Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ROBËRUESI I ZEMRAVE

Rruga për në Xhennet është e shtruar me epshe e kënaqësi. Është rrugë e vështirë për nefsin e njeriut, në natyrën e të cilit është e meta dhe kërkesa e vazhdueshme për të arritur përkryerjen, edhe pse këtë nuk e arrin dot. Ka thënë Allahu: "Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (esh-Shems, 7-10.)
Për shkak të rrezikut vështirësisë së kësaj rruge, nefsi shpreson në shoqëri të qetë, shoqëri kjo që bën të tjerët të ndihen të sigurt dhe në paqe; shoqëri e mirë dhe e butë, e cila ia rrëfen rreziqet e rrugës dhe në të njëjtën kohë i jep këshilla se si të ruhet prej tyre.
Transmetohet se një hajn kishte hyrë në shtëpinë e Malik ibn Dinarit [Allahu e mëshiroftë!], i cili në atë kohë ishte duke u falur. Kërkoi hajni çfarë të vidhte por nuk gjeti gjë. Pa vetëm Malikun tek falej. Posa e kreu, Maliku shikoi hajnin dhe i tha: Erdhe të kërkosh plaçka të dynjasë e nuk gjete, a je i interesuar për plaçkë të ahiretit? Hajni pranoi. U ul ndërsa Maliku i rrëfente për fenë dhe mësimet e saja. Filloi ta këshillonte derisa hajni qau. E mori Maliku dhe shkuan së bashku në xhami. Njerëzit u çuditën kur e panë: Dijetari më i madh me hajnin më të madh?!!! Mundet kjo?! O Malik, ç’është kjo punë?!- e pyetën. Atbotë Maliku tha: “Erdhi të na vjedh ndërsa ne ia robëruam zemrën!
Kjo është detyra e vërtetë e një hoxhe. Ai është robërues zemrash. I robëron ato me fjalë të bukura, të ëmbla dhe të buta. Ka thënë Allahu i Madhëruar: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran, 159)
Sa zemrat janë hapur me një fjalë të bukur e sa zemrat janë mbyllur për shkak të vrazhdësisë!
Ne, në të Dërguarin e Allahut, kemi shembullin më të përkryer për trajtimin e butë dhe të mirë të njerëzve. Malësori, që kishte ardhur për t’iu besatuar për Islam, kur u ngrit të shkonte, urinoi në xhami. Sahabet [Allahu qoftë i kënaqur me ta!] deshën t’i vërsuleshin, por i Dërguari i Allahut [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] i ndaloi, iu afrua malësorit dhe e pyeti: A je mysliman? Po- iu përgjigj. Atëherë, prëse veprove kështu në xhami? Nuk e dita, mendova se është sikur çdo vend tjetër- iu përgjigj. I Dërguari i Allahut [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] e la të lirë të shkonte ndërsa urdhëroi t’i hidhej një kovë ujë atij vendi ku urinoi malësori.
Sjellja e mirë me këtë malësor bëri që këtij të fundit t’i hapej zemra dhe të ngulte rrënjë Islami në të. Ky është qëllimi i Thirrjes Islame.
Hoxhë i dashur!
Thirrës i nderuar!
Qëllimi yt është të përmirësosh, jo të ndëshkosh, të shpejgosh të vërtetën, tua dëftosh njerëzve rrugën dhe mënyrën e duhur të jetësës në këtë botë, qëllimin e ardhjes, rolin tonë, mënyrën se si të përforcohemi në këtë rrugë, e cila është e gjatë, ka vështirësi dhe pak pajisje.
O thirrës!
Jep sa më shumë që të mundesh lëmoshë tek njerëzit me fjalë të mira! Edhe fjala e mirë është lëmoshë. Madje kjo të shpëton ty dhe ata nga zjarri i Xhehennemit.
 
Përshtati: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013