Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PORTRETIZIMI NDIJOR NË DAVE

Njerëzit dallojnë shumë në kumtimin e fesë së Zotit. Ata kanë shprehje, botëkuptime, vepra, mjete dhe metodologji të ndryshme, dhe rrjedhimisht, edhe ndikim jo të njëjtë. Më me fat në këtë drejtim është ai që përvetëson modelin e Muhammedit, alejhis selam, ngase ai, pa asnjë dyshim, ishte njeriu më i përkryer në thirrjen islame dhe kishte metodologjinë më të mirë të mundshme, ndërsa ata që heqin dorë prej saj, sigurisht se do të dështojnë.
Pejgamberi, alejhis selam kumtoi në formën më të mirë dhe udhëzoi të tjerët për mënyrat dhe metodat më të qëlluara dhe më të dobishme në Da’ve. Kështu, është obligim i përhershëm për thirrësit, në çdo kohë dhe vend, që të përvetësojnë këtë praktikë profetike në misionin e tyre. Librat e Sunnetit janë përplot me udhëzime dhe rekomandime përkatëse, ndërsa Universitetet janë përditë e më tepër duke i kushtuar rëndësi këtij aspekti. Departamenti i Da’ves dhe Ihtisabit në Universitetin el-Imam në Rijad ka trajtuar këtë aspekt nga Sahihu i Buhariut, duke arritur që të tërin ta trajtojë nëpërmjet tezave dhe disertacioneve në kuadër të asaj që sot njihet si “Fikhu i Da’ves.”
Thirrësi nuk mund të mos ndiejë nevojë nga Kur’ani dhe Sunneti qoftë edhe për një çast, ndërsa për misionin e tij nuk do të mund të gjejë diç që mbush boshllëkun më mirë se Sireja.
Në vijim do të sjell një shembull nga metodologjia profetike në portretizimin ndijor të përmbajtjes së Da’ves, portretizim ky që të pajis me mundësinë maksimale për tia kumtuar Da’ven njerëzve me zë dhe imazh, ngase nuk mjafton që thirrësi të kumtojë vetëm me zërin e tij, por patjetër duhet që fjalët dhe shprehjet t’i portretizojë në mënyrë që domethëniet të nguliten në kokën e njerëzve dhe si rezultat ndikimi të jetë më i madh. Thirrës i zoti është ai që masën, nëpërmjet këtij portretizimi ndijor arrin ta bart atje ku dëshiron. Imam Muslimi transmeton në Sahihun e tij se Handhale Ibn err-Rrebië, njëri prej atyre që ia shkruanin Vahjin Pejgamberit, alejhis selam kishte thënë: “Më takoi Ebu Bekri, i cili më pyeti: Si je o Handhale? Handhaleja është bërë hipokrit –ia ktheva. Subhanallah! Çfarë thua kështu? – më pyeti me habi. Kur jemi tek Pejgamberi, alejhis selam na këshillon duke na përkujtuar zjarrin dhe Xhennetin aq sa thua ne i shohim me sy ndërsa kur dalim prej tij shkojmë dhe dëfrehemi me gra, fëmijët dhe jetë, kështu që shumë nga këto gjëra i harrojmë – i thashë. Për Zotin, edhe unë kështu ndjehem – tha Ebu Bekri. Pastaj shkuam tek Pejgamberi –vazhdon rrëfimin Handhaleja- dhe kur hymë tek ai, i thashë: O i Dërguari i Allahut! Handhaleja është bërë hipokrit! E si? – më pyeti. Kur jemi tek ti na këshillon me përkujtimin e zjarrit dhe parajsës aq sa bëhemi sikur i shohim me sy ndërsa kur dalim prej teje mashtrohemi pas grave, fëmijëve dhe jetës – i thashë. Pejgamberi, alejhis selam më tha:
“والذي نفسي بيده إنْ لو تدومون على ما تكونون عندي وفي الذِّكر، لصافحتْكم الملائكة على فرشكم وفي طرقكم، ولكن يا حنظلة، ساعةً وساعةً
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të vazhdonit në gjendjen që jeni kur të qëndroni me mua, dhe po kështu në dhikr (përkujtim të Allahut), melaiket do t’iu përshëndesnin dorë për dore në shtretërit dhe rrugët tuaja, por, Handhale, çast dhe çast .”
Dëshmia nga hadithit merret nga fjalët e Handhales “na këshillonte duke na përkujtuar zjarrin dhe parajsën aq shumë sikur ne i shihnim me sy.” Kjo është shkalla më e lartë e paraqitjes figurative dhe mënyra më e saktë e kumtimit. Pejgamberi, alejhis selam kumtoi misionin e tij duke mos i lënë vend askujt për arsyetime. Thirrësit e kanë obligim që të marrin mësim nga kjo metodologji, sidomos kur flasin për të fshehtat dhe botën tjetër. Thirrësi duhet që masën – xhematin ta bart në botën e të fshehtave në mënyrë korrekte duke mos lejuar që bindja dhe vërtetimi i këtyre çështjeve nga ana e tyre të mos mungojë për asnjë çast të vetëm. Vërtetë, në këtë ka dobi të mëdha për masën. Ka thënë Ibni Haxheri: “Informimi për detajet e Ditës së Kiametit (ka rëndësi të madhe ngase kjo bëhet) për ta bërë dëgjuesin të vetëdijshëm dhe rrjedhimisht për ta shpëtuar veten nga ai tmerr. Kjo për shkak se njohja e detajeve të ndonjë gjëje para se të ndodhë është një lloj trajnimi për shpirtin dhe bartje e tij në atë që paraqet shpëtim për të, gjë që nuk mund të ndodhë në rast të ballafaqimit të befasishëm me atë gjë.”
Thirrja në kohën bashkëkohore ka shumë nevojë për thirrës që mund të ushtrojnë ndikimin më të madh të masa; Da’veja nuk është fjalë të cilat i nxë përmendësh njeriu e pastaj ashtu i bart tek të tjerët. Da’veja nuk është lexim i rëndomtë ndërmjet thirrësit dhe masës. Thirrësi gjithsesi se duhet të durojë kur masa të largohet prej tij por gjithnjë duhet të jetë në gjurmim të shkaqeve dhe mënyrave që ia mundësojnë pranimin e thirrjes së tij nga masa. Aftësia për portretizim ndijor të thirrjes së tij mbase është shkaku më i rëndësishëm.
Thirrësit sot kanë në dispozicion mjete të shumta në bazë të të cilave mund të ndikojnë shumë, duke pasuar udhëzimin profetik që parasheh përdorimin e mjeteve që ndihmojnë për kuptimin sa më të lehtë të gjërave dhe ngulitjen e tyre në mendjen e njerëzve. P.sh. në koment të hadithit:
“أنا وكافل اليتيم في الجَنَّة هكذا – وأشار بالسبَّابة والوسطى
Unë dhe kujdestari i jetimit jemi bashkërisht në Xhennet, duke bërë me gishtin tregues dhe atë të mesmin.”
Ibnu Al-lani ka thënë: Aludoi me gishtin e tij për ta bërë çështjen më të qartë dhe për ta ngulitur atë në memorien e dëgjuesit për shkak të të qenit në formën e të prekshmes që zakonisht mund të arrihet – kuptohet.
Sahabët dhe gjenerata që pasuan ata ishin të përpiktë në jetësimin e kësaj metodologjie profetike në praktikën e tyre. Sufjan Ibn Amri ka thënë: “Kur dëgjoje Ikrimen tek fliste për betejat bëheshe sikur ai po flet ndërsa është duke i parë me sy se çka po bëjnë dhe si po luftojnë.”
Thirrësi mund të ndikojë për të keq nëse bën prezantim të dobët dhe aspak ndikues të fjalëve të tij. Këtë gjë, pra prezantimin sa më ndikues, duhet ta ketë parasysh sidomos kur flet apo bën prezantimin e Islamit para jomyslimanëve,. Islamin duhet ta paraqet me imazhet dhe format më të mira, duke mos mjaftuar vetëm me fjalë por dhe me portretizim të domethënieve që ndikojnë tek ata, sidomos kur sot teoria materialiste për jetën dhe botën mbretëron tek shumica dërrmuese e jomyslimanëve.
Ajo që ia vlen të përmendim këtu është se pothuaj të gjitha temat e Da’ves mbulohen nga ky portretizim ndijor. Ai në masë të madhe ka të bëjë me bindjen e thirrësit dhe është si rezultat i dijes, njohurive dhe veprave të mira të tij.
Aftësia e thirrësit për të portretizuar çështjet, pamjet dhe të vërtetat e gajbit (të fshehtat) i shërben shumë Da’ves dhe e bën të pranusheshme në mesin e njerëve. Thënë të vërtetën, një pjesë e kësaj aftësie është prej dhuntisë së Allahut por gjithsesi se ajo përfitohet dhe nga dituria, përvoja, të ushtruarit dhe të kuptuarit e rëndësisë së saj dhe nevojës për të në fushën e kumtimit të fjalës së Allahut.

Përshtati: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013