe.
 
Muslimani duhet te dijë për fenë e tij aq sa nëse dikush i thotë:
 
A janë dy zota?
 
Përse nuk janë dy zota?
 
A ka Zoti fillim?
 
Perse Zoti nuk ka grua?
 
Perse Zoti nuk ka fëmijë?
 
Perse Isai nuk pranohet si djalë i Zotit?
 
Perse ta adhurojmë Zotin?
 
Cka nëse nuk e adhurojmë Zotin ?
 
Asnjë musliman nuk guxoje te gaboje ne këto gjera. Madje edhe dyshimi sado pak i vogël ne to te sjell ne gremine te ferrit.
 
Nuk janë dy zota për arsye se bota do te shkatërrohej, nuk do te kishte me qetësi, rend, harmonizim te ligjeve natyrore sepse secili zot do te bënte atë qe te doje e bota përherë do te ishte arene e luftimit ne mes tyre. Thotë Allahu:
 
” وْ كَانَ فِيهِمَا آَلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
 
22. Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit”. (el Enbija, 22)
 
” مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذًا لَذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
 
91. All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë”. (el Mu’minune, 91)
 
Kush para Zotit?
 
Ka edhe te atille qe te bëjnë pyetje po kush para Zotit, madje kjo eshte cytje e djallit ngase Pejgamberi, alejhi’s selam ka thene se djalli aq shume e mundon njeriun derisa e ve ne dyshim se kush e ka kriju Allahun. Besimtari nese bie ne dyshime te tilla menjehere duhet te ike prej tyre dhe para se te vije tek ato duhet te mesoje pergjigjen shume thjeshte:
 
“قلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
 
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
 
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
 
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
 
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas)
 
Një prej shkaqeve te zbritjes se kësaj kaptine ishte pyetja e disa pabesimtarëve se: يا محمد انسب لنا ربك O Muhammed! Na e përshkruaj gjenezën e Zotit tënd? Allahu si përgjigje për pyetjen e tyre e zbriti këtë kaptine.
 
Tolstoi ua kishte marrë një shembull shume te mire për këtë kur kishte polemizuar me disa e iu kishte thënë: Numëroni nga dhjete deri ne një. Ata numëruam dhe kur erdhën tek njëshi u ndalen. Ta: Vazhdoni. Nuk ka më para njëshit- iu përgjigjën. As para Allahut nuk ka asgjë – iu përgjigj shume thjesht Tolstoi.
 
Zoti nuk ka nevoje për grua dhe as për fëmijë ngase çdo gjë është e Tij. Sikur Zoti te kishte grua kjo, ne logjiken njerëzore, do te nënkuptonte edhe fundin e tij ngase martesa behet me qellim shtimi. Allahu është i pastër nga kjo. Thotë Allahu:
 
“قلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
 
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
 
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
 
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
 
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas)
 
” اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
 
255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”. (el Bekare, 255)
 
” قُلْ إِنْ كَانَ لِلرَّحْمَنِ وَلَدٌ فَأَنَا أَوَّلُ الْعَابِدِينَ
 
81. Thuaj: “Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!”. (ez Zuhruf, 81)
 
Imam Taberiu ka përmendur ne koment te këtij ajeti: Thuaj o Muhammed pabesimtarëve se nëse ju pretendoni se Allahu ka fëmijë, unë jam i pari qe besoj ne Allahun dhe iu përgënjeshtroje juve si dhe mohoj ata qe thuani se Zoti ka fëmijë.
 
” لَوْ أَرَدْنَا أَنْ نَتَّخِذَ لَهْوًا لاتَّخَذْنَاهُ مِنْ لَدُنَّا إِنْ كُنَّا فَاعِلِينَ
 
17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë”. (el Enbija, 17)
 
Imam Taberiu ne tefsirin e tij ajeti e komenton kështu: Thotë Allahu, e lartësuar qofte përmendja e Tij: Sikur Ne të donim grua dhe fëmijë do t’i merrnim prej Nesh (nga Xhenneti), por nuk e bëjmë këtë dhe kjo nuk bën dhe nuk na përket ne…
 
Ibrahim Nah’iu, siç përmend Ibni Kethiri, ne koment te këtij ajeti ka thënë: Do të merrnim grua nga hyritë e Xhennetit. Ndërsa Ikrimeja dhe Sudiu mendojnë se për qellim ne ajet është fëmija.
 
Edhe Begaviu ka përmendur ngjashëm me këtë. Ai sikur dëshiron te na thotë neve se Allahu i Madhëruar po te merrte grua nuk do te zgjidhte nga banoret e tokës por nga banoret e qiellit, dhe sikur te ishte kjo e lejuar ne kuadër te cilësive te Tij, Ai do të merrte grua ne atë mënyrë që ne nuk do ta shihnim.”
 
Këtu bie poshtë teoria e te krishterëve për Isain dhe Merjemen se janë fëmija dhe gruaja e Zotit ngase këta janë parë nga njerëzimi ndërsa fëmija dhe gruaja e Zotit, po te kishte, nuk do te duhej te shiheshin nga njerëzit siç nuk shihet Allahu.
 
Në Zadul mesir janë përmendur shkaqet e zbritjes së këtij ajeti:
 
· Pabesimtarët thanë se melaiket janë vajzat e Allahut, vajzat e Tij janë perëndesha, kështu qe si demantim zbriti ky ajet. Këtë e përcjell Ebu Salihi nga Ibni Abbasi.
 
· Të krishterët e Nexhranit thanë se Isai është djalë i Zotit kështu që Allahu demantoi këtë thënie te tyre nëpërmjet këtij ajeti. Këtë e ka thënë Mukatili.
 
Autori i tefsirit bën edhe një koment te bukur e thotë se sikur Allahu të kishte grua dhe fëmijë, ata do t’i merrte me vete ngase njeriu gruan dhe fëmijët i merr me vete e nuk i lë rrugëve.
 
” َلوْ أَرَادَ اللَّهُ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا لاصْطَفَى مِمَّا يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ سُبْحَانَهُ هُوَ اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ
 
4. Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!”. (ez Zumer, 4)
 
Në Zadul mesir qëndron: Sikur Allahu të donte fëmijë do të zgjidhte nga ajo që ka krijuar, e që sipas Mukatilit, janë melaiket.
 
Sa’di thotë se sikur puna të ishte siç mendojnë mendjelehtit, Allahu do të zgjidhte nga krijesat e Veta çka te dojë, do ta veçonte për vete, do ta konsideronte si fëmijë dhe nuk do te kishte nevoje fare për grua (qe t’ia linde Atij fëmijën).
 
Edhe Ibni Kethiri bën një koment te bukur, siç e ka zakon, e thotë: Cështja nuk është siç ata mendojnë (se Isai është djalë i Zotit) ngase Ai do të zgjidhte fare te dojë. Kushti (sharti) gjuhësor këtu nuk përcakton qe patjetër edhe të ndodhe, d.t.th.: kjo nuk përcakton se Allahu ka fëmijë, jo ishin, por dikë tjetër, jo, këtu për qellim është përgënjeshtrimi i asaj qe ata patën pretenduan.
 
Këtu assesi nuk përbuzet personaliteti i ishit, ai mbetet pejgamber i Allahut, qe për neve besimi dhe respekti i tij janë obligative, porse Allahu sqaron statutin e tij prej njeriu dhe se pse ai nuk ka baba nuk do te thotë se është djalë i Zotit.
 
” وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ البنات سُبْحَانَهُ وَلَهُمْ مَّا يَشْتَهُونَ
 
57. Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë)”. (en Nahl, 57)
 
Dijetari i mirënjohur, Shenkiti, në koment të këtij ajeti ka thënë:
 
Allahu i madhëruar ka përmendur në këtë ajet se pabesimtarët besojnë se Allahu ka vajza. Huzaa dhe Kenanah (dy fise) besonin se melaiket janë vajzat e Allahut, siç ka thënë Allahu:
 
” وَجَعَلُواْ الملائكة الذين هُمْ عِبَادُ الرحمن إِنَاثاً
 
19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? “. (ez Zuhruf, 19)
 
Ata jo vetëm qe pretenduan fëmijë për Allahun por edhe ia përshkruan Atij fëmijët e pavlere –sipas tyre- vajzat, te cilat për vete i urrenin…Thotë Allahu:
 
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُمْ بِالْأُنْثَى ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ (58) يَتَوَارَى مِنَ الْقَوْمِ مِنْ سُوءِ مَا بُشِّرَ بِهِ أَيُمْسِكُهُ عَلَى هُونٍ أَمْ يَدُسُّهُ فِي التُّرَابِ أَلَا سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ
 
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef 59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”. (Nahl, 58-59)
 
” وَإِذَا الموءودة سُئِلَتْ بِأَىِّ ذَنبٍ قُتِلَتْ
 
8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, 9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur”. (et Tekvir, 8-9)
 
Mu për këtë, Allahu ne shume vend ne Kur’an ka potencuar se kjo ndarje, vajzat për Allahun meshkujt për vete, është e padrejte dhe prej shpifjeve me te mëdha. Thotë Allahu:
 
” أَلَكُمُ الذكر وَلَهُ الأنثى تِلْكَ إِذاً قِسْمَةٌ ضيزى
 
21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat? 22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!”. (en Nexhm, 21-22)
 
” أَلاَ إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ وَلَدَ الله وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ أَصْطَفَى البنات على البنين مَالَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
 
151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë: 152. “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit). 153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt? 154. Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?”. (es Saffat, 151-154)
 
” أَفَأَصْفَاكُمْ رَبُّكُم بالبنين واتخذ مِنَ الملائكة إِنَاثاً إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلاً عَظِيماً
 
40. A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha”. (el Isra, 40)
 
” أَمِ اتخذ مِمَّا يَخْلُقُ بَنَاتٍ وَأَصْفَاكُم بالبنين
 
16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?”. (ez Zuhruf, 16)
 
” أَمْ لَهُ البنات وَلَكُمُ البنون
 
39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?”. (et Tur, 39)
 
” وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكْرَهُونَ
 
62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut …”. (en Nahl, 62)
 
” أَوَمَن يُنَشَّأُ فِي الحلية وَهُوَ فِي الخصام غَيْرُ مُبِينٍ
 
18. A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?”. (ez Zuhruf, 18)
 
Madhësinë dhe rrezikun e kësaj e ka sqaruar ne ajetin:
 
” وَقَالُواْ اتخذ الرحمن وَلَداً لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئاً إِدّاً تَكَادُ السماوات يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ الأرض وَتَخِرُّ الجبال هَدّاً أَن دَعَوْا للرحمن وَلَداً وَمَا يَنبَغِي للرحمن أَن يَتَّخِذَ وَلَداً إِن كُلُّ مَن فِي السماوات والأرض إِلاَّ آتِي الرحمن عَبْداً
 
88. Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
 
89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
 
90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
 
91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
 
92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
 
93. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob”. (Merjem, 88-93)
 
” إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلاً عَظِيماً
 
Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha”. (el Isra, 40)
 
Përse Isai nuk pranohet si djalë i Zotit?
 
Nuk pranohet si djalë i Zotit ngase arsyeja e te krishterëve është e dobët. Nëse Isai, qe ne fenë tone është pejgamber i Zotit si te gjithë pejgamberët tjerë, meriton te quhet tek te krishterët zot për arsye se nuk ka baba, atëherë Ademi pa baba dhe pa nene do te ishte me meritor te quhej zot. Thotë Allahu:
 
” إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
 
59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë”. (Ali Imran, 59)
 
Perse ta adhurojmë Zotin?
 
Për arsye se Allahu na ka krijuar, qëllimi i krijimit tone është adhurimi i Zotit, për arsye se te mirat e Zotit janë te pa fund. Te shohim argumentet përkatëse për këtë qe thamë:
 
“56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat, 56)
 
Mos adhurimi i Zotit d.t.th.: largim prej qëllimit për te cilin je krijuar dhe i ngjan anijes se madhe detare, e cila vendoset ne shkretëtirë për te udhëtuar. Apo i ngjan njeriut qe ne vend se te shkruaj me laps merr këpucën dhe ne vend se të ec me këpucë mundohet të ec me laps. Kjo është e pamundur…
 
Pastaj sikur kjo te mos ishte fare e caktuar si obligim vete ndërgjegjja e pastër do te na detyronte qe Allahun për mirësitë e shumta qe na i ka dhënë ta adhurojmë. Nëse doni te bindeni për këtë imagjinojeni veten pa sy, pa hunde, me gjuhe, pa veshe, pa te menduar, pa e pa…Cfarë bukurie do te kishte natyra pas sy, çfarë arome do te kishin lulet pa hunde, çfarë efekti do te kishte kjo ligjëratë tani pa veshe, çfarë dallimi do te kishim nga kafshët pa te medituar?! Tash bindu dhe dëgjo çka thotë Allahu:
 
” وَآتَاكُمْ مِنْ كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا إِنَّ الإنْسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ
 
34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim, 34)
 
” وَلَقَدْ مَكَّنَّاكُمْ فِي الأرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ قَلِيلا مَا تَشْكُرُونَ
 
10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni”. (el A’raf, 10)
 
” وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ
 
53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, “. (en Nahl, 53)
 
” وَهُوَ يُطْعِمُ وَلا يُطْعَمُ
 
(14. Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës,) që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, (të pranoj Zot tjetër…)”. (el En’am, 14)
 
” قُلْ كُلٌّ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ
 
Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!…”. (en Nisa, 78)
 
” وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
 
11. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!”. (ed Duha, 11)
 
Cka nëse nuk e adhurojmë Zotin ?
 
Nëse ti nuk e adhuron Allahun atëherë ti ke mohuar te mirat e Tij. YDhe, dije se cka do qe te besh, falendro o moho, kjo aspak as nuk demton por as nuk forcon Allahun. Allahu është i falënderuar edhe nese tere njereyimi e mohojne Atë. THote Allahu:
 
” وَلَقَدْ آتَيْنَا لُقْمَانَ الْحِكْمَةَ أَنِ اشْكُرْ لِلَّهِ وَمَنْ يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ “. ()
 
Rufjan eth Thevriu ka rrëfyer nga Zubejdi e ky nga Abdullahu se Muhammedi, alejhi’s selam ne koment te ajetit: ” اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ t’ia keni friken Allahut me frikë të sinqertë”, ka thënë: أن يُطَاعَ فَلا يُعْصَى، وَيُشْكَرَ فَلا يُكْفَرَ، ويُذْكَر فَلا يُنْسَى Të respektohet e të mos kundërshtohet, te falënderohet e të mos mohohet, të permendet e të mos harrohet.
 
Thote Allahu:
 
” فَأَمَّا الإنْسَانُ إِذَا مَا ابْتَلاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ (15) وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ
 
15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”. 16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”. (el Fexhr, 15-16)
 
Në një hadithi me sened të mirë-hasen:
 
” من لم يشكر القليل، لم يشكر الكثير، ومن لم يشكر الناس لم يشكر الله. والتحدث بنعمة الله شكر، وتركها كفر. والجماعة رحمة، والفرقة عذاب
 
Kush nuk falënderon pakicën nuk falënderon as shumicën, kush nuk falënderon njerëzit nuk falënderon as Allahun, të flasësh për begatitë e Allahut është falënderim, të mos flasësh është mohim, bashkimi është mëshirë ndërsa ndarja është ndëshkim”. (Transmeton Ahmedi ndersa Shejh Albani në Silsiletu’s sahihah, 2/276, e ka përmendur si hasen-të mirë)
 
Një njeri shkoi tek Ibrahim b. Ed’hemi dhe i tha:
 
O Ebu Is’hak! Unë e kam vështirë t’i kontrolloj epshet e mia andaj më këshillo!
 
Ibrahimi i tha: Nëse i pranon pese kushte dhe i praktikon ato, epshet tua nuk do te bëjnë aspak dem.
 
Cilat janë ato- pyeti me kureshtje njeriu?
 
Ibrahimi: Kur dëshiron ta kundërshtosh Allahun mos ha nga rrizku i Tij.
 
Njeriu: Si te mos kur çdo gjë është e Tij?!
 
Ibrahimi: A është e drejte te hash nga rrizku i Tij e pastaj t’ia thyesh urdhrat Atij?!
 
Njeriu: Cili është kushti i dyte?
 
Ibrahimi: Kur dëshiron ta kundërshtosh Allahun largohu nga toka e Tij.
 
Njeriu: Si të largohem nga toka kur çdo gjë, ne toke e ne qiell, është e Tij?!
 
Ibrahimi: A është e drejte te hash nga rrizku i Tij, te jetosh ne token e Tij e pastaj te mos i bindesh Atij?!
 
Njeriu: Cili është kushti i trete?
 
Ibrahimi: Kur dëshiron ta kundërshtosh Allahun shko ne një vend ku Ai nuk te sheh dot.
 
Njeriu: Si të shkoj unë kur Allahu me sheh kudo qe te jam dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë?!
 
Ibrahimi: A është e drejte te hash nga rrizku i Tij, te jetosh ne token e Tij, te bindesh se Atij nuk i fshihet asgjë e pastaj ta kundërshtosh Atë?!
 
Njeriu: Ke te drejte. Cili është kushti i katërt?
 
Ibrahimi: Kur te vije jeleku i vdekjes thuaji le te pres pak sa te besh ndonjë vepër te mire?
 
Njeriu: Por ai nuk me dëgjon mua?!
 
Ibrahimi: Nëse e di se meleku i vdekjes nuk bën lëshim, nuk te jep kohe qe te pendohesh dhe te besh ndonjë vepër te mire, me thuaj, si mendon te shpëtosh?!
 
Njeriu: Cili është kushti i peste?
 
Ibrahimi: Kur te vijnë engjëjt e Xhehennemit të të marrin mos shko me ta.
 
Njeriu: Ata nuk me pyesin, me marrin me forcë, desha apo nuk desha unë.
 
Ibrahimi: Atëherë me thuaj si ke menduar për shpëtimin tënd?
 
Njeriu: Mjaft! Pendohem tani tek Allahu dhe kërkoj falje për mëkatet e mija.
 
Njeriu vërtet u tregua i sinqerte dhe me nuk i beri mëkat Allahut derisa vdiq.
 
Pastaj edhe ne sferën e adhurimit duhet mësuar se si te falemi, te marrim abdes, pastrohemi , etj. Kjo është obligim për arsye se lidhet me një obligim e qe është namazi. Pra derisa namazi nuk vlen pa abdes, mësimi i abdesit mbetet obligim për ne.
 
Nëse dikush te thotë se sabahu i ka tri regate, dreka 3, ikindia 5, akshami 2, jacija 1, ti automatikisht duhet ta refuzosh dhe ti përgjigjesh se sabahu i ka 2 (fary), dreka 4, ikindia 4, akshami 3, jacija 4.
 
Nëse te thotë se larja e fytyrës nuk hyn ne abdes ti duhet ta refuzosh menjëherë…
 
Duhet mësuar për zekatin, dhe gjerat më me rëndësi rreth tij, për agjërimin, si është dhe nga çka prishet, për haxhin dhe kushtet themelore te tij.
 
Nëse te thotë se zekati nuk është obligim ti duhet ti thuash zekati është shtylle e fesë dhe është obligim. Po kështu edhe për agjërimin dhe haxhin…
 
Duhet te mësojë edhe për parimet e përgjithshme rreth jetës familjare, ne mënyre qe familja e tij te mos jete skene intrigash, përçarjesh, mospajtimesh.
 
Nëse dikush te thotë se martesa duhet te behet ne baza bukurie ti duhet ti thuash jo, nëse te thotë se lejohet me lavire, thuaji jo se Allahuthote:
 
” الزَّانِي لَا يَنْكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنْكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ وَحُرِّمَ ذَلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ
 
3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët”. (en Nur, 3)
 
Amr b. Shuajbi transmeton nga babai i tij, siç ka shënuar Tirmidhiu, se një burrë prej shokëve te Muhammedit, alejhi’s selam, qe quhej Merthed b. Ebi Merthed bartte robërit muslimanë nga Mekkeja ne Medine. Një prostitute ne Mekke, qe quhej Anaka, kishte qene me pare shoqe e tij. Ai i kishte premtuar një muslimani se natën do te shkonte ta merrte. Thotë: Shkova dhe kur gjendesha nen hijen e një muri ne një nate me hënë, erdhi Anaka dhe ma vërejti hijen time. Kur u afrua me njohu dhe tha: Merthedi?! Thashë: Merthedi. Tha: Mire se na ka ardhur, eja dhe buaj sonte tek unë. Thashë: Oj Anaka! Allahu na e ka ndaluar prostitucionin. Ajo bërtiti: O njerëz! Ky njeri po ua vjedh-bart robërit muslimanë. Mu lëshuan pas tete veta por nuk me zunë dot ngase hyra në një shpelle. Aq shume mu afruan por Allahu ua verbëroi sytë saqë erdhën dhe mbi kokën time urinuan e këtë nuk e vërejtën fare. U kthyen dhe unë u ktheva tek shoku im e morra dhe e dërgova ne Medine. …Kur shkova atje e pyeta Pejgamberin, alejhi’s selam për leje për t’u martuar me Anakën por nuk mu përgjigj asgjë derisa zbriti ajeti (i lartpërmendur) kështu qe Pejgamberi, alejhi’s selam me tha: O Merthed! Mos u marto me të!(Sahihu ve daiu suneni’t Tirmidhijj, 3177, senedin e ka te mirë-hasen)
 
Nëse dikush thotë se myslimania bën të martohet me një pabesimtar thuaji se nuk lejohet te martohet me pabesimtarin, me qafirin, ngase Allahu ka thënë:
 
” وَلَا تَنْكِحُوا الْمُشْرِكَاتِ حَتَّى يُؤْمِنَّ وَلَأَمَةٌ مُؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ وَلَا تُنْكِحُوا الْمُشْرِكِينَ حَتَّى يُؤْمِنُوا وَلَعَبْدٌ مُؤْمِنٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ أُولَئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى الْجَنَّةِ وَالْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِ وَيُبَيِّنُ آَيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
 
221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë”. (el Bekare, 221)
 
Po ashtu thotë Allahu:
 
” لا هُنَّ حِلٌّ لَهُمْ وَلا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ
 
( nëse vërtetoni se ato janë besimtare,) atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to,…”. (el Mumtehineh, 10)
 
Taberiu përmend në tefsirin e tij se Katadeja dhe Zuhriu ne koment te ajetit te el Bekares, kane thënë: Nuk lejohet qe myslimania te martohet me një jahudi, të krishterë apo politeist, prej atyre që nuk janë ithtarë të fesë sate.
 
Po kështu duhet shmangur ndalesave te mëdha e te vogla, qofshin shirk, prostitucion, konsumim te drogës, alkoolit, marrje te kamatës, ryshfetit-mitos, etj.
 
Këtu nuk vlen: “Nuk i dij dovt”, “veç supaniqen e dij”, “sun i daj reqatet”, “pom pshtillen shum”, etj. Nëse je ne gjendje të mbash mend shumë gjera te këqija dhe atë shume kohe, duke futur këtu ne radhe te pare serialet, telenovelat, këngët, madje edhe ne gjuhe te huaja, si nuk je ne gjendje te mbash ne mend dy apo tri kaptina te shkurtra te Kur’anit, me te cilat do të mund te faleshe?!
 
Arsyet e lartpërmendura janë te pavlera, te pabaza dhe shume naive. Këto arsye nuk vlenin as te njerëzit e padrejte, tiranët, mizoret, te cilët, përkundër faktit se ishin mallkim për muslimanët e devotshëm, dinin te ndëshkonin edhe ata, qe kishin këso arsye. Njeri prej tyre, i mbajtur ne mend si Haxh-xhaxh Zullumqari kishte shkuar ne Medine dhe kur kishte ardhur koha e faljes se namazit, ai kishte dalur te shikonte se kush nuk falej. Te gjitha shitoret ishin te mbyllura me përjashtim të një shitoreje, shitës i së cilës ishte një invalid (sakat).
 
Perse nuk vjen ne xhami për namaz-pyeti Haxh-xhaxhi?
 
Jam invalid dhe nuk mundem – u arsyetua shitësi.
 
Shitësi shiste vazo te ndryshme. Haxh-xhaxhi deshi ta dinte ne ishte i sinqerte apo jo kështu qe i tha: Sa shume po me pëlqen ajo vazoja atje lart por meqë ti qenke invalid nuk mundësi te ma marrësh atje lart.
 
Si jo, prit pak, unë tash hipi dhe ta marr- u përgjigj njeriu.
 
Kur Haxh-xhaxhi e pa kështu i tha: Ti nuk ke mundësi te shkosh ne xhami për shkak se je invalid ndërsa ke mundësi te ngjitesh lart ne raftet e dyqanit. Urdhëroi qe pas namazit ta dërgojnë ne prani te xhematit (falësve) dhe ta mbysin.
 
Haxh-xhaxhi një here tjetër kishte dalur kështu dhe kishte pare një shitës perimesh qe nuk falej. Ore perse nuk ke shkuar te falesh? Jam i paditur, nuk mund te mbaj mend as një verset te shkurtër te Kur’anit e lere me t’i mësoj kaptinat në tërësi – i qe përgjigjur shitesi. Edhe këtë deshi ta zbulonte Haxh-xhaxhi kështu qe i tha: Po mire, këto perimet qe i shet qenkan lloje te ndryshe dhe te shumta por edhe po te blija tash nuk po mundkam.
 
Përse?- pyeti njeriu.
 
Për arsye se ti nuk mund t’i dish çmimet e tyre th Haxh-xhaxhi.
 
Jo, jo, unë i di te gjitha – shtoi njeriu. Ti vetëm urdhëro e pyet dhe unë ta jap çmimin.
 
Ti paske mundësi t’i dish te gjitha çmimet ndërsa nuk ke mundësi ta dish një kaptine te Kur’anit e te falesh- e qortoi Haxh-xhaxhi. E thirri xhelatin dhe ia preu kokën.
 
Ajo qe është FARZ KIFAIJJ, qe është obligim i pjesërishëm. Me fjale te tjera, nëse një grup njerëzish e marrin përsipër këtë lloj diturish, përgjegjësia për mos mësimin e tyre bie nga pjesa tjetër. Mu për këtë, neve na mbetet obligim qe te kemi sa me shume studente te fesë, te cilët do te specializohen ne fusha dhe lëmi te ndryshme, e qe do te na heqin nga përgjegjësia e mësimit te atyre shkencave. Se çfarë vlere ka kjo shikoni vetëm këto dy hadithe:
 
” من يرد الله أن يهديه يفقهه
 
Kujt t’ia dojë Allahu udhëzimin e bën të kuptojë (në fe)”.
 
” من يرد الله به خيرا يفقهه في الدين
 
Kujt t’ia dojë Allahu të mirën e udhëzon në të kuptuarit e fesë”.
 
I është kushtuar rëndësi kërkimit te diturisë për arsye se realiteti te kuptuarit te fesë është hapja e zemrës për këtë fe, siç thotë Allahu:
 
” فَمَن يُرِدِ اللّهُ أَن يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلاَمِ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاء
 
125. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell”. (el En’am, 125)
 
Studenti duhet krahas mësimit edhe ta derdh atë dituri qe e ka mësuar. Mjafton qe ai i mëson njerëzit, i këshillon dhe porosite për te mira ata. Ndryshe nëse ai nuk e bën këtë, nuk i urdhëron njerëzit për te mire dhe nuk i ndalon nga e keqja, ai është treguar i dobët. Thotë Allahu:
 
“وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا (66) وَإِذاً لَّآتَيْنَاهُم مِّن لَّدُنَّـا أَجْراً عَظِيمًا (67) وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا (68) وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقًا (69) ذَلِكَ الْفَضْلُ مِنَ اللّهِ وَكَفَى بِاللّهِ عَلِيمًا
 
66. Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë. 67. Dhe atëherë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. 68. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë. 69. E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! 70. Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri”. (en Nisa, 66-70)
 
Nga kjo mund te nxjerrim një konkludim se te gjithë muslimanët duhet mësuar gjerat e domosdoshme te fesë dhe patjetër duhet te derdhin pasuri, mund dhe energji për shkollimin e studentëve në lëmi fetare qe ta kryejnë këtë obligim parcial. Këtë e mësuam nga ajeti 122 i kaptinës Tewbe, ku qëndron: “..që ta mësojnë fenë”.
 
***
 
Thamë se mësimi i besimit është prej diturisë se obliguar qe duhet ta dije çdokush dhe mu për këtë, dijetaret diturinë për besimin e kane quajtur El Fikhul Ekber derisa me gjerat tjera kane mjaftuar me vetëm ilm ose fikh. Edhe ne derisa jemi duke biseduar për këtë teme do te vazhdojmë ligjërimin për besimin, i cili ndahet ne dy pjese shume me rëndësi:
 
· Tewhidi (njëjësia e Allahut), qe përfshin tri rangjet: rububijjen (zotësinë), uluhijjen (hyjninë) dhe emrat dhe cilësitë e Allahut.
 
· Akidenë qe përfshin te gjashte kushtet e besimit, te përmendura ne hadithin e Xhibrilit, alejhi’s selam.
 
Tewhidi është prej gjerave qe dituria ne to është më e lëvduara, është prej gjerave qe te afrojnë me se shumti tek Allahu ngase është prej farzeve-obligimeve me te mëdha, për te cilat ne hadithi kudsijj thuhet:
 
” وما تقرب إلي عبدي بشيء أحب إلي مما فرضته عليه
 
Robi nuk afrohet tek Unl me diç më të dashur për Mua se sa ajo që ia kam obliguar”.
 
Si ta mësojmë Tewhidin?
 
Tewhidin se pari e mësojmë nga libra dhe broshura te vogla e te përmbledhura për te kaluar me pas ne libra me te gjera dhe me më shume detaje. Tewhidi rububijje (zotësia e Allahut) edhe pse është i pari ne renditje nuk është bazamenti kryesor për pranimin e besimit. Ne nuk themi se nuk është me rëndësi, assesi, ne pranojmë këtë, madje edhe pabesimtarët e pranojnë zotësinë e Allahut, porse më me rëndësi është njohja e tewhidit uluhijje (hyjnisë), e qe d.t.th.: adhurimi vetëm për Allahun duke mos i shoqëruar asgjë. Pastaj kjo domosdo përfshin edhe tewhidin rububijje, qe d.t.th.: se nuk ka zot dhe as krijues përpos Allahut. Megjithatë studimi i tewhidit rububijjeh është me rëndësi për dy gjera:
 
1. Ngase është mjet për te argumentuar tewhidin uluhijje. Si? Thotë Allahu:
 
“قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ والأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيَّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللّهُ فَقُلْ أَفَلاَ تَتَّقُونَ (31) فَذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمُ الْحَقُّ فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلاَّ الضَّلاَلُ
 
31. Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit). 32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?”. (Junus, 31-32)
 
…d.t.th.: nëse je bindur se Allahu është rregullues i gjithësisë, është Ai qe ngjall dhe vdes krijesat, atëherë duhet te bindeni se Ai e meriton adhurimin. Allahu thotë:
 
” أَيُشْرِكُونَ مَا لاَ يَخْلُقُ شَيْئاً وَهُمْ يُخْلَقُونَ (191) وَلاَ يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا
 
191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar. 192. Ata (idhujt) nuk mund t’u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë”. (el A’raf, 191-192)
 
2. Arsyeja e dyte është se Kur’ani është përplot ajete qe udhëzojnë ne krijimtarinë e Allahut, ne zotësinë, udhëheqjen e Tij, Ai është Zot qe jep, merr, dhe studimi i këtyre gjerave e bën besimtarin te mbështetët lirshëm ne Allahun qe ka cilësi te tilla. Këtë shume bukur e ka përmbledhur nje poet:
 
وفي كل شيء له آية تدلّ على أنه الواحد
 
Në çdo gjë ka argument
 
që dëshmon se Ai është Një
 
Ndërsa sa i përket tewhidit uluhijje ose kryerjes se adhurimit vetëm për Allahun, rëndësinë e tij e tregon ky ajet kur’anor nëpërmjet gjuhës se Ibrahimit:
 
” وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعْبُدَ الأَصْنَامَ
 
…më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)”. (Ibrahim, 35)
 
Njëri nga dijetaret e tabiinëve, Ibrahim et Tejmi, ka thënë ne koment te këtij ajeti:
 
” خاف إبراهيم البلاء على نفسه فدعا أن يجنبه الله عبادة الأصنام من يأمن البلاء بعد إبراهيم
 
Ibrahimi pati frike belanë për vete kështu qe e luti Allahun ta ruaje nga shirku dhe ta largoje nga adhurimi i putave. Nëse Ibrahimi është frikësuar nga kjo kush është ai qe nuk frikësohet?!”.
 
Këtë shume bukur e sqaron edhe ky hadith:
 
“O ju njerëz frikësohuni nga shirku sepse ai është me i fshehte sesa te ecurit e buburrecit. I thane: Si te frikësohemi kur ai është me i fshehte se te ecurit e buburrecit ? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nëse te bëjmë shirk me dije dhe te kërkojë falje nëse e bej pa dije “.
 
Tewhidi i emrave dhe cilësive (توحيد الأسماء والصفات) është Njëjësimi i emrave te Tij te bukur dhe cilësive te Tij te larta duke I komentuar ato siç kane ardhur ne Kur’an dhe ne Sunnet. Dora e Allahut komentohet me dore, syri i Allahut me sy, këmba e Allahut me këmbë, por forma e tyre nuk komentohet, ato janë ashtu siç Allahut i takon. Kur pabesimtarët iu drejtuan Muhammedit, alejhi’s selam:
 
إلام تدعونا يا محمد؟ قال : إلى الله عز وجل . قال : صفه لي ، أمن ذهب هو ، أو من فضة ، أو من حديد
 
O Muhammed! Në çka po na thërret?
 
Iu thërras për tek Allahu – iu përgjigj atyre.
 
Na e përshkruaj Zotin tënd; a është nga ari, argjendi apo nga hekuri?
 
Allahu shpalli:
 
“قلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
 
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
 
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
 
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
 
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas)
 
Ne besojmë dhe i pohojmë të gjitha Cilësitë e të gjithë Emrat që i ka thënë Zoti xhel-le shanuhu për Veten ose që i ka përdorur Profeti i Tij, Muhammedi alejhi selam për Të; por duhet të ruhemi prej dy gjërave shumë të rrezikshme:
 
1- Ngjashmëria, d.m.th. që njeriu të thotë me gjuhë ose me zemër se Cilësitë e Zotit janë sikurse cilësitë e krijesave;
 
2- Forma e këtyre Cilësive, d.m.th. që njeriu të thotë se cilësitë e Allahut kanë këtë ose atë formë. Pra, njeriu duhet të ruhet shumë prej këtyre dy gjërave dhe të ketë kujdes e të mos e fusë mendjen në gjëra të tilla, sepse në këtë mënyrë njeriu mund të humbë ose të devijojë nga rruga e vërtetë.
 
Mohojmë çdo cilësi që ka mohuar Zoti xhel-le shanuhu nga Vetja e Tij ose që ka mohuar Pejgamberi i Tij, Muhammedi, alejhi selam.
 
Ne e konsiderojmë se një rrugë e tillë duhet të ndiqet detyrimisht, sepse ato që i ka pohuar ose i ka mohuar Zoti për Veten, janë njoftime që na ka dhënë Zoti. E kush është që di më mirë për Zotin sesa Ai për Veten e Tij? E Zoti na ka treguar neve për Veten e Tij në Kur’an. Gjithashu, ato që i ka pohuar ose i ka mohuar për Zotin Profeti i Tij, janë njoftime që na ka dhënë Profeti. E kush prej njerëzve e njeh Zotin më mirë se Profeti? Askush. Nuk ka dyshim sa ai, Profeti, e njeh Zotin më mirë se të gjithë njerëzit, prandaj atë që na ka treguar ai për Zotin, ne e besojmë pa asnjë dyshim e diskutim.
 
Besojmë se Ai është i Vetëm, Atij nuk i bën askush shoqëri në sundimin e Tij dhe as që meriton kush që të quhet me ndonjë nga Emrat e Tij ose të cilësohet me ndonjë nga Cilësitë e Tij. Thotë Allahu në Kuran:
 
رب السموت والأرض وما بينهما فاعبده واصطبر لعبدته هل تعلم له سميا
 
Ai është Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje në mes tyre, pra adhuroje Atë dhe në adhurimin e Tij bëju i qëndrueshëm. A mos dini ndonjë që është ngjashëm me Të?!”. (Merjem, 65)
 
Besojmë se: “Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Ai është Mbikëqyrës i Përhershëm dhe i Përjetshëm. Atë nuk e zë as kotje as gjumë, gjithë ç’ka në qiej dhe në fokë është vetëm e Tij; e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen; nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Nën kujdesin e Tij janë qiejt dhe Toka. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen i rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi.”. (el Bekare, 255)
 
Besojmë se:
 
“هو الله الذي لاإله إلا هو عالم الغيب والشهدة هو الرحمن الرحيم . هو الله الذي لا إله إلا هو الملك القدوس السلام المؤمن المهيمن العزيز الجبار المتكبر سبحان الله عما يشركون. هو الله الخالق الباريء المصور له الأسماء الحسنى يسبح له ما في السموات والأرض وهو العزيز الحكيم
 
“Ai është Allahu dhe nuk ka Zot tjetër përveç Atij, që e di të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është Mëshiruesi, Mëshirëploti! Ai është Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Sunduesi i përgjithshëm, i pastër (nga të metat që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit nga ndëshkimi i padrejtë), Sigurues (që i siguron njerëzit me premtimin e Vet dhe pejgamberët me mrekullitë), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo gjë), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Allahu mbi gjithçka që i bëjnë shok! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhërojnë ç’ka në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” . (el Hashr, 22-24)
 
Besojmë se gjithë ç’ka në qiej e në tokë është nën sundimin e Tij dhe se Ai krijon çfarë të dojë dhe i dhuron kujt ç’të dojë. Thotë Allahu në Kuran:
 
لله ملك السموات والأرض يخلق مايشاء يهب لمن يشاء إناثاً ويهب لمن يشاء الذكور . أو يزوجهم ذكراناً وإناثا ويجعل من يشاء عقيما إنه عليم قدير
 
“Ai krijon çfarë Ai do. Ai i dhuron (fëmijë) vajza atij që do dhe i dhuron djem atij që do. Ose u dhuron çifte, edhe djem edhe vajza, dhe atë që Ai do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm.”. (esh Shura, 49-50)
 
Besojmë se:
 
ليس كمثله شيء وهو السميع البصير
 
“Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi (i gjithçkajës)” (esh Shura, 11)
 
Besojmë që :
 
وما من دابة إلا على الله رزقها ويعلم مستقرها ومستودعها كل في كتاب مبين
 
“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë së cilës të mos i ketë garantuar Allahu furnizimin . Ai e di vendbanimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi mahfudh)”. (Hud, 6)
 
Besojmë se:
 
وعنده مفاتح الغيب لايعلمها إلا هو ويعلم ما في البر والبحر وما تسقط من ورقة إلا يعلمها ولا حبة في ظلمات الأرض ولا رطب ولا يابس إلا في كتاب مبين
 
“Celësat e fshehtësisë ndodhen vetëm tek Ai. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det. Ai di për çdo gjethe që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë as të thatë, që nuk është (e shënuar) në librin e qartë (Levhi mahfudh)”. (el En’am, 59)
 
Besojmë se Allahu flet ç’të dojë, kur të dojë, me kë të dojë: prej atyre që u ka folur Allahu është Musai, këtë e argumenton Fjala e Allahut në Kur’an:
 
وكلم الله موسى تكليما
 
“E Musait i foli Allahu me fjalë”. (en Nisa, 164)
 
Besojmë se:
 
ولو أنما في الأرض من شجرة أقلام والبحر يمده من بعده سبعة أبحر ما نفدت كلمات الله إن الله عزيز حكيم
 
“Sikur të gjithë drunjtë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete (e të bëhen që të gjitha ngjyrë), nuk do të (arrinin) të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteronin detet, do të mbaronin lapsat e jo mrekullitë dhe fjalët e Zotit). Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti”. (Llukman, 27)
 
Besojmë se Fjalët e Allahut janë më të plotat, më të drejtat, më të vërtetat…, këtë e vërteton Kur’ani që thotë:
 
ومن أصدق من الله حديثا
 
“E kush mund të jetë më i vërtetë se Allahu në thënie?”. (en Nisa, 87)
 
Duhet potencuar këtu se shumica e lëvizjeve islame janë te pajtuara rreth dy llojeve te para por edhe shumica kane diskutuar dhe janë përçarë shkak i llojit te trete te tewhidit. Sido qe te jete, ne përmendëm bazën e besimit te selefit, në të cilin kane qene sahabet, tabiinët, imamët e njohur, dhe vazhdojnë te jene një pjese e madhe e ummetit islam.
 
Përgatiti: Sedat Gani Islami
 
17-4-2007, e martë
 
Vushtrri, Kosovë
 
———————————————————————
 
[1] Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Nesaiu, e shume te tjerë. Teksti i hadithit ne këtë artikull është përkthyer nga ai i Ibni Maxhes, për te cilin Shejh Albani thotë se është sahih. Shih: Sahihu’dh dhilal, 120-127 dhe El irva, 1/33.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013