Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FUNDI DHE FILLIMI I NJË VITI

(Hutbe nga rahmetliu Shejhu Muhammed ibn Salih el-Uthejmin)

Falënderimi i takon Allahut që “…e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë…”

Falënderimi i takon Krijuesit, “…që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.”

Dëshmojmë dhe deklarojmë se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Allahut; Ai është Një, i vetëm dhe i pashoq, Atij i takojnë pushteti dhe lavdia, prej Tij është fillimi dhe vetëm tek Ai është kthimi!

Po kështu, dëshmojmë se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij, besimtari më i përkryer dhe më i përkushtuar për Zotin e vet. Paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij gjer në amshim!

 

O ju njerëz!

Keni frikë Allahun dhe shikoni e merrni mësim nga këto ditë dhe net, ngase ato janë faza për të kaluar në botën tjetër, derisa të vjen një ditë e udhëtimit tuaj t’i vjen fundi. Jo vetëm çdo ditë, por edhe çdo çast që kalon, iu largon nga kjo botë dhe iu afron me botën tjetër. Këto ditë dhe net janë depo të punëve tuaja, ku ruhen për të dëshmuar më pas, në botën tjetër, për të mirën dhe të keqen tuaj, andaj lum për robin që shfrytëzon shanset për tu afruar tek Allahu! Lum për atë që këto ditë dhe net i mbush me adhurim për Të dhe largim nga mëkatet! Lum për robin që merr mësim nga ndryshimet e gjërave dhe gjendjeve dhe kupton kështu urtësitë dhe fshehtësitë e Allahut, i Cili thotë:

يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُوْلِي الْأَبْصَارِ

Allahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.” (Kur’ani: Nur, 44.)

 

Vëllezërit e mi!

A nuk keni parë se si ky diell çdo ditë lind në lindje dhe perëndon në perëndim?! Kjo lindje dhe ky perëndim janë dëshmi se edhe kjo botë, që nuk është e përhershme, ka përfundimin e saj.

A nuk keni parë se si hëna lind e vogël në fillim të muajit, mu ashtu siç lind fëmija, për të vazhduar më pas me rritjen e ngadalshme, ashtu siç rritet trupi, e kur të jetë plotësuar atëherë fillon të zvogëlohet dhe tkurret…?! Kështu qëndron puna edhe me trupin dhe jetën e njeriut, andaj merrni mësim o ju të zotët e mendjes!

Rrugëtimi i njeriut fillon nga dobësia (fëmijëria), vazhdon me forcë dhe zhvillim derisa kur të arrijë majat, fillon të dobësohet, për të vdekur dhe mbaruar në fund.

A nuk keni parë –o muslimanë!– se si këto vite pasojnë njëra tjetrën? Vjen fillimi i vitit ndërsa njeriu shikon fundin e tij si diç që është larg, por ditët kalojnë shpejt dhe kështu vjen fundi. Kësisoj është edhe jeta e njeriut, fundin e së cilës njeriu e sheh larg dhe shpreson se përgjithmonë ka për të mbetur në dynja. Duke qenë në këtë gjendje shprese e mashtrimi atë e befason vdekja. Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَجَاءتْ سَكْرَةُ الْمَوْتِ بِالْحَقِّ ذَلِكَ مَا كُنتَ مِنْهُ تَحِيدُ

Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.” (Kur’ani: Kaf, 19.)

Litari i shpresës së gjatë këputet, godina e dëshirave rrënohet, ditët e jetës marrin fund, dhe kështu njeriu kalon në botën tjetër.

 

O ju njerëz!

Këto ditë po ia jepni lamtumirën një viti që kaloi dhe që dëshmon para Allahut për ju ose kundër jush, ndërsa po prisni një vit të ri. Sikur ta dija se si po e përmbyllim këtë vit dhe me çfarë po e presim vitin e ri! I mençuri le ta llogarisë veten e tij, se nëse ka anashkaluar diç, duhet të pendohet dhe ta plotësojë atë, nëse i ka bërë vetes padrejtësi me mëkate, duhet të heq dorë prej tyre e të pendohet pa vonesë, nëse është prej vepërmirëve, ta falënderojë Allahun dh ta lus për përforcim deri në vdekje!

 

O ju muslimanë!

O ju vëllezërit e mi!

Imani nuk është me dëshira dhe zbukurime, por është me vendosmëri dhe përqendrim në zemër si dhe me dëshmi në praktikë, pra me kryerje të veprave të mira. Pendimi nuk manifestohet vetëm verbalisht duke thënë ‘Po pendohem tek Ti, Zoti im!’, por duke ndier keqardhje për mëkatin e bërë, braktisjen e tij dhe kthimin kah Allahu duke përmirësuar veprat dhe duke pasur në hatër Allahun gjithmonë. Andaj, besoni dhe pendohuni sinqerisht përderisa jeni gjallë dhe jeni ende në periudhën e mundësive (jeni në këtë jetë). Pejgamberi alejhis selam e këshilloi një ditë një njeri dhe i tha:

اغتنم خمسا قبل خمس: شبابك قبل هرمك، وصحتك قبل سقمك، وغناك قبل فقرك، وفراغك قبل شغلك، وحياتك قبل موتك

Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë tjerave: Rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para zënies me punë, dhe jetën tënde para vdekjes.”

Sa këshillë madhështore që është kjo! Në rini njeriu ka vullnet dhe forcë ndërsa kur të plaket humb vullneti dhe dobësohet trupi. Kur njeriu ka shëndetin, ka edhe elanin dhe mundësinë, ndërsa kur të sëmuret vështirësohen gjërat dhe fare nuk mund të veprojë. Për aq kohë sa ka pasuri, njeriu ka edhe qetësi dhe kohë për përkushtim, ndërsa kur të varfërohet, preokupimi i tij i vetëm mbetet sigurimi i furnizimit për veten dhe familjen e tij. Thirrja për shfrytëzim të jetës dhe përfitim prej saj para vdekjes është bërë për arsye se jeta ofron mundësi të shumta për vepra të mira, të cilat nuk humbasin vetëm se atëherë kur të na zë vdekja.

 

O ju myslimanë!

Merrni mësim nga këto këshilla dhe përfitoni nga jeta e mbetur sepse ajo mund të shkojë më shpejt se ajo që ka kaluar. Çdo e ardhme është e afërt dhe çdo gjë në këtë botë do të mbarojë. Ka thënë Allahu:

كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا

Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” (Kur’ani: Naziat, 46.)

 

Vëllezër!

Përkujtoni vëllezërit tuaj që vitin e kaluar ishin me ju e pastaj nga pallatet u bartën në varreza, nga shtëpitë, familjet dhe pasuria u bartën në banesën e llogarisë. Ata janë peng i veprave që kanë bërë, shpresojnë të shtojnë në llogarinë e tyre qoftë edhe një të mirë të vetme por nuk munden. Dëshirojnë edhe të pendohen për mëkatet e bëra, por vonë. Një njeri i mençur pas vdekjes ishte parë në ëndërr duke thënë: Ne të vdekurit dimë por nuk mund të punojnë, ju të gjallët punoni por nuk dini. Ju nuk dini çfarë keqardhje ndiejmë ne, pasha Allahun, një apo dy tesbih, apo një ose dy rekate namaz janë më të dashura për ne sesa tërë dynjaja.

 

O ju robër të Allahut!

Nxitoni të pendoheni dhe vlerësoni kohën dhe mundësitë që keni. Sot keni mundësi të pendoheni, gjë të cilën pas vdekjes nuk do ta keni. Pejgamberi, alejhis selam, ka thënë:

Hapësira sa njeriu vendos shkopin e vet në Xhennet është më e mirë se sa dynjaja dhe tërë ajo që është në të!” Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Një vend jo më shumë se një metër në Xhennet është më me vlerë se tërë dynjaja dhe pasuria e saj, dhe jo vetëm kjo e kohës sate, por qysh prej fillimit të saj e gjer në mbarim…Thotë Allahu:

انظُرْ كَيْفَ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ وَلَلْآخِرَةُ أَكْبَرُ دَرَجَاتٍ وَأَكْبَرُ تَفْضِيلًا

Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.” (Kur’ani: Isra, 21.)

بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا ﴿١٦﴾ وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَ

Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, 17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.” (Kur’ani: A’la, 16-17.)

أَفَرَأَيْتَ إِن مَّتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ ﴿٢٠٥﴾ ثُمَّ جَاءَهُم مَّا كَانُوا يُوعَدُونَ ﴿٢٠٦﴾ مَا أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا يُمَتَّعُونَ

Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë, 206. E pastaj t’u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja, 207. Çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?” (Kur’ani: Shuara, 205-207.)

Merrni mësim o ju muslimanë dhe shpejtoni me vepra të mira dhe lexoni çfarë është përmendur për fillimin dhe mbarimin e krijimit:

إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مَا مِنْ شَفِيعٍ إِلَّا مِنْ بَعْدِ إِذْنِهِ ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ * إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا وَعْدَ اللَّهِ حَقًّا إِنَّهُ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ بِالْقِسْطِ وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ شَرَابٌ مِنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُوا يَكْفُرُونَ * هُوَ الَّذِي جَعَلَ الشَّمْسَ ضِيَاءً وَالْقَمَرَ نُورًا وَقَدَّرَهُ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ مَا خَلَقَ اللَّهُ ذَلِكَ إِلَّا بِالْحَقِّ يُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ * إِنَّ فِي اخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ اللَّهُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَّقُون

Vërtet Zoti juaj është Allahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është Allahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim? 4. Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin. 5. Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. 6. Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë dro.” (Kur’ani: Junus, 3-6.)

Merrni mësim o ju të zotët e mendjes dhe punoni për ditën kur zemrat dhe shikimet rrotullohen.

 

O Allahu ynë! Na zgjo nga gafleti (shkujdesja) në të cilën kemi rënë dhe na beko për pendim të sinqertë para se të bartemi në botën tjetër!

O Zot! Na begato me mundësi të shfrytëzimit të kohës për aq kohë sa jemi në këtë botë!

Na fal neve, prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët!

Me mëshirën Tënde na bë pjesë të karvanit të njerëzve me vepra të mira, sikur që të lusim të na bësh edhe prej atyre që kanë vullnet, vendosmëri, pendohen dhe janë të sinqertë!

O Allahu ynë! Fale dhe mëshiroje robin dhe të Dërguarin Tënd Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

 

Amin!

 

 

Burimi: http://sound.binothaimeen.com/sound/rpm/a0186/058.html

Përshtati: Sedat ISLAMI

 

P.S. Hutbeja e dytë nuk është përkthyer.

https://sedatislami.wordpress.com/2011/11/23/fundi-dhe-fillimi-i-nje-viti/


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013